Karakteristikat Morfologjike të Gështenjës

Karakteristikat Morfologjike të Gështenjës

Habitusi

Gështenja është një bimë me trup të drejtë, me lëvozhgë të kuqërremtë dhe me gjethe të forta. Gështenja formon një kurorë të lartë që mund të arrijë deri në 20-25 metra.

E njohur si gështenja e kalit–gështenja e egër (Aesculus) që përmban farëra helmuese me të njëjten emër, është një lloj bime krejtësisht e ndryshme. Ata nuk kanë të bëjnë fare me gështenjën e përmendur në këtë punim. Gështenja e kalit është një bimë helmuese që nuk duhet të konsumohet. Por nëse përdoret në mëyra të ndryshme mund të sjell shumë dobi. Për shembull, nëse gështenja e kalit (gështenja e egër) vendoset në mes të rrobave në dollapët, i mbron ata nga tenjat. Po ashtu edhe elementet kozmetike të fytyrës mund të mbrohen në këtë mënyrë nga tenjat. Me këtë karakteristikë gështenja e kalit i përngjan një lloj naftaline. Është produkt natyral, shumë efektiv dhe pa shpenzime. Me karakteristika të tkurrjes së enëve të gjakut, përdoren në produktet kozmetike dhe në industrinë farmaceutike. Është efektive kundër sëmundjes së venave, hemorroideve, njollave të fytyrës dhe rrudhave të lëkurës. Poashtu ekzistojnë disa krema që mund të përdoren në vend të visk`ut për shërimin e sëmundjeve si kollitja, lehtësimin e pështymës dhe çrregullimeve bronkiale.

Rrënjët

Sistemi rrënjor i gështenjës ka formën e një shtize që shkon në thellësi. Rrënja kryesore mbështetet nga rrënjët e forta anësore.

Trupi dhe degët

Ka një trup të fortë. Pasi të formohen degët anësore në këtë formë botanike, boshti kryesor ndalon rritjen e tij, disa nga degët anësore do të zhvillohen duke zëvendësuar boshtin kryesor dhe do të përfundojnë me një model të pasur të degëzimit.

Gjethet

Gjethet e gështenjës janë të gjëra dhe të mëdhenj me dhëmbëza në formë sharre. Sipërfaqja e sipërme është e shëndritshme kurse ajo a poshtme e mbuluar me pendë. Në sythet vjetore renditen në formën të spirales alternative (lartësi të ndryshme). Ngjyra e gjetheve ndryshon nga e gjelbërta e zbehtë në të gjelbër të errët. Gjatësia e gjetheve, gjerësia, sistemi i venave mbi to, trashësia, etj. ndryshojnë sipas varieteteve.

Lulet

Sythat e gështenjave janë të llojit të formave të përziera, ata e formojnë sythat e lastarëve dhe sythat e luleve me fijëza. Ka dy lloje të fijëzave të luleve në gështenja. E para prej tyre është vezë me lule mashkullore e cila formohet në pjesët e sipërme, të mesme dhe të mesme-sipërme, në sqetulla të gjetheve. Mbi to ka vetëm lule mashkullore. Lloji i dytë i luleve është i përzier. Të dy lulet mashkullore dhe femërore gjenden mbi to. Këto formohen në majë dhe në fund majë të sythave. Në llojin e përzier renditen lulet femërore në pjesën e poshtme, kurse ato mashkullore në pjesën e sipërme.

Lulet Mashkullore: Lulet mashkullore janë të radhitura grumbull përgjatë boshtit të fijëzave. Çdo grumbull nga jashtë e rrethojnë gjashtë gjethe mbështetëse të ndara në tri grupe. Kurse çdo lule mashkullore zakonisht është e rrethuar nga gjethet me gjashtë pjesë.Të gjitha këtyre gjetheve që nuk janë tjetërsuar i jepet titulli`mbulesa e luleve`. Në kohën e lulëzimit maja e luleve mashkullore (anteri) dalin jashtë mbulesës së luleve që tërheq vëmendjen me një ngjyrë të verdhë të shëndritshme. Me shpërthimin e majeve të luleve mashkullore, poleni i luleve shpërndahet në mjedis. Kështu që kryhet procesi i ashtuquajtur polenizim. Por në disa lloje në kohën e lulëzimit nuk paraqiten majet. Derisa të disa llojet nuk paraqiten aspak këto maje, tek të tjerët nuk mund të bëhet shpërthimi i tyre. Këto lloje nuk kanë aftësi polenizimi.

