Plehërimi për kulturën e Arrës
Për shkak të jetëgjatësisë së bimës së arrës në krahësim me bimët e pemëve të tjera, para se të krijohet një plantacion me arra duhet të mirren parasysh këto pika : Duhet shqyrtuar ngricat e vonshme pranverore dhe ato të hershme dimërore .
Në periudhën e pjekjes së frutit temperaturat mbi +400C dhe ekspozimi i tepërt i rezeve të diellit, ndikojnë në paraqitjen e pjesevë të djegura në gjethe dhe me një ngjyrë më të mbyllët të lëvozhgës së gjelbërt(djegija bakteriale).
Duhet pasur kujdes që pas rënjes së gjetheve, në kohën e qetësisë dimërore temperaturat të mos e tejkalojnë vlerën -20 C0 .
Këto pika duhen shqyrtuar duke marrë ndihmë profesionale.
Kërkesat e arrës për tokën
Jetgjatësia dhe lartësia e trupit të këtyre bimëve bën që rrënja kryesore të arrijë në thellësitë 2.5-3 m. Ajo i do tokat aluviale dhe të thella, të strukturuara me shkurre të lehta, argjilore, rërore dhe cinabër. Uji nëntokësor nuk duhet të jetë në nivel të lartë.Kapaciteti i mbajtjes së ujit nga ana e tokës duhet të jetë optimal. Toka duhet të jetë e pasur me materie organike, me nivele të ulëta të gëlqeres dhe vlera e pH` së duhet të jetë neutrale-lehtë acidike (6.0-7.5). Në tokat me nivel të lartë të gëlqeres dhe pH`së tek fidanet të moshës së re është parë mungesë e hekurit dhe zinkut në gjethe. Në zonën ku do të krijohet plantacioni me arra duke marrë parasysh nivelin e thellësisë së rrënjeve që mund të arrijnë deri në 1.5 m, në çdo 0.3-0.4 ari, nga nivele të thellësive të ndryshme duhet marrë mostër dheu dhe të behën analizat. Arsyeja për këtë është që të kuptohen veçoritë e tokës dhe të aplikohet një plehërim i duhur.Plehërimi i plantacionit nënkupton plehërimin e terrenit apo gropave para mbjelljes së fidanit.
Ne bazë te analizave të tokës nëse vlera e pH `së është mbi 8, para se të bëhet hapja e gropave duhet bërë trajtimi me sulfur pluhur elementar, për të bërë vlerën e ph`së të zbret në 7.5 ose 7.0. Kjo do të ndihmojë që toka ti shfytëzojë më lehtë materiet ushqyese që do të hidhen. Sulfuri pluhur nëse kombinohet me plehun shtazor të djegur mirë, efekti do të shihet shumë më shpejtë. Sulfuri i përshtatshëm duhet të përzihet në thellësinë 20-30 cm dhe nesë është e mundur në të njëjtën ditë. Nëse nuk bëhet ky veprim atëherë në çdo gropë të hapur duhet hedhur nga një lugë sulfur. Në veprimin me sulfur, si rezultat i reaksioneve enzimatike jonet e H+ të formuara në tokë bëjnë që vlera e pH `së të zvogëlohet (Joni i hidrogjenit nuk mund të mirret direkt nga bima). Toka e merr sulfurin në vete në formë të sulfatit (SO4). Një pjesë mirret nga toka kurse një pjesë për shkak të ngarkesës negative elekrktike lahet në drejtim të thellësive të tokës.
Sasia e sulfurit që do të përdoret ndryshon prej karakterit të tokës (lehtë –mesme-rëndë) dhe thellësisë së gropës së cilës duhet ndryshurar vlerën e pH`së. Për ta zvogëluar vlerën e pH`së për një vlerë(p.sh. nga 8.5-7.5 ) në tokat e lehta, duhet përdorur 70-80 Kg për 1 dylym, kurse për tokat me karakter mesatare 90-100 kg për 1 dylym.Përdorimi i sulfurit në varësi prej kualitetit të ujitjes, mund të përsëritet në cdo 8-10 vjet.
