Vjelja e Bajame
VJELJA (GRUMBULLIMI I RENDIMENTIT)
Në bajame, si me arra, është e dobishme ujitja 15 ditë para korrjes. Një tipar i mirë është se frutat e pjekura me një dridhje normale mund të bien në tokë dhe është një e keqe që edhe era më e vogël mund t’i përmbysë ato. Prandaj, pjekja e fruatve në të njëjtën kohë dhe vjelja e tyre vetë me një shkundje të vogël është një veti shumë e kërkuar. Megjithatë, përdorimi i një shkundësi për vjelje të mbajtur me dorë është e dëmshme për degët sepse mund të shkaktojë plagë mbi to, dhe kjo hap rrugën për sëmundjet. Megjithatë, në rast se frutat nuk bien, ateherë mund të përdoret një shkundës dore.
Kur përdoren makina të operuara me komandë dore nuk është e nevojshme përdorimi i shkallëve.Këto makina që punojnë me bateri në fund të tyre kanë një krehër me karbon fiber dhe ky kreher duke u rrotulluar rreth boshtit të vet pa i dëmtuar sythet e luleve i mbledh frutat nga bima. Së dyti me ndihmën e motorit të ngjitur në fund të shkopit zgjatës me lëkundje mekanike bëhet nje vjelje më e lehtë.Natyrisht, para se pema të shkundet, najloni duhet shtrire poshtë saj. Për të parandaluar ngritjene najlonit mund të vendosen gurë në skaje .Vjelja duhet të kryhet në mëngjes dhe në mbrëmje. Në vapë nuk duhet bërë vjelje.
Koha e Vjeljes
Koha e korrjes ndryshon në varësi prej klimës dhe llojit. Vjelja zakonisht fillon në korrik dhe përfundon në shtator. Në frutat që piqen mbi pemë, lëvorja e gjelbër pëlcet dhe pjesërisht thahet dhe ndryshon ngjyrën. Në këtë rast, bëhet lehtë ndarja e lëvozhgës nga fruti. Atëherë fruti është gati për vjelje. Vjleja e hershme ose e vonshme mund të zvogëlojë cilësinë e frutave.
Operacioni i Ndarjes së Frutit nga Lëvozhga
Në fund të vjeljes, bajamet transferohen në vendin ku ata do të zhvishen. Nëse lëvozhga nuk mund të zhvishet menjëherë, ajo nuk duhet të mbahet në dysheme ose në thesa. Nuk duhet të pret poashtu gjatë në gjendje të shtruar. Përndryshe, mund të ndodh prishja e frutave dhe të shfaqen krimbat . Ndarja e lëkurës me dorë është një procedur shumë e shtrenjtë prandaj përdoren makinat për zhveshje të lëkurës, si ato të ngjashmet me të lajthisë.
Tharja
Është e nevojshme ndërtimi i një ambari për tharje të frutit. Ky ambar mund të përdoret në tharje por edhe si depo e ruajtjes. Bajame të zhveshura nga lëvozhga shtrohen në një rrjet teli prej 3-5 cm dhe përzihen disa herë në ditë. Në temperatura të larta, bajamet për një javë do të thahen dhe do të mund të deponohen. Nuk rekomandohet të thahen bajamet direkt nën dritën e diellit. Dezavantazhi më i madh është se vaji në të fillon të prishet,gjë që i jep bajamës një shije të hidhur. Nëse bajamet nuk vjelen në kohë dhe nuk ndahen nga lëvozhga e gjelbërt dhe poashtu pasi që ndahen nga lëvozhga nuk thahen në një vend të ajrosur dhe nën hije mund të paraqitet `myku`. Për një tharje të shpejtë dhe më të shëndetshme të bajames përdoret një aspirator, i cili fryen 20-30 m / min. Derisa njëri aspiartor tërheq ajrin nga brenda, tjetri liron ajrin e brendshëm. Megjithatë, duhet të mirret parasysh se ajri natyror që tërhiqet nga jashtë duhet të jetë i ngrohtë. Nëse nuk ka ajër të nxehtë gjatë procesit të tharjes, përdoren gypat e ajrit të nxehtë që janë instaluar poshtë ambarit apo depos. Nëse nuk është e mundur të vendoset sistemi atëherë brenda në depo ndezet kaftorja. Në të dyja rastet, temperatura e brendshme nuk duhet të kalojë 38 gradë celsiusin. Këto procese vazhdojnë derisa lagështia në bajame të zvogëlohet për 8%. Tharja më e mirë bëhet me lëvizje të shumtë të ajrit pa përdorimin e nxehtësisë.
Nxerrja e Thelbit
Në mes të bajameve të thata është e rëndësishme të hiqet thelbi nga ato me një lëvozhgë të hollë pra ato bajame të dorës dhe dhëmbëve . Këto bajame nuk mund të ruhen aq kohë sa bajamet me lëvozhgë të forta. Meqë nxerrja e thelbit me dorë është i shtrenjtë, nxjerrja me makinës do të ishte më ekonomike. Këto makina si dhe ato makina për zhveshje mund të gejnden në Balikesir, Urfa dhe Malatya.
Deponimi
Bajame të qëruara dhe të thara mund të ruhen për një kohë të gjatë në depo. Kur mundësitë e marketingut janë në dispozicion, ato vendosen dhe tregtohen. Përndryshe, nevojiten kushte më të shtrenjta për ruajtjen e thelbit të bajameve në depo. Pavarësisht nga masat e marra nga ne thelbi mund të prishet dhe të mbushet me krimba.
Tregtimi
Tregtimi i thelbit të bajamës është më fitimprurës. Prandaj rruga më e arsyeshme që të ndjekin prodhuesit është nxerrja e thelbit nga ana e tyre. Meqenëse ruajtja apo deponimi i bajameve të brendshme është e vështirë dhe e shtrenjtë, është më ekonomike që prodhuesi deponimin ta bëjë me lëvozhgë dhe pastaj pas shitjes së realizuar me klientin t`ia nxjerrë thelbin.
Thelbi i bajameve pasi të kalojë nga sitët dhe të klasifikohet bëhen:
Ekzaminimi fizik me dorë dhe sy,
Ekzaminimi me shqisa ndjesor , me nuahtje dhe testim . Këto klasifikime e rittin çmimin .
Kërkesat e tregut botëror për bajamet dita-ditës po rritet. Edhe në Lindjen e Afërme dhe në Lindjen e Largët, kërkesa për bajame është në rritje. Kërkesa për bajame në tregun e brendshëm është mjaft i lartë. Për shkak se kjo kërkesë nuk plotësohet, bëhen importet nga jashtë. Megjithëse ka një kërkesë të madhe për bajame nga tregjet e jashtme , prodhuesi ynë nuk është në gjendje as që të përgejejget kërkesës vendore. Kështu që mund të themi që për tregtim të bajames nuk ka anjë pengesë.

