Prodhimi dhe Tregtimi
Prodhimi global i gështenjës është shumë më i vogël sesa prodhimi i llojeve të tjera të frutave me lëvozhge të fortë. Përkundër kësaj sidomos pas viteve 1990 prodhimi në njëfarë mënyre është rritur. Në fakt, prodhimi, në 1961 ishte 594398 ton, në 1970 ishte 565272 ton, në 1980 472013 ton, në 1990 484276 ton dhe në vitin 2000 937655 ton. Ne vitin 2002 për herë të parë prodhimi arriti në 1 milion ton, kurse në vitin 2010 u arrit një rritje prej 1958547 ton. Mbrenda 49 viteve nga 1961-2010 na e tërhek vëmendjen rritja prej më shumë se 3 shkallë.
Pavarësisht nga rënia e prodhimit të disa vendeve evropiane, të cilat kanë një të dhënë në periudhat e mëparshme, rritja në prodhimin global është kryesisht për shkak të rritjes së prodhimit të Kinës. Prodhimi i gështenjës behët kryesisht në vendet brenda zonave të shpërndarjes natyrore të gështenjës. Azia është e para në prodhim dhe 87.5% e prodhimit botëror të gështenjës plotësohet nga ky kontinent. Në këtë kontinent Kina, Korea Jugore, Turqia dhe Japonia janë prodhues të rëndësishëm. Në prodhim Evropa bashkangjitet me një pjesëmarrje prej 8.3 %.
Prodhuesit kryesorë në këtë kontinent janë vendet të Mesdheut si Italia, Portugalia, Spanja, Greqia dhe Franca. Amerika me një pjesmarrje prej %4.2, zë vendin e fundit në prodhim. Shteti më i rëndësishëm i këtij kontinenti është Bolivja.
Tregtia botërore e gështenjës nuk është aq e rëndësishme sa llojet e tjetë të frutave. Shumica e gështenjës e prodhuar konsumohet në tregun e brendshëm të vendeve prodhuese dhe vetëm 6.7% eksportohet. Si për prodhim ashtu edhe për eksportim, që nga viti 2009, Kina renditet ne vendet e para me 46703 ton. Vendet e tjera të rëndësishme eksportuese janë sipas rallës Korea e Jugut (12300 ton ), Portugalia (7154 ton), Spanja (6957 ton) dhe Turqia (2919 ton). Turqia nga viti 2010 me një prodhim prej 60 mijë ton (59 171 ton), pas Kinës dhe Koresë Jugore është prodhuesi i tretë në botë.
3.02 % e gështenjës të prodhuara në botë vjen nga Turqia. Prodhimi ynë i gështenjave, i cili ishte 38400 ton në vitin 1961, u rrit vazhdimisht deri në 1992 dhe arriti nivelin më të lartë të prodhimit me 85.000 ton. Megjithatë, ajo ndoqi një vijë të paqëndrueshme në vitet e ardhshëm. Në të vërtetë, megjithëse numri i pemëve të gështenjës mbeti konstant gjatë viteve, vërehet se ka një rritje-zvogëlim të prodhimit (Tabela 4). Përveç kësaj, rendimenti për pemë është i paqëndrueshëm. Në të vërtetë, u vu re se deri në vitin 1992 prodhimi që ishte, 44 kg, ndërkohë në vitet pasuese kishte një rënie. Pa dyshim, sëmundja e bojë-shkrimit dhe kanceri i degës së gështenjës kanë një efekt të madh në këtë rënie. Ashtu si në botë ashtu edhe në vendin tonë po bëhen punime rreth luftës kundër këtyre sëmundjeve, por ende nuk mund të themi se është gjetur një rrugë e sukseshme. Kanceri i degës së gështenjës, sidomos në rajonin e Marmarasë, ka dëmtuar shumë bimët dhe poashtu ka ndikuar në rendimente. Nuk janë regjistruar të dhënat mbi vlerat e prodhimit të gështenjës së Bolivisë në vitet 1961, 1970 dhe 1980.
Në vendin tonë, zonat e prodhimit të gështenjës tubohen në rajonin e Detit të Zi, Egjeut dhe Marmarasë (Figura 1). Në zonën e përmendur në një hapësire prej 11,8 mijë Ha ekzistojnë rreth 2.4 milion pemë gështenjash. Aydın, Kastamonu, İzmir, Sinop, Bartın, Bursa, Balıkesir, Zonguldak ve Manisa për nga sasia e prodhimit dhe numri i bimëve për rendiment zënë vendet e para (Tablo 5).
Në Turqi që nga viti 2010, 57.1% (31 688 ton) e prodhimit të gështenjës mbulohet nga rajoni i Egjeut. Zona në të cilën prodhimi është më i dendur në këtë rajon është midis maleve të Mentese në jug dhe Maleve të Aydinit në veri. Në këtë zonë, së bashku me fushat Büyük Menderes dhe Küçük Menderes, ajo prodhohet edhe në Grykat, Malet Aydin dhe në shpatet e maleve Menteşe. Krahina me prodhimin më të lartë në rajon dhe në vend është Aydın`i. Në të vërtetë, në të njëjtin vit 33.5% të prodhimit të përgjithshëm të Turqisë (18 605 ton) është përmbushur nga ky qytet. Kjo krahinë ka prodhim në të gjitha rajonet e saj përveç në Söke, Kuşadası dhe Germencik .
