Semundjet dhe Demtuesit

Semundjet dhe Demtuesit

Kanseri i Rrënjëve

Shkaku i sëmundjes është bakteria e quajtura Agrobacterium tumefaciens. Kjo baktere formon një fryerje apo tumor në qafë të rrënjës dhe pengon në masë të madhe aktivitetin e ujërave përmes enëve përçuese. Gjethet bëhen të verdha, zhvillimi i bimës ngadalësohet, në pemë dhe degë formohet një ind i cili kujton çamçakëzin dhe pemët përfundimisht thahen.Për luftimin e sëmundjes është e nevojshme që në muajt e verës(Korrik-Gusht) të hapen rrënjët e drunjve, të priten copat dhe t’i pastrohen ato në inde të shëndetshme. Në plagën e pastruar, aplikohet 5% sulfat bakri i tretur. Pas trajtimit dhe terrjes së preparatit, rrënja e hapur mbulohet me dhe .

Kalbja e Rrënjëve

Shkaku i sëmundjes është kërpudha e quajtur Armillaria mellea. Kjo këpurdhë shkakton kalbjen në rrënjë dhe tharjen e bimës. Në vitin e parë fidanet e prekura nga sëmundja japin shumë pak lastare. Në vitin e dytë gjethet zverdhen dhe bien. Në vitin e tretë degët fillojnë të thahen. Në vitin e katërt, e tërë pema thahet. Rrënjët e pemëve të thata duhet të nxirren nga toka dhe në vend të saj gëlqereja duhet të derdhet në të. Nëse sëmundja sapo e ka infektuar bimën, rrënjët e sëmura duhet të priten dhe pas gërmimit në të duhet derdhur 5% përzierje bordolex, 2% sulfat të bakrit dhe mbi të lyhet me një paste apo dyll për mbrojtje.

Klok (Taphrina deformans (Berk.) Tul.)

Sëmundja emërohet edhe si gjethe kaqurele dhe klok. Kërpudhat zakonisht janë të dëmshme për organet vjetore.Shkakton dëme në lule, fruta dhe degë të reja. Në pranverë, gjethet e para pas infeksionit bëhen të fryrë dhe të kaçurreluara. Gjurma ngjyrë kafe e errët shfaqet përgjatë skajeve, qendra e gjetheve bëhet e zbehtë dhe e thatë. Gjethet bëhen të kuqe, të verdhë dhe kuqe të lehta. Klorofili zhduket.
Kontrolli apo luftimi i sëmundjes : % 91-98 suksesi mund të arrihet duke përdorur 1-1,5% të përzierjes Bordolex ose në dozën 0,4% të preparateve të gatshme të bakrit ,2-3 javë para se sythet të shpërthehen.

Shpues I gjetheve (CoryneumbeijerinekliOud.)

Kjo sëmundje, emërohet edhe si shpues gjethesh , njollat e kuqërremte paraqitet në zonat ku rritet lagështia. Ndonjëherë në pranverë dhe fillim të verës, edhe pse lagështia nuk është e lartë, shkalla e zhvillimit të sëmundjes në të gjitha fushat mund të rritet. Sëmundja mund të shihet në gjethe, sythe , lastare, lule dhe frutat e bimëve. Në pranverë, në gjethe shfaqen pika të kuqe-kafe që kthehen në një rreth. Në gjethe ka vetëm vrima. Derisa madhësia e njollës mund të jetë më e vogël se 1 mm, poashtu mund të jetë dhe më e madhe se 2 mm.
Kontrolli apo luftimi i sësmundjes : 1. Aplikimi i% 2 përzierje Bordolex në vjeshtë kur bien gjethet, 2. Aplikimi % 1 e përzierjes Bordolex në pranverë kur fillon fryerja e sytheve, 3. Aplikimi i perzierjes Bordolex me perberje% 1 ose me oksid bakri 0,4% me rastin e rënies së 70-80% të gjetheve kurorë 4.Spëkatje kur frutat e arrinjë madhësinë e një lajthie dhe përdoren ilaçet e njëta që u përmendën në pikën 3.

Sëmundja me njolla mishi (Polystigmaochraceum(Wahl.)Sacc.)