Tokat zakonisht janë të varfëra për nga kaliumi, fosori dhe magneziumi. Plehërat që përmbajnë fosfor dhe kalium nuk mund të dëprtojnë në thellësi të tokës me anë të reshjeve apo me sistemin e ujitjes. Për këtë arsyje fidanet deri sa hynë në prodhim (Sipas llojit , nga 3-7 vjec) për të plotësuar nevojën e tokës dhe për të nivelizuar elementet që ndodhen, në tërë plantacionin duhet përdorur sasi të plehërave sipas Tabelës nr.9. Tokat tona zakonisht kanë mungesë të zinkut dhe për këtë arsyje duhet përdorur plehëra që përmbajnë zink. Në tabelën e mëposhtme mund të shihni sasinë e plehërave për të bërë plehërimin e një plantacioni prej 1dylymi.
Në plantacionet e arrave të mbjellura me distanca të gjëra, nëse nuk bëhet plehërimi i terrenit atëherë në fund të çdo grope të hapur minimum 60×60 cm, duhet hedhur një gotë uji (125‐150 g) triple super fosfat ose DAP, një gotë uji sulfat kaliumi, një filxhan (50-60 g) sulfat i magneziumit dhe një lugë gjelle (2‐3 g) sulfat të zinkut. Të gjithë këto përzihen dhe mbi këtë tokë të plehëruar mbjellet fidani. Pas mbjelljes së fidanit në varësi prej sistemit të ujitjes që do të përdorët, zbatohet një program plehërimi deri sa fidani të arrijë në dhënien e rendimentit.
Plehërimi i Gjelbërt
Plantacionet ku behën mbjellja e fidaneve të arrave zakonisht janë të varfër nga materia organike. Krahas asaj që rritja e sasisë së materies organike me pleh shtazor është një aplikim i shtrenjtë, në të njëjtën kohë edhe plehu shtazor jo i djegur mirë mund të infektojë tokën me sëmundje dhe dëmtime të ndryshme. Te fidanet ku hapësira punuese e lërë nuk përdoret për kultiviminin e ndonjë nënkulture tjetër, preferohet të bëhet mbjellja me lloje të ndryshme të barit ushqyes.
Në mes të sezonës së lulëzimit ky bar ushqyes përzihet me dheun kështu duke bërë plehërimin e gjelbërt. Meqë sistemi rrënjor i plehërave të gjelbërta materialin ushqyese e sollin në gjethe dhe trup të barit ushqyes, me të përzier në tokë e bëjnë pasurimin e tokës në sipërfaqe me materie ushqyese.
Plehërat e gjelbërta e shfrytezojnë azotin nga ajri dhe poashtu me tu përzier në tokë, dheun e pasurojnë me azot. Dhe poashtu me shpërbërjen e mikroorganizmave toka pasurohet me materie organike dhe humus (Acid Humik dhe Fulvik). Me kultivimin e plehut përmes barit të gjelbërt do të zhduket nevoja e luftimit me barin e eğer.
Plehërimi i fidanit
Në varësi prej llojit, fidanet e arrave hyn në prodhim kur arrijnë moshën 3-7. Gjatë kësaj periudhe për t`iu dhënë fidanit një sistem rrënjor të fortë dhe një tokë sipërfaqësor të shëndetshëm duhet bërë një plehërim i duhur. Plehërimi bëhet dy herë në vit, edhe para marrjes së rendimentit por edhe pas futjes së bimës në rendiment. Plehërimi i parë duhet bërë në fillim të pranverës 2-3 javë para shpërthimit të sythave. Ky lloj plehërimi emërohet si plehërimi në fund të gropës ose plehërim nëntokësor. Plehërimi, qoftë ai në diametër të kurorës apo me sistem të ujitjes pikë-pikë, duhet bërë në atë mëyrë që plehu të mos i kontaktojë rrënjët e fidanit. Në plehërimin e fundit të gropës sipas rezultateve të analizave, hudhet e tërë sasia e fosforit dhe kaliumit dhe gjysma e azotit.
Ndërsa në pleherimin me sistem pikë-pikë, duhet zbatuar 60-70% të plehut me fosfor, 50 %të plehut të kaliumit dhe 30 % të plehut të azotit.
