Kerkesat Ekologjike

Klima

Bademi apo bajamet janë të durueshëm temperaturave të larta aq sa është edhe pjeshka. Në malet Toros në lartësi mbitedare 1050 m mund të kultivohet pa asnjë dëm. Por ndër faktorët e parë që kufizojnë kultivimin e bajameve janë ngricat e vonshme pranverore. Sepse, bajamet lulëzohen shumë më herët në krahasim me llojet e tjera të frutave që kultivohen në klimë të butë. Prandaj, në vendet ku ngricat pranverore të vonshme shihen vazhdimisht nuk është e mundur të sigurohet një produkt i qëndrueshëm nga bajamet. Bajamet në kohën e sapo lulëzimit një kohë të shkurtër mund të qëndrojnë deri në -4.4oC, kur petalet fillojnë të bien shkalla e qëndrueshmërisë është -2.2 ° C, kurse frutat e vogla pësojnë dëme në temperaturat -1, -0.6oC.Në vendet ku ngricat e pranverës së vonshme janë efektive, për të krijuar një pemishte me bajame duhet të merren masa si më poshtë:
a) Përzgjedhja e metodave që sigurojnë zgjimin e vonshëm
b) Krijimi i plantacioneve në shpatet ku ajri i ftohtë do të rrjedhë dhe të largohet
c) Përzgjedhja e varietetve që lulëzojnë vonë dhe që koha e lulëzimit është e gjatë,
d) Marrja e masave të nevojshme teknike dhe kulturore kundër rrezikut të ngricave,

Pjekja e frutave të bajames ndodh në 6-8 muaj, nga lulëzimi deri nëformimin e lëkurës së frutit. Në këtë period të gjatë i shtohet nevoja për SHOSHZ(shuma e orëve të shkallës së zmadhimit). Në vendet ku nuk ka temperatura të nxehta të mjaftueshme gjatë stinës së verës, nuk mund të bëhet një kultivim ekonomik .

Toka

Bima e bajameve nuk është përzgjedhëse në aspektin e tokës. Në ato vende ku nuk mund të zhvillohen mirë bimët e tjerë, në tokat e thata, gurore, zhavorr dhe gëlqerorë bajamet zhvillohen mirë. Megjithatë, preferojnë toka të thella. Në vende të tilla rrënjët mund të shkojnë më thellë deri në katër metra. Sidoqoftë, bajamet japin rezultate më të mirë në tokat e shkriftë dhe rërore. Bajameve nuk i pëlqejnë lagështia e tepërt në tokë dhe paqëndrueshmëria e ujërave nëntokësore.

Tokat me rërë, zhavor dhe ato të thata duhet të ushqehen me materie organike. Edhe bima e bajames sikurse ajo e pjeshkës ka nevojë për Azot. Në toka ku eksizton mungesa e materieve bima nuk zhvillohet mirë, frutdhënia është e dobët dhe brendësia e frutit duke mos u formuar mirë nuk e mbush lëvozhgën e frutit dhe jep një strukturë me rulla.

x

Formular i Mbështetjes së Shpejtë