Llojet E Arrës
Arra Chandler

Është njëra prej fidaneve që jep më së shumti produkte. Frutat i ngjajnë një veshulle rrushi. Nga pamja e jashtme është me lëvore të hollë, pak e palëmuar dhe në formë ovale . Lehtë thehet dhe nxirret nga lëvozhga. Në moshën 7-9 vjeçare një bimë prodhon 25-40 kg fruta . Në moshën 10-19 vjeçare një trup Chandler prodhon përafësisht 50-70 kg arra. 20-.. vjet një bimë mund të arrijë prodhimtarinë deri në 100 kg. I përshtatetet kushteve klimatike të zonës ku mbjellet. Në pranëverë lulëzon me vonesë prandaj nuk ndikohet nga ngricat e vonshme pranëverore. Mund të mbjellet në hapësirat ku lartësia mbidetrare arrin deri në 1200 metra. Në vitet e fundit, Chandler’i është duke u importuar prej SH.B.A dhe Kilit në Turqi.
| Origjina: | SH.B.A.Kaliforni |
| Madhësia e frutit me lëvozhgë: | 40-42 mm. |
| Pesha me lëvozhgë: | 12-14 gr. |
| Pesha e brendshme: | 6-8 gr. |
| Ngjyra e brendshme: | Beyaz |
| Rendimenti i brendshem: | %50 |
| Pollonizuesi: | Franquette, Fernett |
Arra Pedro

Është melez i Chandler`it. Është produktive dhe fletët i ka të vegjël. Preferohet që mbjellja të bëhet në hapësirat ku dominojnë ngricat e vonshme pranëverore. Nuk është i përshtatshëm për zonat me tempertura shumë të larta. Gjatë verës kërkesa e ujitjes është e madhe. Kurora është e vogël në forma asimetrike dhe kërkohet që çdo vjet rregullisht të kryhet krasitja sepse kjo i mban frutat në fidanet vjetore. Mund të mbjellet në hapësirat ku lartësia mbidetrare arrin deri në 1200 metra.
| Origjina: | SH.B.A Kaliforni |
| Madhësia e frutit me lëvozhgë: | 37-39 mm. |
| Pesha me lëvozhgë: | 12 gr. |
| Pesha e brendshme: | 5,7 gr. |
| Ngjyra e brendshme: | E verdhë |
| Rendimenti i brendshem: | %47 |
| Pollonizuesi: | Franquette, Chandler |
Arra Fernor

Është shumë produktive. Në një tufëz mund zhvillohen 2-3 fruta.Lëvozhga është e hollë. Thehet lehtë dhe ndahet lehtë nga lëvozhga. Është e përshtatshme për mbjellje në zonat me temperatura të ulëta. Mund të mbjellet në hapësirat ku lartësia mbidetrare arrinë në 1200-1700 metra.
| Origjina: | Franca |
| Madhësia e frutit me lëvozhgë: | 40-42 mm. |
| Pesha me lëvozhgë: | 13 gr. |
| Pesha e brendshme: | 6,9 gr. |
| Ngjyra e brendshme: | E Verdhë |
| Pollonizuesi: | Fernette, Shebin |
Arra Franquette

Është produktive. Në një tufëz mund zhvillohen 2-3 fruta. Lëvozhga është e hollë. Thehet lehtë dhe ndahet lehtë nga lëvozhga. Është e përshtatshme mbjellja e këtij lloji deri në 1200 metra lartësi mbidetare.
| Origjina: | Franca |
| Madhësia e frutit me lëvozhgë: | 42-43 mm. |
| Pesha me lëvozhgë: | 11,5 gr. |
| Pesha e brendshme: | 5,5 gr. |
| Ngjyra e brendshme: | E Bardhë |
| Rendimenti i brendshem: | %46 |
| Pollonizuesi: | Chandler, Pedro |
Arra Fernette

Është produktive. Në një tufëz mund zhvillohen 2-4 fruta Lëvozhga është e hollë. Thehet lehtë dhe ndahet lehtë nga lëvozhga. Është e përshtatshme mbjellja e këtij lloji në 1200-1700 metra lartësi mbidetarte.
| Origjina: | Franca |
| Madhësia e frutit me lëvozhgë: | 40-42 mm. |
| Pesha me lëvozhgë: | 13 gr. |
| Pesha e brendshme: | 6,9 gr. |
| Ngjyra e brendshme: | E Verdhë |
| Pollonizuesi: | Fernette, Shebin |