Mund të shihet në zonat ku kultivohen kumbullat dhe bajamet. Sëmundja ka marrë këtë emër nga njollat me ngjyrë që i përngjajnë mishit ​​që shfaqen në gjethe e zhvilluara. Mbi gjethe, formohen njolla të rrumbullakta me madhësi 3 cm. Gjethet në fillim janë të verdha por pastaj marrin ngjyrë të kuqe të shëndritshme. Këto njollat ​​në raport me gjthet janë më të trasha dhe më të fryera. Gjethet shumë të sëmuara bien herët. Një lloj paraziti mbi gjethe të rëna si fungus formojn ascospore që infektojnë gjethet e reja. Sporet verore shfaqen në anën e pasme të gjethës dhe përhapet nga pikat e shiut .
Kontrolli: Sëmundjet e fletëve duhet të mblidhen dhe të zhduken.1 Spërkatja duhet të bëhet kur gjethet e kurorës bien , II. Spërkatja duhet të bëhet 2 javë pas spëkatjes së parë. Për spërkatje përdoren fungicidet organike.

Sëmundja e Hirit (Sphaerotheca pannosa (Walt.)Lev.

Simptomat e para fillojnë në sipërfaqen e sipërme të gjetheve në formë të njollave të verdha dhe pastaj pjesa e poshtme duket sikur e mbuluar me një shtresë mielli të bardhë. Me zhvillimin e mëtutjeshëm të sëmundjes, gjethet duke u rritur përdredhen, thahen dhe prishen. Mbi fruta paraqiten sipërfaqe me ngjyrë të lehtë , dhe shtresa e sipërme mbi to pëlcet . Në bimët të prekura nga kjo sëmundje, majat e lastarëve përdredhen. Gjithashtu, këto fruta nuk mund të formojnë një fryt lule. Nëse gjethet janë prekur nga kjo sëmundje, ndërkohë që frutat janë akoma të njoma, shfaqen njollat me ngjyrë të mbyllët dhe të pistë. Kjo sëmundje çon në rënien e rendimentit dhe degradimin e rritjes. Sëmundjes i pëlqen ajri i ngrohtë, i lagësht dhe i brendshëm.

Insektet (Scolytus spp.)

Këto insekte, kryesisht shkaktojnë dëme te pemët si molla, dardha, qershia, kumbulla, pjeshka, kajsia, ftoi, bajamet (S. amygdali), lajthitë dhe gështenjat. Këto insekte krijojnë fole në pjesët e drurit dhe lëvozhgave të bimës. Në folen e parë që kanë krijuar i lënë vezët. Larvat që dalin nga vezët formojnë një fole sekondare 10-20 cm të gjatë. Nëse gryhet lëvozhga e degës së prekur nga sëmundja vërehet një galeri bazë dhe brenda saj galeri të shtrembëta të mbushura me pluhur.
Këto insekte shpesh sulmojnë pemët e braktisura dhe të dobëta dhe shkaktojnë më shumë dëme në pemë të tilla. Pemët e infektuar nga ana e këtyre insekteve e humbin rendin e ushqimit dhe thahen. Degët e tilla mund të thehen edhe me një erë të vogël. Nëse bie rendimenti i pemës dhe këto pemë te prekura nga sëmundjet nuk trajtohen atëherë brenda 2-3 viteve bëhet tharja e tërë bimës.
Kontrolli:Meqë më shumë dëme i shkakton pemëve të dobëta, në mënyrën më të mire duhet të bëhen krasitja, ujitja, plehërimi dhe trajtimi i tokës. Degët e dëmshme dhe të infektuara duhet të largohen nga plantacioni dhe të digjen.
Lufta kimike:
1. Spërkatja: Në pranverë në muajin Prill-Maj në degët e thara sapo shfaqen insektet,
2. Spërkatja:10-15 ditë pas spërkatjes së parë,
3. Spërkatja: Në periudhën e dytë sapo shihen insektet në muajin Korrik-Gusht
4. Spërkatja: 10-15 ditë pas spërkatjes së tretë.

Krimba e brendshme e Bajames (Eurytoma amygdali Enderlein Hymenoptera: Eurytomidae) :

Një nga dëmtuesit më të rëndësishëm të bajameve është krimbi i bajames. Kur një femër e rritur lë një vezë në një vrimë, vrima me kohë mbyllet dhe larva fillon të ushqehet me farë të frutit. Këtyre frutave i ndryshohet ngjyra dhe thahen. Larvat e kalojnë dimrin brenda në frutë kurse në pranverë dalin nga fruti në formë të fluturës së rritur.
Luftimi
Lufta më efektive është mbledhja në një vend dhe djegja e frutave të sëmura pas vjeljes ,në stinën e dimrit (duke përfshirë ato në pemë). Lufta kimike fillon në pranverë duke bërë spërkatjen e parë kur fillojnë të dalin fluturat. Fluturat shfaqen kur bajamet e papjekur arrin në një gjatësi prej 7-8 mm. Varësisht nga temperaturat, dalja e fluturave zgjat 20-25 ditë. Gjatë luftimit për kemikalet si Azinphos metil, Carbaryl, Deltamethrin, Methiocarb etj. me qëllim të përcaktimit të kohës dhe kohëzgjatjes së fluturës së parë të rritur, 300-500 fruta vendosen në një kafaz mbrenda në kopsht. Kur shihen femrat e para të rritura, bëhet spërkatja e parë.
Lufta Mekanike
Mënyra më efektive e luftimit është që gjatë vjeljes së bajameve, frutat që janë kalbur të digjen dhe frutat që janë dëmtuar të varrosen thellë në tokë.

