Luftimi me Sëmundjet dhe Dëmtuesit

Luftimi me Sëmundjet dhe Dëmtuesit

Lufta kundër Sëmundjeve dhe Dëmtuesve

Lufta kundër sëmundjeve të ndryshme dhe dëmtuesve që paraqiten si problem te gështenjë nuk duhen lënë pas dore. Përndryshe, humbjet e mëdha ekonomike janë të pashmangshme. Lufta kundër tyre duhet bërë me trajtime kulturore dhe mjekësore.

Kanceri i Gështenjës

Kanceri i gështenjës është një sëmundje fungale. Sporet e kërpudhave përhapen më së shumti nga ndikimet njerëzore. Trajtimi me mjete jo sterile, shartimi me metoda jo të përshtatshme me teknikun dhe mjetet e ndryshme te vjeljes dhe me anë të erërave, insekteve, zogjve apo brejtësve bëhet bartja e sëmundjeve nga bima në bimë. Sporet kancerogjene depërtojnë në bimë nga pjesët e dëmtuara në trup apo degë të bimës. Kanceri mund të vërehet te indet me fryerje apo shembje, te lëvozhga me tharje dhe ngjyrë të kuqerremtë,dhe me shkatrimin e indeve të lëvozhgës. Kanceri i zhvilluar kur e mbeshtjëll në tërësi trupin dhe degët atëherë mund të themi se krejt pjesa e mbuluar vdes plotësisht. Kanceri nuk shihet në rrënjë, kështu që pema mund të mbijetojë duke dhënë lastare nga fundi.

Në pjesët e plagëve, në fillim vërehet shembje, pastaj formohet bymim dhe tharjet bëhen më të theksuara. Sëmundja mund të vërehet në degë, lastarë dhe mbi qafën e rrënjës.
Trajtimi patjetër duhet të bëhet nga njerëz të trajnuar.
-Trajtimi duhet të kryhet duke përdorur mjete të përshtatshme.
– Mjetet e përdorura për luftimin e sëmundjes duhet të dezinfektohen në çdo plagë ndaras.
-Me Gurë-Kali duhet të aplikohet në të gjitha sipërfaqet e plagëve që hapen gjatë trajtimeve mekanike.

Trajtim Mekanik

Pemët mbi 70 % të thara duhen larguar duke u prerë.

Degët kancerogjene duhet të prehen mbi 20-30 cm para pjesës së kancerit dhe të largohen nga mjedisi.

Pjesët kancerogjene te trupi dhe degët e mëdhenj duhet të jenë të larguara me gërvishtje nga zona.

Mjetet e përdorura në trajtimet mekanike duhet të dezinfektohen me zbardhues të rrobave.

Të gjitha sipërfaqet të plagosura duhet të mbyllen apo lyhen me Gurëkali apo katran dëllinje.

Lastarët e rinj të përfituara duhet të rallohen dhe duhet të mbikqyren

Trajtimi Biologjik

Në trajtimin biologjik përdoret raca hipovirulente.

Kjo është forma më efektive e trajtimit deri më sot.

Në këto raca ekziston një mikrob që është virus.

Ky virus mund të infektojë llojin virulent që shkatëron kancerin dhe si rezultat, kanceri mund të shërohet.

Mund të quajmë këtë një lloj vaksinimi. Në mënyrë që vaksinimi të jetë i suksesshëm, gara hipovirulente që aplikohet në pemë duhet të jetë në përputhje me kancerin.

Për këtë arsye, mostrat e marra veçmas nga pjesa kanceroze e çdo peme duhet të diagnostifikohen në laboratorin Bolu nga Drejtoria e Përgjithshme e Çështjeve Pyjore me qëllim të përcaktimit të llojit të kancerit dhe krijimit të hipovirulenteve të përshtatshëm. Indeksi i sëmundjes hipovirulente të prodhuar nga ekspertët duhet të aplikohet me mjete të përshtatshme.

Sëmundja e bojë-shkrimit

Pemët e gështenjave janë shkaktar të sëmundjes së bojë shkrimit (Phytophthora cambivora Petri). Është një sëmundje e rëndësishme që shkakton tkurrje në gjethe dhe shkakton klorozë, shembje në fytin e rrënjës, tharje, nën levozhgë në formë flake formon nekroz dhe në fazën e mëvonshme mund të shkaktoj tharjen e plotë të bimës. Në Bursa, që është vendi më i rëndësishëm i kulturës së gështenjës në rajonin e Marmarasë, sëmundja thuhet se ka ekzistuar që nga viti 1945 dhe madje edhe më herët. Me këtë sëmundje, kur hapim zonën rrënjësore të një bime, vërehen kalbjet dhe njollat e zeza. Kur largojmë lëvozhgën në fytin e rrënjës, një lëng i zi shfaqet mes lëvores dhe indit.

