Nevojat Ekologjike të Gështenjës
Kushtet Klimatike
Në mënyrë që të piqen frytet e gështenjës, temperatura totale e përditshme nga lulëzimi në vjelje duhet të jetë 2000-2300 0C. Gështenja në kushtet dimërore mund të duroj temperaturën deri në -300C. Por janë shumë të ndjeshme ndaj ngricave të vonshme pranverore dhe atyre të hershme dimërore. Gështenja nuk ndikohet nga temperaturat shumë të larta verore, por ndikohet nga mungesa e rreshjeve, pra thatësia. Nevoja e ftohjes te gështenja është në vlerat mesatare por ende nuk janë përcaktuar apo gjetur vlerat e sakta. Pra e durueshme ndaj temperaturave të larta por jo thatësisë. Nëse reshjet vjetore janë më të ulëta se 600 mm duhet të bëhet ujitja. Nëse rreshjet totale në një regjion janë 600-1200 mm në vit, gështenja mund të zhvillohet dhe pa ujitje. Për këtë arsye reshjet janë shumë të rëndësishme në kultivimin e kësaj kuture. Por reshjet që bien në kohën e lulëzimit ndikojnë negativisht në mbajtjen e frutit në degë.
Kërkesat e Tokës
Gështenja është një bimë me rrënjë të mprehtë. Në vendin ku planifikohet të bëhet plantacioni me gështenja, dheu duhet të jetë i shkriftë dhe i thellë. Duhet të zgjedhen tokat që janë të pasuruara me kalium.Nuk preferohen tokat e rënda, me argjilë dhe me përcjellshmëri të dobët të ujit. Zakonisht këto lloje tokash kanë mundësi të madhe në përfitimin e sëmundjes së bojës së shkrimit (Sëmundja Mürekkep). Për këtë arsyje në vend të sasisë së madhe të gëlqeres, preferohet që toka të ketë ketë sasinë e potasiumit më të lartë. Ph`ja e tokës duhet të jetë 5,5-6.
Shumimi i Gështenjave
Edhe pse përdoren metoda të ndryshme të shumimit si zhytje, rrënjëzim me celik etj. Metoda qe më së shumti përdoret për shumim është prodhimi i fidaneve të shartuara.
Nënshartesat :
Cilësitë kryesore që duhen kërkuar në nënshtresë janë; përshtatshmëria e mirë me llojet të ndryshme, i durueshëm ndaj kushteve mjedisore, thatësisë dhe sëmundjeve .Në gështenja përshtatshmëria më e mirë e nënshartesës dhe mbishartesës bëhet ndërmjet individëve të të njëjtit lloj. Për këtë arsyje nëse mirren pararysh vetëm përshtatshmëritë e llojeve atëherë për llojet tona ato më e përshtatshmet janë nënshartesat e llojeve tona vendase. Por gështenjat Evropiane zakonisht janë të durueshme sëmundjes së bojë-shkrimit. Në Evropë janë zhvilluar disa lloje që janë rezistente ndaj sëmundjes së bojë- shkrimit dhe në përputhje me llojet e kulturës lokale. Por shkalla e përputhjes së këtyre llojeve nuk dihet ende.
Nënshartesat që përdoren duhet të kenë karakteristikat e mëposhtme:
Farërat duhet të jenë në fuqi të lartë të mbirrjes
Zhvillimi te nënshratesat duhet të jetë e fuqishmne dhe e barabartë. Në fund të vitit të parë të rritjes duhet të arrijë pjekurinë për shartim.
Nënshartesat e tjera që përdoren janë maravel dhe marigoule. Farërat e marrë nga këto lloje rrenjëzohen dhe mbi të bëhet shartimi me një lloj tjetër.
Prodhimi i Fidaneve
Për të arritur një mbirje më të lartë të farërve të gështenjës nevojitet të mbahen për një periudhë prej 3 muajsh të mbluar në një ambient të lagësht në temperaturë 0-4 oC. Si rezultat arrihet një mbirrje prej 90%. Para se të mbulohen farërat duhet të spërkaten kundër këpurdhave. Pasi që farërat dalin nga mbulesa, mbjellen në distancat 70-80 cm x 30 cm. Nëse shtohet një shtresë dheu prej 8-10 cm atëhere përshpejtohet shkalla e mbirjes. Pasi që mbjellen farërat vazhdon procedura e ujitjes, plehërimit, përpunimit të tokës dhe me një punë të rregullt bëhet zhvillimi. Në shartim absolutisht duhet të bëhet shartimi me syth. Për shartim me syth te gështenja duhet të mirren parasysh këto pika:
Kalemat për shartim të marra nga pemët e shëndosha dhe të varieteteve të mira, në pranverë para shpërthimit të sythave (në mars) duhet të ruhen në një frigorifer (2-3 oC) në perlit të lagësht ose në rërë të pastër.