Lulet Femërore: Lule femrërore së bashku formojnë një grup lulesh zakonisht tri në një vend. Mbi një copëz fijëze me gjini të përzier mund të formohen disa grupe të luleve femërore. Në lulet që formojnë shumë lule, lulet femërore që formohen në shtresat e treta dhe të katërta mbi fijëza mund te zverdhen dhe bien para pjekurisë. Perimetri i grupit të luleve është e rrethuar nga një kapsulë me gjethe mbështetëse primare dhe sekondare. Kjo kapsulë me kohë rritet duke formuar lëmsh me gjëmba (iriçi). Në çdo lule femër ka 6 – 9 pistila, dhe çdo pistilë përmban dy dizajne të farërave. Në kushtet normale të polenizimit dhe shumimit, mund të zhvillohen tre fruta së bashku në lëmsh. Por, lulet e pafertilizuara që nuk përmbajnë fara nuk zhvillohen. Mbeten vetëm si lëvozhga të frutit. Në disa varietete, mund të biejmë ndesh në 5-7 fruta në një lëmsh.

Furiti

Frutat janë të vendosura në grupe dyshe apo treshe me ngjyrë të verdhë-gjelbërt, mbrenda në levozhgen me gjëmba (kupula).

Biologjia e fertilizimit

Lulëzimi te gështenja, te llojet që lulëzojnë herët bëhet në muajin Maj dhe fillim të Qershorit, në ato që lulëzojnë në periudhën mesatare në mes të Qershorit dhe në ato që lulëzohen vonë lulëzimi fillon në fund të Qershorit. Lulëzimi i hershëm apo i vonë bëhet nga muaji Prill dhe Maj. Lulëzimi fillon herët kur në këto dy muaj temperatura mesatare arrin mbi 13,5 0C, kurse kur temperaturat janë me të ulëta lulëzimi fillon më vonë. Lulëzmi mund të bëhet me hëret edhe në temperaturë të larta në kohën kur fillon shpërthimi i sytheve. Sipas renditjes së pari lulëzojnë lulet mashkullore, pastaj lulet femëreore arrijnë në pjekurinë e pranimit të polenit dhe së fundi lulet mashkullore që gjenden në fijëzat me gjini të përzier. Gështenjat zakonisht polenizohen me anë të erë dhe më rallë me insekte.

Polenizimi i luleve me anë të erës arrin deri në largësinë 60-65 m. Për një polenizim efektive polenizuesit nuk duhet të vendosen më larg se këto distanca. Te gështeja pjesa qe konsumohet (fruti) meqë krijohet si rezultat i fekondimit të farërave, kushtetet e polenizimit dhe fertilizimit, luajnë një rol të rëndësishëm për të përfituar një produkt normal. Për këtë arsyje për një polenizim të mirë të gështenja duhet të plotësohen kushtet e duhura . Dhe kjo realizohet duke zbatuar një plan të mirë të polenizimit.

Pollenizimi i duhur, fertilizimi dhe mbajtja e frutit në degë janë të lidhura me këto kushte të mëposhtme:

·Në plantacionin e gështenjës duhet të jenë të paktën dy varietete që përputhen me njëra-tjetrën.

·Në rast se lloji bazë është steril sa i përket polenizimit, në plantacion duhet të vendosen dy polenizues të tjerë në distanca të përshtatshme të cilët e poleniozjnë këtë lloj bazë dhe poashtu njëri-tjetrin.

·Derisa minimum distanca që mund të vendoset pollenizuesi është 60 m, zvogëlimi i kësaj distance deri ne 20 m do të rritë polenizimin në pikën më të lartë. Për këtë arsye në një plantacion të palnifikuar, gjithmonë preferohet që polenizuesi të jetë bima e tretë në rreshtin e tretë. Kurse në një plantacion të çregullt duke marrë parasysh metodën e mëparshme, preferohet që në mes të çdo të 8-10 bimë të vendoset një polenizues.

x

Formular i Mbështetjes së Shpejtë