Pjesa tjetër e mbetur e plehut me një program të përshtatshëm të plehërimit i jepet fidaneve me sitemin pikë-pikë. Në tabelën numër 10 mund të shohim sasinë e ujit që i jepet tokës me anë të ujitjes sipërfaqësor. Për arsye se kultura e arrës është e ndjeshme ndaj kripshmërisë nuk duhet të përdoret klori (Cl). Në vend të kësaj duhet të përdoret sulfati i kaliumit. Kaliumi në strukturën e tri llojeve të tjera të plehërave është ndërtuar nga kloruli i kaliumit. Nëse analizat e dheut janë bërë, plehërimi bëhet në bazë të analizave .
Plehërimi me sitem pikë -pikë tek fidanet e arrës është paraqitur në tabelën numër 11.
Plehërimi bazë: Për 1 dylym,10 kg sulfat kaliumi pjestohet me sasinë e fidaneve në 1 dylym dhe i jepet sistemit me anë të gypave që kalojnë nëpër fidane dhe përzihen me dheun. Çdo vjet derisa fidani të arrijë rendimentin e mjaftueshëm, sasia e plehërave të dhënë në moshën njëvjçare, rritet për çdo vjet nga 15 %.
Meqënëse është e ndaluar përdorimi i nitratit të amoniumit (%33), përdoret ndonjë pleh tjetër që përmban nitrat .
**Për të rritur qëndrueshmërinë ndaj kushteve dimërore përdoret plehu MKB i cili përmban materiet ushqyese %52 P2O5 + %34 K2O.
Shënime: Sasia e plehut që duhet të përdoret brenda muajit shpërndahet në ditët kur do të bëhet edhe ujitja. Derisa fidanet do të arrijnë në marrjen e rendimenteve plehërimi do të vazhdojë me riitjen e dozës çdo vjet nga 15%.
Nëse nuk kanë filluar rreshjet, meqë nuk do të bëhet ujitja edhe plehërimi për atë muaj eliminohet.
Plehërimi i fidaneve që kanë arritur rendimentin e plotë:
Koha dhe mënyra e plehërimit bazë dhe mbi sipërfaqësor bëhen sipas udhëzimeve qe janë dhënë në pjesën e plehërimit. Plehu duhet të përdoret duke marrë bazë mënyrën e ujitjes. Në bazë të strukturës së tokës(i lehtë,i mesëm apo i fortë) plehun duhet vendosur në atë mënyre që të mos i kontaktoj rrënjët e arrarve dhe larg trungut. Plehërimi mbisipërfaqësor bëhet para fillimit të reshjeve. Plehërimi bëhet në bazë të analziave të dheut dhe sasisë së rendimentit të bimës. Nuk duhet përdorur pleh apo kombinime plehërash që përmbajnë klor, meqënëse këto bimë nuk e preferojnë kripshmërine. Për të rritur sasinë e yndyrës, përqindjen e proteinave dhe rritjen e aromës preferonet plehu bazë i sulfatit të kaliumit.
Azoti (N); Është materie bazë ushqyese për fidanin dhe bimën.
Fosfori (P); Forcon sisitemin rrënjor te bimës. Rrit numrin e luleve dhe frutave.Ngrit kualitetin e arrës dhe mundëson që vjelja të kryhet në kohën e duhur. Në tokat me pH të ulët të cilët do të trajtohen me gëlqere, patjetër duhet përdorur së bashku me plehun që përmban fosfor. Përdorimi i plehut me përmbajtje fosofri duhet bërë së paku një muaj pas trajtimit të tokës me gëlqere.
Kaliumi (K); Mundëson që fruti të jetë më i madh dhe i mbushur. Është direkt i lidhur me kualitetin e arrës. Ngritja e nivelit të yndyrës së arrës pasuron frutin me aromë. Duke punuar së bashku me kalciumin ndikon në forcimin e frutit dhe lëvozhgës. Ngrit qëndrueshmërinë e arrës kundër kushteve të jo të përshtatshme.





