Llojet e Gështenjave
Varietetet me fruta të mëdhenjë: Llojet që hyjnë në këtë grup me një ndryshim të vogël sipas viteve zakonisht janë shumë të mëdhenjë dhe të medhënj
Gështenja Sarëashëlama (Sarıaşlama): Pema rritet gjysmë e drejtë me një forcë mesatare. Është varitet produktiv. Frutat janë të formës ovale, në drejtim të majës në formë trekëndëshi dhe baza e frutit e drejtë. Lëvozhga e frutit e hollë, me ngjyrë tipike gështenjeje, e shëndritshme pa qime, sipërfaqja me vija të lehta dhe të rralla, pjesa e brendshme ngjyrë kremi, membrana (mbështjellësi) e farës hyn thellë në farë dhe vështirë ndahet derisa është e freskët. Ky lloj produktiv çdo vjet jep produkte dhe vilet çdo 10 ditët e para të muajit Tetor. Lulëzon në mes stinëve (në mesin e muajit qershor). Është lloj i përshtatshëm për tavolinat tona dhe ka përdorim në industrinë e ushqimit (ëmbëlsirave). Gështenja është shumë e ndjeshme ndaj sëmundjeve si ndaj kancerit të degës dhe sëmundjes së bojës së shkrimit (Phytophthora cambivora Petri).
Gështenja OSMANOGLU (Osmanoğlu): Është lloj i hershëm. Frutat zakonisht kanë formë ovale dhe shpesh me një formë trekëndëshi, simetria nuk vërehet gjithmonë për të qenë e plotë në fruta. Lëvozhga e frutit e hollë, me ngjyrë tipike gështenjeje, e shëndritshme me qime (maja e frutit më e mbushur qime), sipërfaqja me vija të lehta dhe të rralla, pjesa e brendshme ngjyrë kremi, membrana e farës hyn thellë në farë dhe vështirë ndahet derisa është e freskët. Por gjatë zierjes për shkak të shëndarjes jo të shumtë të farës, përdoret në prodhimin e ëmbëlsirave.Ky lloj produktiv çdo vjet jep produkte. Vilet në javën e dytë të muajit Shtator. Madhësia e frutave ndryshon shumë gjatë viteve.
Gështenja VAKIT: Rritet në rajonin bregdetar të Yalovës. Frutat janë formë trekëndëshe. Lëkura e frutave është në trashësi të mesme, ngjyra është afër ngjyrës së gështenjës dhe e shëndritshme, maja e frutave është dukshëm e dendur e qimëzuar, sipërfaqja është paksa me vija. Pjesa e brendshme është ngjyrë kremi, membrana e farës hyn thellë në arë dhe vështirë ndahet derisa është e freskët. Ky lloj produktiv cdo vjet jep produkte. Vjelja bëhet në fund të muajit Shtator. Lulëzon në stinët mesatare.
Gështenja INEGOL (Inegöl): Frutat janë të formës së rrumbullakët, afër ovales, me ngjyrë tipike të gështenjës, e shënditshme, sipërfaqja paksa me vija. Pjesa e brendshme është ngjyrë kremi, membrana e farës hyn thellë në farë dhe lehtë ndahet derisa është e freskët. Ky lloj produktiv që çdo vjet jep produkte, vjelet në fund të muajit Shtator. Madhësia e frutave ndryshon shumë gjatë viteve.
Varietetet e hershme:
Këto lloje zakonisht hyjnë në grupin e frutave shumë të vegjël. Janë varietete shumë të hershme.
Gështenja KARAMEHMET: Frutat janë afër formës së rrethit, lëvorja e frutave është e mbyllët dhe pak e shëndritshme dhe e trashë. Pjesa e brendshme është ngjyrë kremi, membrana e farës hyn pak në farë dhe nuk ndahet lehtë nga lëvozhga derisa është e freskët. Me produktivitet të mesëm, ky lloj çdo vjet jep prodhim. Vjelja bëhet në javën e parë të muajit Shtator. Frutat janë shumë të vegjël.
Gështenja HACËIBISH (Hacıibiş): Frutat janë afër formës së rrethit, lëvorja e frutave është mesatare e mbyllët, pak e shëndritshme dhe e trashë. Pjesa e brendshme është ngjyrë kremi, membrana e farës hyn pak në farë apo fare nuk hyn. Nuk ndahet lehtë derisa është e freskët. Ky lloj produktiv çdo vjet jep produkte. Vjelja bëhet në javën e dytë të muajit Shtator. Frutat i kanë shumë të vegjël.

