Kur bëhet mbjellja e fıdanit të arrës?
Koha e mbjelljes për fidane të arrave me rrenjë te hapura
Njëri ndër faktorët më të rëndësishëm për të pasur suksese në kultivimin e fidaneve janë kualiteti i fidaneve dhe ruajatja e tyre derisa të arrijnë në destinacionin e duhur.
Fidanet me rrënjë të hapura për tu transportuar nga zona e kultivimit së pari duhet ta kalojnë periudhën e qetësisë dimërore.
Fidanet të cilat e kanë kaluar këtë periudhë mund të nxjerren nga dheu. Fidanet e nxjerra duhet së shpejti ose të mbjellen në vendet e planifkuara ose te ruhen në depo të kontrolluar dhe të mbullohen rrënjët me rërë deri të bëhet mbjellja në destinacion të duhur.
Në fidanishtet tona fidanet fillojnë të nxjerren në mes të muajit Nëntor dhe zgjat deri në muajin Prill. Siç kuptohet edhe nga teksti më lartë në vendet tona koha e mbjelljes fillon në maujin Nëntor dhe përfundon në muajin Prill.
Mbjellja e fidaneve me rrënjë të hapura sipas kushteve atmosferike;
1.Nëse dimri është i butë dhe vera e nxehtë dhe e thatë
Fidanet me rrënjë të hapura duhet të fillojnë të mbjellen në muajin nëntor dhe mund të vazhdojë mbjellja deri në maujin prill. Posaqërisht mbjelljet që bëhen në dimër ndihmojnë në zhvillimin sa më të shpejtë të sistemit rrënjor.
2. Nëse vera dhe dimri kanë temperatura normale;
Në zona të tilla mbjellja mund të bëhet në mes të maujve nëntor-dhjetor dhe shkurt-prill. Gjatë muajit janar dhe deri në javën e dytë të muajit shkurt nuk preferohet të bëhet mbjellja për shkak të kushteve jo të përhstatshme atmosferike.
3. Nëse dimri është i ashpër dhe vera shumë e nxehtë;
Nuk preferohet të behet mbjellja në periudhen para dimërore dhe në stinën e dimrit. Me ardhjen e pranverës gjatë muajve mars –prill mund të bëhet mbjellja e fidaneve me rrënjë të hapura.
Mbjellja e fidaneve me kubik (Në vazo)
Fidanet të cilat mbjellen në vazo janë të gatshëm të mbjellen në çdo sezon të vitit.
Qëndrimi i vazhdueshëm i rrënjëve në dhe, dhe poashtu transporti së bashku me dheun e largojnë problemin e sezonës për mbjellje. Jo aq sa në fidane me rrënjë të hapura por edhe në këto lloje të fidaneve klima do të këtë një ndikim në proces të mbjelljes.
1.Nëse dimri është i butë dhe vera e nxehtë dhe e thatë
Ne këto zona mbjellja preferohet te bëhet në vjeshtë, dimër dhe pranverë. Nëse në plantacionin ku do të bëhet mbjellja nuk do të ketë problem të ujitjes mund të bëhet mbjellja edhe në stinën e verës.
2. Nëse vera dhe dimri kanë temperatura normale;
Mbjellja e fidaneve në qese mund të behët në çdo muaj.
3. Nesë dimri është i ashpër dhe vera shumë e nxehtë;
Ne vendet me dimër të ashper assesi nuk duhet të bëhet mbjellja. Kohët më të preferuara të mbejlljes janë muaji prill, maj dhe qershor. Është me rëndësi që në kohën e dimrit këto fidane të jenë të adaptuara mirë me tokën.
Fidanet të arrës dhe bajameve mund të mbjellen në formë me rrënjë të hapura apo në kubik. Fidanet me rrënjë të hapura duhet të mbjellen në periudhen nëntor –prill, kurse fidanet me vazo ne tërë stinët e vitit.
Me të mbjellur fidanet me rrënjë të hapura duhet pasur kujdes që rrënjët të mos lakohen. Rrënjët në tokë duhet të vendosen thellë në atë mënyrë që të mos mbetet hapësirë ajrore. Para mbjelljes rrënjët duhet të pastrohen nga pjesët e lakuara dhe të thara.
Fidanet në vazo apo kubike para mbjellejs duhet të nxjerren nga vazoja dhe pa u shpërndarë dheu të mbjellen.
Në të dy format e mbjelljes; në bazë të formës së rrënjës, moshës dhe trupit duhet pasur kujdes në hapjen ideale te gropave, shtrëngimin e dheut dhe dhënien e ujit të jetës .
*Mbjellja nuk duhet të bëhet nëse ekzistojnë ngricat.
*4-5 ditë pas mbjelljes sipërfaqja e ujitur e dheut përreth fidanit punohet për t`iu shmangur tharjes së dheut.
*Fidanet e gjata duhet të lidhen në mbajtëse me qëllim të mosthyerjes.
Mbjellja e Fidanit të Arrës
Së pari, hapet një gropë e gjërë 50-60 cm dhe deri 150 cm të thellë me lopatë apo eskavator sipas strukturës së tokës që do të punohet. Dheu i nxjerrë shpërndahet në sipërfaqe dhe nuk përdoret gjatë mbjelljes. Gjatë mbjellejs përzihen 1/3 dheut sipërfaqësor,1/3 plehut të shtazëve i djegur mirë dhe 1/3 rërë lumi. Sipas analizave të dheut duhet përgatitur 600-800 gr pleh artificial për bimë për në fund të gropës (400-500gr) dhe për mbi gropë(200-300gr).
Me rallë;
- Në fund të gropës në bazë të analizave që bëhen vendosen 400-500 gr pleh artificial.
- Me përzierjen që është përmendur edhe më lartë: dheun sipërfaqësor, plehun shtazor dhe rërën e lumit, e mbushim gropën, Ndërsa pjesa prej 40 cm thellësi deri në sipërfaqe të gropës mbetet e zbrazët.
- Mbajtësja e fidanit nga druri vendoset në kah të duhur që të mos ndikohet fidani nga erërat.
- Pjesa e shartuar e dalë e fidanit kthehet nga perëndimi dhe vendoset në 6-8 cm mbi sipërfaqe të dheut.
- Përsëri me dheun e përzier vazhdon të mbushet gropa.
- Dheun në rrethin e fidanit duhet shtypur mirë me këmbë me qëllim të ndalimit të kontaktit të rrënjëve me ajrin, duke pasur kujdes në mosdëmtimin e rrënjëve.
- Mbi sipërfaqen e dheut vendoset 200 – 300 gr pleh artificial, me një shtresë të hollë dheu mbulohet plehu dhe shpërndahet mirë në sipërfaqe.
- Fidani lidhet me lidhëse me një mbajtëse pa e dëmtuar trupin e bimës.
- Me të dhënë ujin jetësor përfundon mbjellja .