Shartimi duhet të bëhet pasi që llojet e nënshartesava të lulëzojnë dhe pasi që të kalojë rreziku i të ftohtit (Në javën e parë dhe të dytë të muajit Maj).
Nga kalemat e shartimit të cilët janë ruajtur, merren sythat dhe kryhet shartimi me syth (zakonisht me metodën T).
Pasi të kryehet shartimi, prehen të gjithë lastarët mbi nënshartesa përveç njërit. Pasi të zihet shartimi atëhere prehet dhe ky lastar i lënë.
Bëhet mbikqyrja e fidanit të shartuar duke e ujitur, plehërosur, duke punuar tokën etj…
Pasi që gjethet të bien në vjeshtë, fidanet menjëhërë duhet të mbjellen në vendin e duhur. Sa është e mundur duhet që mbjelljen të mos e lëmë për në pranverë.
Krıjimi i një Plantacioni me Gështenja
Përgatitja e Terrenit
Në zgjedhjen e vendit për mbjellje duhet të mirren parasysh dy qështje të rëndësishme. Këto janë karakterisitikat e tokës dhe vendi. Toka duhet të jetë e depërtueshme, e ajrosur dhe e thellë. Tokat e rënda janë shumë të rrezikshme.
Luginat e gropave ku mblidhet të ftohtit paraqesin gjithashtu një rrezik për kultivimin e gështenjës. Plantacionet duhet të ngriten mbi 400 m lartësi mbidetare.
Mbjellja e Fidanëve
Për një polenizim natyral duhet të zgjedhen së paku dy lloje të për mbjellje në distanca të përcaktuara ku koha e polenizimit dhe mbajtjes së frutave i përshtatet njëri–tjetrit. Për këtë arsyje pema e tretë e çdo rreshti të tretë duhet të jetë pollenizues.
Për gështenjën është e përshtatshme mbjellja në distancat 10-12 m. Pemët mund të arrijnë deri në 15 m gjatësi në kushte normale të distancave të mbjelljes dhe në varësi të kushteve të mirëmbajtjes.
Sipas strukturës së tokës mund të përdoret forma trekëndore apo katrore. Gropat për mbjellje duhet të hapen në gjërësinë dhe thellësinë 40×50 cm. Në çdo fundgropë hudhen 150 -200 gr pleh komplekse (të përbërë). Ky pleh hudhet në gropë dhe përzihet. Pastaj mbi këtë përzierje shtohen disa lopata me dhe. Nëse plehu bie në kontak me rrënjët mund të bëhet tharja e rrënjëve.

Kujdesi vjetor për Gështenjën
Punimi i Tokës
Punimi i tokës i sjell dobi tokës në nga shumë aspekte duke filluar nga mbajtja e lagështisë dhe luftimin kundër barit të egër.
Nëse nuk bëhet punimi i tokës atëherë për mbajtjen e lagështisë duhet të përdoret malqimi (metoda e mbulimit të dheut me qëllim të ndaljes së avullosjes). Për këtë qëllim mund të përdoret kashta dhe materialet e tjera të ngjashme. Për 4-5 vitet e para, malqimi duhet të bëhet në trashësinë 3-4 cm, deri në atë diametër ku bije hija e bimës.
Malqimi nënkupton mbulimin e dheut me çfarëdo material sintetik apo natyral.
Malqimi bëhet me qëllim:
-Të rregullimit të temperaturës së tokës,
-Reduktimit të mundur të avullimit në sipërfaqjen e tokës,
-Ruajtjes së rrethinës së rrënjëve në përshtatshmëri me rritjen e bimës,
-Të mbajtjes nën kontrol të barit të egër.
-Lëvozhgat e bimës dhe byku, gjethet, kashta, bari, gjethe misri të copëtuar, plehu organik dhe të ngjashmet mund të emërohen si malqime organike.
Malqimet inorgnike janë guri, rëra,
zhavorri, hiri, pluhuri, dheu dhe të tjerat të ngjashme.
Kurse në malqimet sintetike marrin pjesë letra, mbulesa plastike, copëzat prej plastiku, shkuma plastike, shtresat prej alumini , asfalti dhe tretësirat e naftës.
Material Ideal i Malqimi;
-Duhet të jetë i lirë dhe i lehtë për përdorim
-Të qëndroj në vend
– Të reduktoj avullimin e tokës
-Të lejojë që uji të kullohet shpejt në tokë
-Në një mënyrë të rregullt, duhet të rregulloj temperaturën e tokës.