Varietetet e përshtatshme për të bërë brumë:
Këto fruta janë zakonisht me madhësi të vogël apo të mesme dhe kararkteristikat specifike të tyre janë: Membrana e farave qërrohet më lehtë dhe nuk depërton brenda në frut.
Gështenja MAHMUTMOLLA: Lëvozhga e frutave është me ngjyrë gështenjeje, mesatarisht e shëndritshme dhe me sipëfaqe të qimosur. Pjesa e brendshme është ngjyrë kremi, membrana e farës hyn pak në farë apo fare nuk hyn. Ndahet mesatarisht nga lëvozhga derisa është e freskët. Ky lloj produktiv çdo vjet jep produkte. Vjelja bëhet në javën e fundit të muajit Shtator. Frutat janë të madhësisë mesatare dhe të vogla. Lulëzon në stinët mesatare dhe të vonshme.
Gështenja HACËOMER (Hacıömer): Pema zhvillohet me forcë mesatare dhe formojnë kurorë të gjërë. Frutat zakonisht kanë formë përafërsisht të rrumbullakët. Lëvozhga e frutit është e hollë, me ngjyrë mesatare të mbyllët dhe e shëndritshme, pjesa e brendshme ngjyrë kremi, membrana e farës hyn pak në farë. Ndahet apo qërohet lehtë kur është e freskët. Frutat janë të madhësisë mesatare dhe të vogla. Është një lloj i mirë që preferohet si polenizues. Është lloj produktiv. Vjelja i bëhet në javën e tretë të mujait Shtator. Është e përshtatshme për përgatitjen e brumit dhe për konsumim të freskët.
Shumica e llojeve të përmendura më lartë janë varietete të gështenjës që në kushtet e vendit tonë rriten me rendimente më të larta. Përveç kësaj, pëveç llojeve vendase ka edhe lloje të varietetve të huaja të gështenjave që rriten jashtë vendit dhe zënë një vend të rëndësishëm. Këto llojet janë si më poshtë.
İtalia; Pesio, chiusa, val susa, luserna, castel del rio,
Franca; Sardonne, montagne, bouche de bétizac, marsol, comballe, bournette, maraval, maridonne, marigoule,
Bouche de bétizac
Maraval
Marigoule
Marsol
Spanja; FAMOSA, AMARELANTE, LONGAL, GARRIDA, INXERTA, LOURA,
Japonia; TSUKUBA, GINYOSE, ISHIZUKI, TANZAWA
GËSHTENJA AMERIKANE (C. DENTATA BORKH.): Është një nga llojet më të rëndësishme të drunjëve në shtetet lindore të Amerikës. Deri në fund të viteve 1800, farërat kancerogjene (Endothia parasitica) të importuara nga Kina kishin shkaktuar dëme të mëdha dhe deri në vitet 1950 pothuajse janë zhdukur të gjithë këto lloje. Sot ka vetëm pemë të mbetura. Bën pemë të drejta dhe të larta. Një nga fidanët e vjetra sythet i kanë të kuqe të errët, e shëndritshme dhe sythet ovale të mëdhenj mbi të janë të drejtuara nga jashtë. Me Gjethe të gjata dhe pa qime. Frutat janë shumë të vegjël (150-320 copë / kg), të ëmbla dhe membrana apo thelbi i qërohet lehtë.
GËSHTENJA KINEZE (C. MOLLISIMA BL.): Forma e trupit të pemës e rrumbullakët. Sipërfaqja e poshtme ka gjethe të gjëra dhe të trasha me pupla. Paraqiten puplat në maje të një filizi (sythi) të vjetër. Mund të përshtatet strukturave të ndryshme të tokës dhe kushteve të ndryshme klimatike. Është e durueshmen daj temperaturave gjer më -29oC. Është rezistente ndaj kancerit Endothia parasitica. Madhësia e frutave është e ndryshme (60-300 copë / kg).
GËSHTENJA JAPONEZE (C. CRENATA SIEB & ZUCC.): Pemët zakonisht kanë një formë përhapëse. Rezistenca ndaj klimave dhe tokave të ndryshme nuk është aq sa në gështenjat kineze. Nën tempaturen -15 ° C fillon të dëmtohet. Gjethet i kanë të ngushta, me dhëmbëza të vogla dhe baza e fletës ka siperfaqe të drejtë. Madhësia e frutave ndryshon nga shumë e madhe në shumë të vogël. Zakonisht nuk janë të shijshme
GËSHTENJA EVROPIANE (C. SATIVA MILL.): Zakonisht formojnë pemë të larta që rriten në mënyrë të drejtë. Tregojnë ndryshime sa i përket sëmundjes së kancerit E. parasitica dhe rezistencës ndaj të ftohtit. Gjethet janë të ngjashme me gështenjën amerikane dhe skajet i kanë të dhëmbëzuara. Por sipërfaqja e poshtme përmbajnë qime. Degët e vjetra i kanë të forta, sythet më të mëdhenj në krahasim me llojet e tjera, të kuqërremtë, të rrumbullakët dhe ovale. Lëkura e frutave është ngjyrë kafeje. Madhësia ndryshon shumë. Ka shumë lloje të kulturave.


 
                 









 
