Presioni i Burimit të Ujit dhe Njësia Kontrolluese
•Dallimi i lartësisë duhet të jetë i njohur (nuk do të kemi nevojë në përdorimin e motopompave nëse dallimet në lartësi do të mund të plotësojnë dallimin e presionit të punës së pikatorëve dhe humbjes së ngarkesës në sistem)Në këtë rast nëse përzgjedhen pikatorët me presion të ulët, dizajnohen në atë mënyrë që e minimizojnë humbjet e ngarkesës. Për shembull, nëse diametrat e gypave janë zgjedhur shumë të gjërë, humbjet e ngarkesës zvogëlohen dhe rriten kostot e investimit fillestar.
•Shkalla e rrjedhjes së ujit marrës dhe presioni i punës duhet të dihen nëse ujërat e ujitjes janë marrë nga sistemi kolektiv i presionit (hidranti).
•Nëse ndryshimi në lartësi nuk është i mjaftueshëm ose uji merret nga pusi, presioni i kërkuar për ujitje me pikim duhet të sigurohet nga njësia e pompës.
•Duke marrë parasysh llojin e burimit të ujit mund të përdoren këto lloje të pomave : pompa centrifugale, pompa të thella dhe pompa të zhytura.
•Preferohet që pompa të aktivizohet me një motor elekrtik.
NJËSIA E POMPËS
•Pompa siguron presion për ujë, siguron transmetimin e ujit nëpër gypa
•Përdorimi i pompave të mëdha më shumë që është nevoja, rrit koston e sistemit, duke rezultuar në konsum më të lartë të energjisë elektrike.
•Nëse si burim uji mirren kanalet, lumenjtë apo ujërat sipërfaqësore, përdoren pompat centrifugale me bosht horizontal.
•Nëse si burim uji mirren puset, përdoren pompat e thella të puseve ose pompat zhytëse.
Gypi Thıthës; Gypi i cili gjendet ndërmjet rezervarit të thithjes dhe hyrjes së pompës.
Valvula Bazë Dhe Fıltreja; Ekziston një valvul në hyrjen e gypit të thithjes, i cili siguron rrjedhje të njëanshme, gjë që parandalon shkarkimin e prapmë të ujit në pompë dhe në gypin e thithjes . Në përgjithësi, kjo valvul është vendosur në një filtër.
•Në ujitjen me sistem pikë-pikë, uji duhet ti jepet sistemit pasi që të filtrohet mirë. Përndryshe, paraqitet problemi i bllokimit të kanaleve të gypave. Ky operacion kryhet në njësinë e kontrollit.
•Në njësinë e kontrollit, bëhet kontrollimi i presionit që do ti jepet ujit të ujitjes dhe sasisë së ujit. Dhe poashtu materiet ushqyese për bimë përzihen me ujin me të cilin do të bëhet ujitja.
•Njësia e kontrollit zakonisht instalohet në fillim të gypit kryesor.
•Meqë në rrjedhje të shpejta të ujit nuk është e mundur filtrimi, njësitë e kontrollit duhet të zgjidhen me një diametër dhe një numër të përshtatshëm për rrjedhën e sistemit.
•Në disa sisteme, kohët e punës së sistemit dhe filtrimi mund të kontrollohen automatikisht.
Komponentet e Njësisë së Kontrollit
•Hidrocikloni,
•Rezervuar me filtër rërë-zhavorr
•Njësia për Plehërim,
•Filter sitë-disku,
•Rregullatorët e presionit
•Ujëmatësit
•Matësit e presionit (Manometrat)
•Valvulat
•Ventuzë
•Materialet e tjera
Njësia e kontrollit ; Nëse burimi i ujit (pusi) është afër terrenit njësia e kontrollit vendoset pas motopompës. Por nëse burimi i ujit është shumë larg atëherë njësia e kontrollit vedoset në affërsi të terrenit.



