Kemigasioni (Plehërimi)
•Fertigimi me një përkufizim të thjeshtë nënkupton aplikimin e lëndëve ushqyese (plehra të lëngëta ose të ngurta) në tokë ose zonë rrënjore të bimëve nëpërmjet sistemit të ujitjes së bashku me ujin vaditëse.
•Procesi i Kemigacionit gjithastu përfshin edhe pastrimin e disa pjesëve të sistemit të ujitjes apo me qëllim të pastrimit të ujit dhënien e klorit, acideve apo kemikaleve të tjerë së bashku me ujin e ujitjes.
•Është emëruar sipas llojeve të kemikaleve:
– Fertigasion, elementet ushqyese të bimëve-plehërave ,
– Fungigasion, për largimin e këpurdhave (fungisitet),
– Insektigasion, për largimin e insekteve (insekticit),
–Herbigasion, largimin e barit të egër (herbicit)
Të gjithë mund të përdoren së bashku me sistem gjatë ujitjes.
•Përdorimi i kemikaleve apo plehërave me anë të sistem të ujitjes pikë-pikë nuk duhet të shkaktojë bllokime apo korrozione të gypave .
Pajisjet e Fertigasionit
Në bazë të parimit të punës pajisjet e Fertigasionit mund të ndahen në dy grupe:
•Sistemet që punojnë me efekt të vakuumit nga pompa
•Sistemet e bazuara në presion.
– Rezervuar i mbyllyr i plehërave (me lidhje anash by-pass),
– Një pjesë e Venturit dhe Rezervuar i hapur i plehërave
Lidhja direkte
Lidhja by-pass
Pompat (Pompat e fertigasionit)
Rezervuari i Plehut
•Çözeltideki gübre konsantrasyonunun kontrolü sınırlıdır,
•Në sistemet e ujitjes pikë-pikë, materiet ushqyese për bimë përzihen me ujë të ujitjes. Për këtë qëllim, përdoret plehu i lëngëzuar.
•Sasia e plehut të lëngëzuar të llogaritur sipas madhësisë së zonës që duhet të ujitet vendoset në rezervuarin e plehut në njësinë e kontrollit.
•Rezervuari i plehrave është i lidhur me gypin kryesor në dy pika me anë të valvulave mbi gypin. Njëra për hyrje të ujit në rezervuar, tjetra për daljen e ujit .
•Në rezervuarin e plehut, gypi i hyrjes vazhdon deri në fundin e rezervuarit. Kurse gypi i daljes fillon menjëherë në pjesën e sipërme të rezervuarit.
•Në pjesë e sipërm të gypit dalës vendoset një mjet për shkarkimin e ajrit .
•Në ndërkohë, në gypin kryesor, para pikës së hyrjes në rezervuarin e plehut vendoset një valvul kontrolli. Kështuqë, plehërat e përziera me ujë nuk mund të drejtohen drejt burimit të ujit.
Metoda e lidhjes së rezervuarit të plehrave në sistemin e ujitjes me metodën e anashkalimit (by-pass)
Gjatë plehërimit, doza nuk është e barabartë, ajo ulet gjatë përfundimit të aplikimit.
– Kontrolli i përqëndrimit të plehërave në tretësirë është i kufizuar.
– Nuk është i pështatshëm për tokat me strukturë të lehtë apo për kultivimin pa dhe (tokë)
– Jo i pështatshëm për automatizim.
Aplikimi i plehut
•Duhet të vendoset një manometër mbi gypin kryesor para pikës së hyrjes dhe pas pikës së daljes.
• Si shtesë shtohet edhe një valvulë mbi gypin kryesor, për të formuar ndryshim presioni në mes të dy pikave të përmendura.
•Në kohën e aplikimit të plehut, valvula mbi gypin kryesor pjesërisht mbyllet, kurse valvulat hyrëse dhe dalëse të rezervuarit të plehut hapen. Kështuqë një pjesë e ujit nga gypi kryesor depërton në rezervuar, përzihet me plehun e lëngëzuar dhe përsëri rikthehet tek gypi kryesor.
Koha e aplikimit të plehut
Në ujitjen me sistem pikë-pikë, koha e aplikimit të plehut duhet të jetë sa 75-80% `shi i kohës së ujitjes .
Në kohën e mbetur, sigurohet që plehërat që mund të mbeten në rrugën e rrjedhës së pikatores të lahen me ujë të ujitjes. Arsyeja e kësaj është që pas ujitjes, nëse në gypa mbeten ndonjë e mbetur e plehut të lëngëzuar mund të shkaktojnë tubimin e materieve kimike dhe bllokimin e pjesërishëm të pikatorëve.
Zbatimi i plehut në një kohë të shkurtër mund të ndikojë negativisht në shpërndarjen e plehrave në të gjithë zonën në doza të barabarta.
Sistemet Venturi
•Punon në parimin e punës së një Venturi.
•Një tkurrje në zonën e rrjedhjes rrit shpejtësinë e ujit dhe shkakton ndryshim presioni. Kjo shkakton që tretësira të depërtojë në ujin e ujitjes nga një rezervuar i hapur.
•Shpejtësia e rrjedhjes mund të kontrollohet nga valvulat.
•Është sistemi shumë i thjeshtë, i aplikushëm dhe i lirë.
•Megjithatë, ka disa kufizime. Humbjet e presionit në zonën kryq të Venturit janë shumë të larta, përafërsisht 1/3 e presionit të punës.
•Kërkon presion të lartë







