Pajisjet e sistemit të Ujitjes Pikë-Pikë

Pajisjet e sistemit të Ujitjes Pikë-Pikë

Prizë Gjerdan

Nipellët dhe Rondelat

Instalimi i Sistemit të Ujitjes Pikë-Pikë:

Aparat i Shtrëngimit të Adapterit

Aparatet e Prerjes së Gypave

Aparat për shpuarje të gypave

Mjetet për shtruarje dhe mbledhje të gypave laterale

Makina për shtruarje të gypave siç mund të shihet në fotografinë nr. 1 mbledhet kur është në gjendje të mbyllyr, gypi i mbledhur nxirret ashtu si në fotografinë nr. 2 duke i hapur krahët lëvizëse.

Funksionim – Mirëmbajtje – Pastrim

Gypat e sistemit të ujitjes pikë-pikë pas montazhit dhe gjatë e pas sezonës së ujitjes kohë pas kohe duke u hapur fundi i gypave duhen larë me ujin nën presion. Frekuenca e larjes varet nga cilësia e ujit të përdorur dhe shkalla e akumulimit të materieve në fund të gypave që shkaktojnë mbylljen e kanaleve të pikatorëve ( mund të bëhet 1 herë në 15 ditë). Presioni në fund të gypave të sistemit të ujitjes pikë-pikë duhet të jetë minimum 0.6-0.9 atm. Përdorimi i sisitemit në presione më të ulëta mund të shkaktojë bllokime në kohët e mëtutjeshme.
Filterat duhet të pastrohen në atë frekuencë që diferenca midis presionit të hyrjes dhe daljes së filterit të jetë max. 0.5 atm.
Për të përcaktuar një program të ujitjes për bimët mund të përdoren metodat të ndryshme si tensionmetrat, kontejnerët e avullimit etj.
Në sistemet e ujitjes pikë-pikë, filterët të cilët përdoren në njësinë e kontrollit herë pas here duhen pastruar.
Frekuenca e pastrimit të filterëve mvaret prej cilësisië së ujit të përdorur .
Filterët që bllokohen pjesërisht ndikojnë në zvogëlimin e presionit të punës dhe si rezultat në paraqitjen e problemeve gjatë funksionimit të sisitemit.
Në varësi të kushteve të bllokimit të filterit, pajisjet mund të dëmtohen dhe furnizimi i sistemit me ujë mund të ndërpritet.
Pastrimi mund të bëhet me dorë ose në mënyrë automatike.

Pastrimi i Sistemit

Gjatë sezonës së ujitjes me qëllim të mos bllokimit të pikatorëve, në mes dhe në fund të sezonës së ujitjes, së paku dy herë, në dylym duhet vepruar me 1.5-2 kg ACIT NITRIK (85%) .
Së pari, uji derdhet në rezervuarin e plehut. Mbi të ngadalë dhe me kujdes derdhet acidi nitrik i cili jepet në fund të ujitjes.
Valvula kryesore e plehut plotësisht mbyllet dhe acidi i jepet sistemit brenda intervalit kohor 10 -15 minuta.
Motorri ndalet dhe pritet 20-30 minuta. Më pas aktivizohet dhe duke bërë hapjen e të gjitha pikatorëve një nga një , bëhet pastrimi i gypave të sistemit.
Më vonë sistemi përsëri aktivizohet dhe mundësohet që pikatorëve t`iu rrjedhë uji i përzier me acid. Ky veprim zgjat 10 minuta.
Duke i larguar mbyllëset nga fundi i gypave laterale sistemi përsërı aktivizohet. Këtë herë sistemit i jepet uji i pastër dhe në këtë mënyë përfundon pastrimi i sistemit dhe gëlqerja e tretur largohet nga sistemi.

x

Formular i Mbështetjes së Shpejtë