Kapnod(Kapnodis)

Capnodis Teneprionis
Është një dëmtues i rëndësishëm nëntokësor, një insekt i quajtur Capnodis Teneprionis. I dëmton pjesët e gjelbër të frutave duke i ngrënë ato dhe dëm më të madhe i shkakton fidaneve të moshës 1-4 vjet. Ky dëmtues formon galeri apo fole afër rrënjës së pemës. Mbi të gjitha veçanërisht ndikon në pemët të dobëta dhe të lëna pas dore. Prandaj, mirëmbajtja apo mbkqyrja duhet të bëhet pa ndërprerje. Kompleksi “methyl” i barnave përdoret kundër këtij lloji të dëmtuesve. Kundër dëmtuesve që ndikojnë në gjethe dhe lastare, spërkatja duhet të bëhet nga një herë në vitin e dytë dhe të tretë.
Nëse ka shenja të sëmundjes së përshkruar më sipër, ndihma duhet të kërkohet nga Drejtoria e Bujqësisë ose Fakulteti i Bujqësisë dhe subjektet e tjera juridike publiko-private.

Cydia molesta

Lavrat dimrin e kalojnë nën lëkurën bimës. Fluturat fillojnë të shfaqen në pranverë. Kur fillojnë temperaturat të rriten mbi 15 ° C, fluturat fillojnë të hedhin vezë mbi sipërfaqen e poshtme të gjetheve.Vezët janë derdhur në pranverë për 15-20 ditë dhe në verë 3 deri në 5 ditë. Ato të cilët dalin më së pari dëmtojnë lastarët kurse ato të mëvonshmet i dëmtojnë frutat. Larvat hyjnë në lastare nga maja dhe duke krijuar galeri përgjatë degës i vendosin vezët. Fidanët e dëmtuar thahen dhe thehen. Zakonisht hyjnë në fruta përmes vrimës së degëzës. Ushqehet nga mishi i frutit përreth bërthamës , zhvillohet apo rritet dhe del nga vrima e njëjtë. Përreth vrimës vërehen shenjat e daljes së insektit.
Luftimi :Si një masë paraprake kulturore, degët e thara shpesh duhen të prehen dhe të digjen. Ka shumë armiq natyral për nga aspekti biologjik. Këto mund të shfrytëzohen. Kurthet tërheqëse seksuale mund të përdoren për përcaktimin e kohës së daljes dhe sasisë. Në muajin mars fillon kujdesi për plantacionin. Kur fillojnë të duken lavrat duhet filluar për trajtim . Pas 15 ditësh mund të bëhet një spërkatja e radhës. Në spërkatje përdoren insekticide me substanca active Azinphos Methyl, Carbaryl, Deltamethrin, Methiocarb, Triazophos etj.

DJEGIJET BAKTERIALE

Kjo është një sëmundje shumë e rrezikshme që mund të shkaktojë tharjen e të gjithë pemës. Në veçanti, plagët e indeve që mund të formohen mund të nxitin sëmundjen e bimëve. Edhe pse sëmundja nuk vërehen në fidane, pasi që mbjellet në kopsht tregon efektin. Në gjethe, lastarët e rinj dhe lule mund të shihen njollat ​​e zeza. Sidomos në rast të mungesës së azotit paraqitet sëmundja . Njëra nga simptomat më të rëndësishme të sëmundjes është lëngu që i përngjan rrjedhjes së hundës dhe ka një erë të tharptë.

Luftimi:Në fazat e hershme të sëmundjes mund të rekomandohet heqja e degëve kancerogjene. Përdorimi I përzierjes Bordolex në fazat e hershme të bimës mund të sigurojë shërimin nga sëmundja. Megjithatë,në fazat e mëvonshme asnjë masë dhe bimë kimike në të ardhmen nuk mund ta shpëtojnë pemën.

Kanceri bakterial dhe mukusi (Pseudomonas syringae pv. syringaeVan Hall.ve . morsprunorumWormald.)

