Mirembajtja Vjetrore

Mirembajtja Vjetrore

Krijimi i Kopshtit apo Plantacionit

Forma e ndërtimit të pemishteve të bajameve ndryshon në varësi prej kushteve ekologjike të vendit. Në tokat jopjellore farat mund të mbjellen në vendet ku do të kultivohen dhe pastaj të shartohen në vend ose në pranverë apo vjeshtë në tokat ku mund të bëhet ujitja, mund të mbjellen fidanet të gatshme të shartuara. Plantacionet e bajamaeve krijohen me më së paku dy lloje të bajameve meqë ato tregojnë jopërputhshmëri reciproke nërmjet vetvete. Plantacioni mund të krijohet nga dy rende me fidane bazë që kanë vlerë ekonomike dhe një rend nga polenizuesit ose edhe dy rende nga fidanet bazë me vlerë ekonomike dhe dy nga ato polenizues. Distancat e mbjelljes ndryshojnë në varësi nga varieteti, kushtet ekologjike dhe kushtet e mirëmbajtjes. Këto distanca mund të jenë 3×3 m, 3×6 m, 5x6m dhe 6×6 m.

Krasitja te Fidanet e Bajameve

Forma që duhet t’i jepet pemëve të bajameve duhet të formohet brenda dy viteve të para. Frutat formohen mbi lastaret një dhe dyvjeçare dhe mbi degët grumbull.Krasitja duhet të bëhet me kujdes dhe gjatë krasitjes duhet larguar krasitjes së shumtë. Poashtu dhe një pikë me rëndësi është formimi i kurorës te bimët gjatë krijimit të plantacionit të bajameve. Kurora më e mirë për bajamën është sistemi i ashtuquajturi lideri i modifikuar. Brenda dy tre vitesh duhet të pëfundojë dhënia e kurorës. Në vitet e ardhshme rëndësia iu përkushtohet krasitjes së prodhimit apo rendimentit. Te bajamet duhet shmangur krasitjes së degëve të trasha. Vetë duhet të largohen degët mbi bimë që janë 0.5-3 cm të trasha. Dhe poashtu mund të mirren dhe degët e holla të bimëve që janë në zhvillim e sipër. Kjo ndikon që në stinën e dimrit të mos mbushet bima me shumë degë. Nëse duhet apo është nevoja për degë të trasha, atëherë sipërfaqet e vendeve të prera duhen të lyhen me dyll.
Krasitja e majave:Fidaneve të sapo mbjellura duhet të iu prehen maja . Fidani i mbjellur duhet të krasitet në 70-80 cm.
Krasitja Verore:Pas mbjellejs duhet patjër të bëhet dhe krasitja e verore. Me këtë krasitje fillon dhënia e formës së kurorës.
Mënyra e krasitjes:Në krasitjen e pemëve të bajameve u jepet forma e vazos. Meqënëse frutat tregojnë zhvillim në njëmamuze që kanë jetëgjatësi 5 vjeçare duhet treguar kujdes gjatë krasitjes.
Teknikat e krasitjes:Krasitja është një proces teknik. Për këtë arsyje i ka disa rregulla. Nëse këto rregulla i paraqesim në disa pika :

Pemët duhet të krasiten sipas asaj se në cilin periudhë fizilogjike janë.

  • Nga grumbullimi i fletëve si grup mund të vërehen vendet e grupeve të frutave që do të zhvillohen në vitin e ardhshëm. Frutat më së shumti vërehen në degët anësore apo pëgjatë lastarëve.
  • Me krasitje në të njëtën kohë do të mundësojmë që pema të rritet në barazapeshë dhe t`i formohet kurora. Nëse në vitet e para nuk e prekim fidanin e bajames kufizohet rritja apo zhvillimi.Për këtë arsyje në vitet e para lastarët e vitit të kaluar dhe sythet që do të formojnë grupe frutash deri në 20 cm duhet të krasiten.
  • Bima që do të krasitet duhet të shqyrtohet në tërësi dhe secila degë duhet të trajtohet veç e veç. Në pemët e zhvilluar mirë duhet të prehen degët në majet ku zhvillohet rritja vegjetative.

Ujitja e Bimës (Fidanit) të Bajamës

Në shtetin tonë kultivimi i bajameve bëhet në kushte të thata. Në venden ku rreshjet arrijnë mbi 600 mm nuk është e nevojshme ujitja shtesë. Ujitja në kohët e nxehta ka dobi të shumtë. Pas mbjelljes disa vite me rallë mund të nevojtet ujitja. Bajamet e shartuara pasi të zhvillohen mund të japin prodhim edhe në kushte të thata. Bajamet nuk janë bimë që kanë nevojë pë ujë të tepër. Por, nëse bëhet ujitja rendimenti do të rritet 2-4 herë. Për zgjatje të periudhës së ujitjes dhe për kontroll të barit të egër patjetër duhet të bëhet malqimi*.
*Malqim= Mbulimi i sipërfaqes së tokës me ndonjë material natyral ose sintetik.

Plehërimi për Fidane (Bimë) të Bajameve

Azoti i tepërt i përdorur për zhvillim të bimës nuk deponohet në tokë. Për këtë arsyje çdo vjet duhet të shtohet azot në tokë të plantacionit. Plehërimi i bërë sikurse te arra e shartuar jep rezultate pozitive.Kursa sasia e azotit, fosforit, kaliumit dhe mikrolementeve të tjera që do të përdoren mund të përcaktohen më së miri nga analizat e tokës dhe të gjetheve. Tokat e thella, që nuk e mbajnë ujin, me përcjellëshmëri të mirë janë të përshtatshme për bajame. Kurse në tokat e rënda, pa drenazhe dhe të varfëra bima nuk zhvillohet mirë. Në plantacione të bajameve duhet të hudhet pleh artificial sipas rezultateve të analizave të tokës. Gjatë plehërimit plehu i azotit duhet të përdoret mbi sipërfqaqe,kurse ato të kaliumit dhe fosforit nën diametrin e hijes së kurorës të krijuar nga bima.

Punimi i Tokës

Plantacionet e Bajameve në pranverë punohen me freze dhe bari i egër i paraqaitur gjatë dimrit varroset nën dhe. Një lëvrim i lehtë i tokës në vjeshtë lehtëson depërtimin e ujit të shiut dhe borës nën tokë dhe parandalon rrjelljen dhe largimin e tyre. Gjatë lëvrimit duhet pasur kujdes në mos dëmtimin e rrënjëve. Në pjesët ku është paqaqitur kanseri i rrënjëve punimi me dorëi tokës zbret në minimum dëmtimin e rrënjëve.

x

Formular i Mbështetjes së Shpejtë