Shumimi dhe Nesharatesat

Shumimi dhe Nesharatesat

Shumimi

Shartimi në vend të muajve Korrik -Gusht duhet të bëhet në Shtator, kur temperaturat relativish bien.Në fund të muajit Shtator, për shkak të faktit se nuk mund të ndahet lehtë lëkura nga nënshartesat, lindin vështërsitë e shartimit me metodën T dhe në këto raste kjo metodë shartimi zëvendësohet me metodën shartimi me syth.

Nënshartesat e BajameveNënshartesat : Si nënshartesë te bajamet mund të përdoren bajami, kumbulla, pjeshka dhe melezi bajame x pjeshkë. Në përzgjedhjen e nënshartesave duhet të merret në konsideratë përputhshmëria me varietetet, përputhshmëria me tokën dhe kushtet klimatike, ujitja, kanceri i rrënjëve të tokës dhe statusi i nematodeve.

Bajame: Është nënshartesa më e përshtatshme për vende me drenazh të mirë dhe në vende pa ujë. Tolerues ndaj tokave gëlqerore.
•Nënshartesa e bajameve është e ndjeshme ndaj nematodeve të tumorit të rrënjës, kancerit të rrënjës dhe ndaj sëmundjes Armillaria.
• Përshtatshmëria me varietete është shumë e mirë. Pemët e shartuara kanë jetë më të gjatë dhe janë më të forta.
• Për një mbirrje më të mirë farat e bajamës duhet të palosen në 0,5 deri në 5 ° C për 3-4 javë.

Pjeshka: Përdoret në zonat ku bëhet ujitja dhe janë të pranishme problemet e nematodeve. Nuk është i përshtatshëm për tokat me nivel të lartë gëlqerës, të borit dhe për toka të thata. Varietetet më të zakonshme të pjeshkës Lovell dhe Nemaguard. Në toka që ujiten fidanet të shartuara mbi nënshartesën e pjeshkës në vitet e para rriten me shpejtësi të madhe dhe 15-20 vjet japin më shumë produkte në krahasim me nënshrtesat e bajameve .
•Nënshtresat e pjeshkave mundësojnë frutdhënie të hershme. Por nuk kanë jetëgjatësi. Janë të ndjeshme ndaj nematodave dhe për këtë arsyje përdoren nënshartesat hibride bajame x pjeshkë .
• Përshtatshmëria e nëshartesës së pjeshkës me bajameve nuk është i mirë. Mbi vendin e shartesës bëhet një fryrje. Pemët fillojnë të futen në prodhim nga mosha 10-12 vjeçare.

Hibriti Pjeshkë x Bajame

Hibriti pjeshë x bajame zakonisht janë të përshtatshëm kushteve të ndryshme të tokës. Hibridet janë shumë të forta dhe sistemet e rrënjëve lidhen forte.Duhet të përdoren GF 557, GF 677 të përshtatshëm për riprodhim vegjetativ .

Nënshartesa Kumbull: Përdoret në zona që mbajnë ujin në strukturën e tyre, gjegjësisht në zona ku paraqiten kalbje të rrënjëve. Zakonisht kumbulla nuk përshtatet mirë me bajamet, rendimenti del i ulët, bimët do të kenë jetëgjatësi të shkurtër dhe lëvozhga e jashtme do të jetë e ngjitur me thelbin.Prej nënshartesave të kumbullës përdoren klonët e Marianna GF 8-1 dhe Marianna 2624.

x

Formular i Mbështetjes së Shpejtë