Në veçanti, Nazilli prodhon 15.4% (8559 ton) të prodhimit të përgjithshëm të Turqisë. Prodhimi vjetor i Izmirit, i cili është një nga provincat e tjera prodhuese në rajon, është 8659 ton. Me këtë sasi prodhimi, ai renditet e treta në prodhimin e vendit tonë pas Aydin dhe Kastamonit. Zonat ku prodhimi është i përhapur gjenden në rrethet Beydağ, Ödemiş dhe Tire. Manisa me prodhim prej 2050 ton merr pjesë me 3.7 % të prodhimit të përgjithshëm. Më shumë se 90% e prodhimit të kësaj krahine plotësohen nga rrethet Sarıgöl, Demirci, Turgutlu dhe Alaşehir. Kütahya është një nga vendet e rëndësishme prodhuese të rajonit me sasinë e prodhimit prej 2374 ton. Në këtë krahinë, të gjitha prodhimet bëhen në rrethinën Simav dhe Gediz.
Bolu e lidhur me komunën e Duzcës në 1999 u shpall si komunë. Në të njëjtën vit vendet të lidhura me Bolu si Akçakoca, Cumayeri, Çilimli, Gölyaka, Gümüşova, Kaynaşlı ve Yığılca janë bashkangjitur komunës Duzce. Për këtë arsyje të dhënat e periudhës mes viteve 1991-1995 janë të dhëna që janë regjistruar për Komunën Bolu.
Në fakt, sot prodhimi i gështenjave në fshatrat e lidhura me komunën Duzce, pas vitit 1999 nuk janë llogaritur si prodhim të Komunës Bolu.
Pas rajonit të Egjeut, rajoni me prodhimin më të madh të gështenjave është rajoni i Detit të Zi. 35% e prodhimit të vendit tonë (19372 ton) sigurohet nga ky rajon. Krahina më e madhe prodhuese në rajon është Kastamonu me 9225 ton. Në këtë krahinë, e cila është e dyta në prodhimtarinë vendore, zona e prodhimit të gështenjës përqendrohet në zonën bregdetare. Inebolu në këtë rajon plotëson 11.5% të prodhimit të Turqisë me 6350 ton produkt. Prej rajoneve të tjera, Side (2000 ton) dhe Bozkurt (600 ton), me prodhim shumë të pak, nuk janë të rëndësishme në prodhimin rajonal. Sinop është krahina e dytë më e rëndësishme prodhuese e rajonit pas Kastamonut. Prodhimi vjetor është 4504 ton. Të gjitha produktet janë mbledhur në pjesën perëndimore të Sinop`it në rajonet Ayancik, Turkeli dhe Erfelek. Në të gjitha këto vende, prodhimi është më shumë se 1.000 ton. Bartin dhe Zonguldak poashtu janë dy komuna të rëndësishme për prodhimtari. Sidomos në Bartin te rajoni Kurucaşile është duke u mbuluar afërsisht gjysma e prodhimtarisë. Kurse në Zonguldak, qendra dhe rajoni Eregli luajnë rol në prodhimtari. Krahinat e tjera prodhuese në rajon (Samsun, Düzce dhe Rize) kanë një kapacitet prodhues prej 1735 ton.
Turqia është duke e siguruar prodhimin e gështenjës me një përqindje 7.9% (4389 ton) nga zona Marmara. Prodhuesi më i rëndësishëm në këtë rajon është Bursa, e cila është e njohur për gështenjat e saj. Në këtë qytet ku prodhohet 1455 tonë gështenja në vit, İnegol, Kestel dhe Orhaneli janë fshatrat më të rëndësishme në prodhim. Qyteti tjetër i njohur për prodhim në zonën e Marmarasë është Qyteti Balikesir. Në këtë krahinë, vendet e prodhimit të gështenjës u mblodhën në ultësirën e fushës Balikesir dhe rrethinat e saj dhe ne malet Simav. Më shumë se 80% e prodhimit në Çanakkale merret nga rrethi i Bajramiçit. Prodhimtaria ne rrethinën e Stambollit, Kocaelisë dhe Sakarya në rajon është 775 ton.
Përfundime dhe Sugjerime
Vendi ynë është një nga vendet më të rëndësishme prodhuese në botë për prodhim të gështenjës. Megjithatë, si në shumë lloje të tjera të frutave, shihet se potenciali i prodhimit të gështenjës nuk është I vlerësuar mjaftueshëm. Në të vërtetë, prodhimi që ishte mbi 80 mijë ton në fillim të viteve 1990 është ulur gradualisht dhe sot është zvogëluar në 60 mijë ton. Pa dyshim, faktorët më të rëndësishëm në këtë rënie janë sëmundjet që dëmtojnë pemët e gështenjës. Në periudhën e ardhshme, prodhimi do të reduktohet nëse sëmundjet vdekjeprurëse nuk zgjidhen dhe deri më tani vendi ynë i cili ka një zë në prodhimin dhe eksportin e gështenjave evropiane do ta humbasë këtë rol ndaj vendeve tjera. Në mënyrë që të rritet prodhimi, është e pashmangshme të ndërmerren disa masa. Këto masa janë si më poshtë.


 
                 



 
