Llojet e gypave dhe pajisjet lidhëse
Gypi Kryesor: Përcjellja e ujit në Manifold
Gypi Manifold: Shpëndarja e ujit në gypat laterale
Gypi i ujitjes pa pikatorë (gypi i thjeshtë): Përcjellja e ujit në gypin lateral
Gypi lateral (me pikatorët): Shpërndarja e ujit në pikatore.
GYPİ KRYESOR
Bën përcjelljen e ujit nga burimi tek linjët e gypave Manifold.
Pëbëhet nga gypat me presion të punës prej 6 atm, PVC (nën dhe) ose PE (mbi dhe ) të fortë.
Në sisitemet e vogla linja e gypit kryesor mund të vendoset mbi sipërfaqe. Në këto kushte përdoren gypat e forta PE .
Në ditët e sotme mund të gjejmë gypat të tipit PE-100 me dëndësi të lartë të cilët vendosen në nën tokë dhe janë të prodhuar veqanërisht për sisteme të ujitjes.
Gypat PE prodhohen në grupe të caktuara presionesh por ndaj ujit të përdorur për ujitje gypat prej 10 atm presioni janë të qëndrueshëm.
GYPİ MANİFOLD :
Bën përcjelljen e ujit nga gypi kryesor në gypat laterale. Nëse gypat laterale lidhen direkt me gypin kryesor, për të bërë kontrollin e ujit hyrës në krye të cdo gypi lateralë duhet të vendoset një valvulë . Ky ndikon në rritjen e kostos dhe poashtu e vështirëson punën e sistemit. Në vend të kësaj, sasia e përcaktuar e gypave laterale lidhet me linjën e gypit Manifold dhe mundësohet lidhja e gypit kryesor me atë manifold me një valvulë. Të gjitha gypat
laterale të lidhura me gypin manifold formojnë një njësi operative. Me hapjen e valvulës në krye të manifoldit , shpërndarja e ujit do të bëhet në mënyrë të barabartë për të gjitha gypat laterale. Sikur gypat kryesorë edhe gypat Manifold zakonisht vendosen në nën tokë dhe përbëhen nga gypat e forta PVC. Në sistemet e vogla gypat manifold vendosen shpesh mbi sipërfqe të tokës dhe në këtë rast përdoren gypat PE. Gypat Manifold mund të instalohen në vendet pa pjerrtësi apo në teposhtëz . Duhet shmangur instalimit në vende me pjerrtësi të lartë. Këto linja mund të jenë pingule ose paralel me gypin kryesor.
Nga linja e gypit manifold në intervale kohore të përcaktuara bëhet ndarja e lateraleve, shkalla e rrjedhjes në përfundim të gypit zvogëlohet dhe bie në zero.
Linja e gypit kryesor bën përcjelljen e ujit nga një pikë në tjetrën dhe shkalla e rjedhjes është konstante.
Gypı I Thjeshtë Pa Pıkatore:
Përbëhet nga gypat mbi të cilët janë të vendosura pikatorët. Instalohet mbi sipërfaqen e tokës dhe për këtë qëllim përdoren gypat e buta PE . Zakonisht në çdo rend të bimës vendoset një gyp lateral. Nganjëherë, në çdo rend të bimës vendosen nga dy lateral dhe në disa raste në dy rende vetëm një lateral bëhet i mjaftueshëm. Gypat lateral sikurse ato manifold mund të instalohen në vendet pa pjerrtësi apo në teposhtëz . Duhet shmangur instalimit në vende me pjerrtësi të lartë . Gypat laterale me diametë Ø12mm dhe Ø20mm janë prodhuar duke vendosur pikatore në gypa të butë polietileni të cilat janë rezistente ndaj rrezeve ultravjollce . Llojet më të zakonshme të këtyre sipas shkallës së rrjedhjes së tyre janë ato 2 lt/orë dhe 4lt/orë.
Pajisjet lidhëse (fittings)
Janë pajisje që përdoren në lidhjen(bashkimin) e gypave të sistemit me njëri–tjetrin, lidhjen e grupeve të valvulave me linjat e gypave kryesore si dhe lidhjen e kokave të pikatorëve me gypa laterale .
Në këto pajisje përfshihen: Lidhëset unazë, reduktorët, bërrylat, Te`ja, reduktor Te, adapterë mashkull , adapterët femër, kapakët, mbyllësat të verbër etj.
PIKATORËT
Janë elementet më të rëndësishme të sistemit dhe duhet të zgjedhen me kujdes. Pasi uji me presion kalon nga gypat laterale, duke rrjedhur gjatë gypit, energjia e ujit thehet në shkallë të lartë pë shkak të fërkimit. Si rezultat i kësaj, uji nga pikatorët rrjedh me një shkallë të vogël të rrjedhjes dhe infiltrohet në tokë. Pikatorët ndahen në dy grupe; Pikatorët On-line, ato të cilat kryesiht montohen në terren, dhe pikatorët In-line të cilët montohen në fabrikë. Te pikatorët të cilët janë montuar mbi gypin Lateral, pjesa hyrëse e pikatores gjendet mbrenda në gyp kurse trupi gjendet jashtë pikatores. Këto lloje të pikatorëve janë me hyrje të shpuar dhe zakonisht rruga e rrjedhjes është e shkurtër. Energjia e ujit thehet në hymje në orifis dhe gjatë rrugës së rrjedhjes. Në gypat laterale in-line, pikatorët janë të vendosura pëgjatë gypit lateral me distanca fikse. Rruga e rrjedhjes zakonisht është e gjatë. Uji në pikatorë depërton nga muri i gypit lateral, gjatë rrjedhjes së gjatë bëhet thyerje të energjisë dhe uji del jashtë gypit lateral. Me metodat e ujitjes pikë-pikë, në masë të madhe bëhet kursimi i ujit. Me këtë ujë ujiten dhe shumë zona të tjera. Dhe kjo nëkupton shërbime për më shumë persona dhe poashtu rritje në prodhimtari dhe kualitet, gjegjësisht rritje të ardhurave kombëtare.
Janë elementet më të rëndësishme të sistemit dhe duhet të zgjedhen me kujdes .
Pasi uji me presion kalon nga gypat laterale, duke rrjedhur gjatë gypit, energjia e ujit thyhet në shkallë të lartë pë shkak të fërkimit.
Si rezultat i kësaj, uji nga pikatorët rrjedh me një shkallë të vogël të rrjedhjes dhe infiltrohet në tokë.
Pikatorët ndahen në dy grupe ; Pikatorët On-line ato të cilat kryesiht montohen në terren, dhe pikatorët In-line të cilët montohen në fabrikë.
Pikatorët të cilët përdoren më së shumti në varësi prej shkallës së rrjedhjes së ujit janë ato 2 litra /orë dhe ato 4 litra /orë.