(Pseudomonas syringae pv. syringae Van Hall.ve . morsprunorum Wormald.)
Kancer bakterial është një nga sëmundjet më të rëndësishme që paraqitet në shumë vende të botës ku kultivohen drufrutorët . Këto baktere e kalojnë dimrin si epifit në sythet e infektuar, në gjethe në kanceret aktive dhe në degët dhe sythet e bimëve të shëndosha apo të sëmuara. Bakteret hyjnë në degë përmes poreve të infektuara, përmes plagëve që lindin gjatë krasitjes, përmes gjetheve dhe të gjitha llojeve e tjerë të plagëve. Kanceri paraqitet në fund të dimrit dhe në fillim të pranverës së hershme. Në pranverë përreth pjesës kancerogjene dhe degëve në formë të rrjedhjes mund të vërehen shenjat e zhelit të quajtur mukus. Në sythe të pashpërtyhera fomohen dukshëm djegiet. Kur prehen degët e sëmura mund të vërehet se ato janë ngjyrë kafeye. Gjithashtu, lulet dhe farat mund të ndikohen nga sëmundja. Në pemët shumë të infektuara, numri i luleve është shumë i ulët. Në gjethe shfaqen vrima. Në fruta formohen njolla të errëta dhe të thella prej 2-3 mm me ngjyrë kafeje. Mund të vërehet mukusi brenda në njolla .
Lufta
Masat kulturore: Në prodhimin e frutave duhet të përdoren vetëm nënshartesa dhe kalema të shëndetshme. Kur krijohet një plantacion, i tëri duhet të mbjellet me fidane të shëndosha . Llojete e ndjeshme ndaj sëmundjeve duhet të shartohen mbi nënshartesa të qëndrueshme ndaj sëmundjeve. Pjesët e infektuara duhet të prehen dhe largohen nga plantacioni.
Lufta Kimike:Në vjeshtë, kur gjethet fillojnë të bien, në një dozë prej 1%; dhe në pranverë, kur sythet janë gati për të shpërthyer duhet të përdoret një dozë prej 0.6% nga përzierja Bordolex.

Kanseri I Degës te Bajamet

Temperatura minimale e rritjes së Pseudomonas Amygdali`t është minimum 3 ° C dhe maksimum 320 ° C. Pika matëse termike e vdekjes është 46 ° C. Ky bakter në pemën e bajames dimrin e kalon në plagë të kancerit dhe në shenja të gjetheve. Simptoma më e rëndësishme e sëmundjes është plaga e kancerit me ngjyrë të kaftë që gejndet në lastaret vjetore , në degët dhe kërcell. Derisa pemët janë ende në periudhën e fjetjes në pranverën e hershme, formohen tumora apo fryerje të cilët me kohë shtrihen për së gjati nga një pëlcitje në pjesën drunore . Indet e lëvozhgës së infektuar shpërndahen pjesë-pjesë dhe poashtu shpërndahet dhe kanseri. Qoshet e këtyre kancereve kanë ngjyrë të kaftë , janë të fryer dhe janë 5-2 cm të gjatë. Plagët e kancerit të përhapur rreth sytheve ndikojnë që sythet të vdesin dhe të ulet produktiviteti. Këto plagë të kancerit rriten nga viti në vit. Në bimët e infektuar nga sëmundja zhvillimi dhe gjendja e gjetheve dobësohet dhe bima me kohë thahet. Sëmundja përhapet me materialet e infektuar të prodhimit dhe ato të vjeljes.
Paramasat Kuturore : Kalemat e shartimit dhe mjetet e shartimit duhet të jenë të pastër. Në plantacione të prekura nga sëmundja e kanserit krasitja duhet të kryhet në muajin gusht-shtator.
Mjetet e krasitjes duhet shumë shpesh të pastrohen me lizol 3% të shkrirë apo me me 10% hipoklorid të Natriumit. Mbetjet nga krasitja duhet të largohen duke I djegur menjëherë. Në plantacione të sëmuara vjelja duhet të bëhet me dorë. Pjesët e prerjes duhet të mbulohen me 5% përzierje Bodolex dhe pas terrjes duhet të lyhet me dyll. Gjatë krijimit të plantacionit duhet të mbjellejn varietetet që janë rezistente ndaj sëmundjeve.

Luftimi Kimik

Kujdes duhet treguar spërkatjes së tërë pjesëve të bimës.
Spërkatja : Në vjeshtë me rënien e 90 % të gjetheve,
Skërpatja : Në pranverë me shpërthimin e sytheve dhe daljes në shesh majave të kuqe

x

Formular i Mbështetjes së Shpejtë