Prodhimi dhe Tregtimi

Prodhimi dhe Tregtimi

Prodhimi dhe Tregtimi

Gjendja në Botë :Në kuadër të shteteve që kultivojnë fruta me lëvozhgë, kultivimi i bajameve zë një vend të veçantë. Derisa në vitin 2000 sipërfaqja më e madhe me Bajame ka qenë 1.7 milion Hektar, në vitin 2009 ka shënuar një rritje prej 7% me 1.8 milion Hektar sipërfaqe. Spanja zë një vend prej 34% dhe vendin e parë në botë në kultivimin e Bajameve. Pas Spanjës me rend vijnë Sh.B.A `të ,Tunusi dhe Irani.

SHBA zë vendin e parë në prodhimin botëror të bajameve, me një pjesëmarrje prej 58%. Në SHBA, bajamet kultivohen në Kaliforni, ku kushtet klimatike janë të ngjashme me klimën e Mesdheut. Deri në vitet 1900 bajamet nuk janë kultivuar në Kaliforni, derisa atë e kanë sjellur studiuesit spanjoll. Deri në vitet 1960 kultivuesit kanë parë që bajamet tregojnë zhvillim në toka pjellore,të thella, të drenazhuara dhe të ujitura e plehrosura mirë. Të njëtat kanë vërejtur që rendimenti në këto kushte është rritur 2-3 herë më shumë se në toka jo pjellore dhe ato që nuk ujiten. Për këtë arsyje pas viteve `60 ta Bajamet filluan që edhe në vend të kulturave ekzistues të mbjellen dhe bajame dhe është trefishuar numri i plantacioneve me këtë kulturë. Kështu që është parë rritje dhe në prodhimtari. Por në vitin 1977 prodhimtaria e Bajemeve në Kalifornia e ka kaluar Spanjën. Megjithatë, rënia e prodhimit të bajames në Itali dhe hapja e tregjeve evropiane dhe japoneze kanë inkurajuar tregun e Kalifornisë. Në vitin 2000, përveç që ishte prodhuesi i vetëm i bajameve në një kuptim komercial, Amerika u bë furnizuesi kryesor botëror i bajameve dhe eksportuesi më i madh.

Gjendja në Turqi

Bademi është përshtatur me kushtet klimatike të Turqisë dhe është njëra nga frutat më të rëndësishme me lëvozhgë të fortë. Përveç përdorimit të saj të gjerë, ndryshe nga frutat e tjera me lëvozhgë , ai ka një aftësi më të lartë përshtatjeje dhe jep fryt në fillim, prandaj kërkesa për prodhimin rritet dita ditës.
Në vendin tonë, bajamet nuk perceptohen si lloj i transaksioneve kulturore që duhet të kryhen.Në krahasim me llojet e tjera të frutave, pemët e bajameve janë lënë pas dore nga pothuajse në të gjitha proceset teknike (krasitja, ujitja, plehrimi, kontrolli i sëmundjeve dhe dëmtuesve, etj) . Për këtë arsye, ekziston edhe besimi se bajamet rriten mirë edhe në tokat e thata. Megjithatë bajamet, të cilat përgjithësisht janë konsideruar si bimë kufitare për skajet plantacionit, janë të kufizuara në aspektin e krasitjes, plehërimit dhe ujitjes që ndikojnë në prodhimin dhe cilësinë. Vitet e fundit përveç kultivimit të bajameve me farë është përhapur dhe kultivimi i fidaneve. Që nga viti 2012 kultivimi i bajameve në vendin tonë bëhet në një sipërfaqe prej 131 mijë dekar (1dekar =10 Ari) që nëse kalsifikohet në rajone , rajonet e Egjesë, Mesdhesë, Anadolia Juglindore dhe rajonet perëndimore të Marmarasë janë rajonet më të mëdhenj me bajame.Vetëm rajoni i Egjeut zë 48% nga plantacionet e përgjithshme të bajames. Në shpërndarjen e bajameve në krahina, Mugla zë 23% të sipërfaqeve totale me 30,000 hektarë.