Paketat e transmetimit bllokohen dhe vërehet ngjyra e verdhë në gjethe. Kjo sëmundje është sëmundje e rrënjëve dhe qafës së rrënjës. Indet që shkaktojnë sëmundje hynë në bimë përmes plagëve që janë paraqitur në rrënjë dhe qafën e rrënjës. Sëmundja përhapet më shpejt te fidanet e reja, kurse më ngadal te bimet e vjetra. Gjethet e pemëve të reja të prekura nga sëmundja vyshken dhe thahen. Te bimët e vjetra tharjet fillojnë nga maja. Me ngadalë depërtojnë ne anët e poshtme. Gjethet e bimëve të cilët janë të sëmura mbeten të vegjël. Në tokat e rënda ato të cilët nuk e përcjellin mirë ujin nuk duhet të krijohen plantacionet me gështenja. Plantacionet duhet të krijohen nga llojet e shartuara mbi nënshartesat Marvel dhe Marigoule të cilat kanë rezistencë ndaj sëmundjeve.

Bleta Gal

Përshkrimi

Vendlindja e Bletës Gal të gështenjës është Kina. Ajo gjithashtu është identifikuar në disa vende evropiane. Në vendet tona për herë të parë është parë në zonat pyjore të gështenjave në Yalova në vitin 2014.

Biologjija

Vezët i kanë ovale, transparente.

Larvat i kanë të gjatë 2.5 mm dhe me ngjyrë të bardhë.

Në periudhën e parë dimrin e kalojnë si larva mbrenda në llastarë .

Si i rritur (pjekur); Me gjatësi, 2.5-3 mm, ngjyrë të zezë të shëndritshme dhe këmbë janë ngjyrë kafe.

Shumëzohet pa fekondim dhe njëherë në vit jep pasardhës.

Një i pjekur mund te bëje deri ne 100 vezë .

Në sytha ku janë braktisur vezët paraqiten ndryshim të ngjyrëve të indeve .

Në fund të prillit dhe fillit të muajit Maj kur fillojnë të dalin llastarët, fillojnë të formohen grumbuj(galet) me ngjyrë jeshile apo trëndafili me një diametër prej 0,4-2 cm. Ato të rriturit mund të fluturojnë në distanca shumë të largëta.

Simptomet

Pas shpërthimit të sytheve, bëhet i dukshëm formimi i gal `it me ngjyrë jeshile apo të kuqe

Vizitorët

I vetmi bartës i dëmtuesve është gështenja.

Dëmet

Galët të cilët formohen në gjethe dhe llastarë të gështenjave ndikojnë negativisht në rritjen e llastarëve dhe mbajtjen e frutit në bimë.
Galet zvogëlojnë zonat fotosintetike.
Rezulton në humbje të prodhimit deri në 80%.
Në shpërndarje të shumtë mund të zvogëlojë sasinë e frutave dhe pema mund të thahet.

Luftimi

Mënyra më efektive e luftimit është karantina.
Pema apo pjesët e saj që janë ndikuar nga sëmundja duhet të prehen dhe zhduken.
Suksesi është i dobët në trajtimet me kemikale.
Ajo mund të vihet nën presion të dëmshëm nga prodhimi dhe lirimi i armiqve natyrorë.
Pas zbulimit të tyre në Turqi, Ministria e Pyjeve dhe e Çështjeve të Ujit duke bashkëpunuar me Italinë, nga Italia solli armiq të këtyre dëmtuesve dhe në laboratorin në Yalova filloi të bëjë shumimin.Praziti TorymusSinensis të dobishme të shumuara në laborator filloi të lëshohet në pyje. Ministria bëri lëshimin e këtyre insekteve të dobishme me sasi në vitin 2015, 4 mijë e 500 dhe në 2016 4 mijë e 224 insekte.

Dëmtuesit

Larvat e brendshme të gështenjës (Cydiasplendana)

Ushqehet duke depërtuar brenda në frut, duke e shpuar lëvozhgën e frutit dhe i shkakton dëme. Duke i lënë të mbeturat e saj brenda në frut shkakton rënien e frutit dhe si rezultat rënien e çmimit të frutit në treg. Ndikojnë që ato fruta të dëmtuar të asgjësohen dhe të humbin vlerën e tregut dhe eksportit. Çdo vit japin një pasardhës. Në përgjithësi, larvat, gjatë vjeljes të cilët nuk e kanë përfunduar zhvillimin e tyre, nëpër depot e ruajtjes e arrijnë pjekurinë dhe dalin jashtë frutit duke e shpuar atë.

Lufta kundër dëmtuesve;

a-Frutat e gështenjave me larva të cilat janë të ndara në fazat e përpunimit duhet të zhduken nga kopshti menjëherë.

b- Duhet të sigurohet se tavani gjatë fazave të përpunimit të gështenjës të jetë prej betoni dhe murët të jenë të izoluara mirë. Thasët e gështenjës të sjella për shitje në vend të terrenit duhet të mbahen në dysheme prej betoni.

c- Një muajt pas daljes të produkteve për shitje, shpesh toka duhet punuar dhe duhen të zhduken larvat.

d- Zona e rrethuar (muri) në një lartësi prej 10-20 cm dhe baza ku vendosen thasat me gështenja duhet të jenë prej betoni.

e- Në mënyrë që të gjithë larvat në varrë të zbresin në tokë (ose në dysheme të varreve betoni), duhet të lihet një kohë minimum prej 1.5-2 muajsh midis vjeljes dhe shitjes.

Për trajtim mjekësorë; menjëherë para vjeljes, produkti para se të varroset në thasë spërkatet. 20-25 ditë pas kësaj spërkatjeje kur në thasë shfaqet lagështi, në atë grumbull bëhet aplikimi i dytë.

x

Formular i Mbështetjes së Shpejtë