Muğla ndiqet nga Manisa, Balikesir, Antalia dhe Mersin`i. Fushat e këtyre krahinave përfaqësojnë 47% të fushave totale të bajames me 60,000 hektarë. Në prodhimin e bajameve vendet e para e zënë respektivisht rajonet e Egjeut, Mesdheut, Maramarasë Perëndimore, dhe Anadollisë Juglindore. Vetëm rajonet e Egjeut dhe Mesdheut mbulojnë 61% të prodhimit total të bajameve kurse katër rajonet së bashku përbëjnë 78% të prodhimit të përgjithshëm të bajameve. Megjithatë, faktori që duhet marrë parasysh këtu është se ndërsa rajoni i Egjeut ka pothuajse gjysmën e totalit të bajameve, 38% e shumës totale prodhohet në këtë rajon. Arsyeja për këtë është se prodhimi mesatar për pemë në këtë rajon është i ulët me 16 kg ,krahasuar me disa rajone të tjera. Në mënyrë të ngjashme, shuma totale e bajameve në rajonin e Mesdheut është e barabartë me pothuajse gjysmën e bajameve në rajonin e Egjeut, me prodhim prej 29% që i afrohet prodhimit në rajonin e Egjeut. Prodhimi mesatar për pemë në rajonin e Mesdheut është 20kg, që është mbi mesataren në Turqi me 16 kg. Në shpërndarjen e prodhimit në krahina Muğla 7,000 ton prodhimtari zë 13% të prodhimit të përgjithshëm të bajameve. Muğlen e përcjellin Mersini, Antalia, Denizli, Isparta dhe Canakkale. Prodhimi i bajameve të këtyre krahinave është gjysma e prodhimit total të bajameve me 27,000 ton. Ajo që vlen të përmendet këtu është se Muğla ka një pjesëmarrje prej 13% në prodhim me 30,000 hektarë, ndërsa Mersin merr 10% të prodhimit të përgjithshëm të bajameve me 7,000 hektarë. Arsyeja për këtë është se rendimenti mesatar i bajameve për pemë është 20 kg në rajonin e Mesdheut deri në 24 kg në Mersin. Antalia,që ndodhet në të njëjtin rajon, ka 9 mijë hektarë tokë me një mesatare prej 22 kg për pemë dhe plotëson 9% të prodhimit të përgjithshëm me 5 mijë ton bajame .

Në vitet e fundit, Ministria e Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave për shkak të rritjes së pyllëzimit i kushton rëndësi të madhe plantacioneve të bajameve . Pra, në dy vitet e fundit, me mbështetjen e Ministrisë sonë, janë mbjellë 9 mijë hektarë pyje në Ankara dhe 4 mijë në Sanliurfa.

Pyllëzimi Special i Bajame në Turqi

Sasia

Me mbështetjen e Ministrisë sonë në vendin tonë deri më sot Brenda fushës së 1,359 projekteve, puna e posaçme e pyllëzimit të bajameve u përfundua në një sipërfaqe prej afërsisht 176,602 deka dhe u mbollën afërsisht 8,000,000 fidanë bajame. 27,296 decare të këtyre zonave, ku u bë pyllëzimi privat i bajameve, janë zona pyjore, 32,780 decare, tokë e thesarit, 16,526 decare tokë me akte titulli.

 

Mbështetjet që janë dhënë për krijimin e plantacioneve me bajame

Ministria jonë e Pyjeve dhe Menaxhimit të Ujërave synon të rritë prodhimin e bajameve në vendin tonë dhe të mundësojë diversifikimin e aktiviteteve ekonomike në zonat rurale. Për të rritur nivelin e të ardhurave të qytetarëve tanë që jetojnë në zonat rurale, të krijojnë mundësi të reja punësimi dhe të rrisin konsumin e bajameve. Në vitet e fundit, në studimet e pyllëzimeve, bajameve i është dhënë rëndësi e veçantë.

Ministria ka siguruar persona juridik rural dhe mbështetje kredituese për personat e tjerë juridikë për plantacione të caktuara të bajames që kanë qenë deri tani në vendin tonë. Përveç kësaj, zonat pyjore u dhanë pa pagesë për plantacione të veçanta të bajameve, dhe poashtu tokat e thesarit janë dhënë me qera nga Ministria e Financave me një çmim të ulët. Siç mund të shihet në grafik, rreth 21% e të gjitha pyllëzimeve të veçanta bëhet me bajame.

x

Formular i Mbështetjes së Shpejtë