Karakteristikat Morfologjike dhe Biologjike

Karakteristikat Morfologjike dhe Biologjike

Bima

Shkurre të bajamës mund të formojnë pemë që mund të rriten deri në 10 m. Ato rriten në formë vertikale apo në formë të gjërë dhe arrijnë lartësinë në 6-8 m. Në disa raste lartësia e bimës shkon deri në 12 m. Të gjitha sythet në degët vjetore rriten në të njëjtën sezon, dhe me formimin e degëve dytësore pema zhvillohet në formë të gjërë. Bimët e Badem`it jetojnë mesatarisht 50 vjet. Gjithashtu është e mundur të shohësh bimë bademi që jetojnë deri në 100 vjet.


Degët: Ngjyrë hiri dhe e kaftë, me degëza të shpeshtë .
Degëzat: Këto degë, të cilat janë një vjeçare, zakonisht kanë ngjyrë të gjelbër. Mbi degëza vërehen sythe të frutave apo tufë lulesh njëshe, dyshe ose treshe.
Degët e tufave: Janë degëza që i përngjajnë një tufe të cilët kanë 5-8 sythe në maje, me kërcell të shkurtër dhe me distancë shumë të vogël kundër nyjeve.
Degëzat e forta: Dalin nga pjesët e moçme të bimës. Nëse kushtet e ndriçimit janë të mira, që nga viti dytë fillon shpërthimi dhe formimi i degëzave dhe sytheve të luleve.
Sythet: Ndahet në sythe të drurit dhe sythe të frutave.
Sythe të drurit: Në krahësim me sythe të luleve është më e vogël dhe më e hollë. Janë të vendosura në maje të lastarëve, në mes të tufave apo ngat tyre dhe më së shumti në pjesët e jashtme të degëzave. Çelin pas luleve, formojnë lastare ose gjethe.
Sythe të frutave:Nga maja pak e qimosur, kurse nga pjesa e poshtme me ngjyrë të kaftë. Nga një syth i shpëthyer formohet një lule.
Gjethet : Në varësi prej llojit janë me të mëdhenj ,mesatare dhe të vegjël. Ngjyra ndryshon nga e gjelbërta e lehtë në atë të errët. Skajet e fletës janë të dhëmbëzuara.


Gonxhet : Gonxhet e luleve të bademit formohen në mes të degëve të moshave të ndryshme dhe mbi to në tufat e degëzave që kanë jë gjatësi 2-13 cm. Te disa lloje gonxhet e luleve zhvillohen në shumicën e degëve si pjesë anësore. Bima e bajames gjatë kohës së pjekjes së frutave në të njëtën kohë formon gonxhe të cilët do të japin fruta në vitet e ardhshëm.

Rrënja:Me formë boshtore. Për shkak të numrit të paktë të rrenjëve anësore gjatë zhvendosjes së fidaneve mund të shkaktohen humbje të mëdha .
Lulet : Struktura e luleve hermafrodite përbëhet nga 5 enë + 5 petale + 20 organ meshkuj + 1 organ femër.
Ekzistojnë dy vezore në çdo vezë.Zakonisht njëri prej tyre fertilizohet dhe mban frutat. Në disa varietete, nga zhvillimi i dy vezoreve shkaktohet formimi i bajameve binjake. Mirëpo vlera tregtare e varieteteve të tilla është e ulët. Bajamet binjake nuk mund të përdoren si fara.


Fruti: Si botanikë është një frut me thelb të fortë. Në dallim prej thelbëve të tjera të forta, pjesa e mbushur duke u zhvilluar thahet dhe merr formën e lëkurës së thatë. Kështu që në bajamet e pjekura mirë apo që kanë arritur maturinë mund të konsumohet vetëm pjesa e brendshme. Në varësi prej llojit të frutave i shfaqen ndryshime në madhësi dhe formë. Lëvozhga ka ngjyrë të gjelbërt, pjesa e sipërme me qime si të pëlhurës , pjesa e mbushur pa ujë dhe e thatë. Në maturi kjo pjesa ndahet nga lëvozhga e fortë. Lëvozhga e fortë ( lëvozhga e thelbit) tregon dallime për nga madhësia dhe fortësia. Pjesa e brendshme apo thelbi është i ëmbël ose i hidhur.

BIOLOGJIA E FERTILIZIMIT

n= 8. Nuk paraqitet ndonjë infertilitet të poleneve të luleve bazuar në Triploide dhe ushqim.
Është një lloj Entomofil. Varietetet si Tuono, Genco, Lauranne, Supernova janë vetë-produktive. Mund të pranohet si infertil në vete. Duhet të krijohet një plantacion me varietete të cilët në të njëjtën kohë lulëzojnë, polenizojnë njëri -tjetrin dhe përshtaten mes vete .

RËNDËSIA E POLENIZIMIT NË KULTIVIMIN E BAJAMEVE

Shumica e varieteteve të bajameve tregtare nuk përputhen me njëra -tjetrën. Me fjalë të tjera, kur një varietet e bajave polenizohet me pluhurin e luleve të veta nuk jep një produkt në kuptimin komercial. Është e domosdoshme që të paktën 2-3 lloje të luleve të vendosen në mënyrë reciproke në plantacione për një rendiment më të madhe. Numri i ulët i luleve në pemë të bajameve të vendosura në mënyrë reciproke ulin në mënyrë të dukshëm rendimentin . Sidomos, në plantacione të mëdhenj të bajamaeve në kohën e lulëzimit me formimin e murit me lule në reshta, ndikojnë që bletët që të mos shkojnë në rreshtat e pemëve të varieteteve të tjera dhe vetëm vizitojnë pemët e varietetit të njëjta në rreshta. Prandaj, qështja më e rëndësishme në kultivimin e bajameve për tregti, është një polenizimi i suksesshëm.

Polenizimi i pemëve të bajameve ndikohet nga faktorët e mëposhtëm:
  • Përputhja e periudhave të lulëzimit të varieteteve
  • Pluhurat e luleve të varieteteve të përshtatura njëra me tjetën
  • Për polenizim të varieteteve pozita e vendosjes së tyre në kopsht apo plantacion
  • Forca e kolonisë së bletëve në kopsht
  • Kushtet atmosferike gjatë periudhës së lulëzimit

Përputhja e periudhave të lulëzimit të varieteteve

Në rast të përputhjes së periudhave të lulëzimit të varieteteve, në kopsht do të kemi një produktivitet maksimal. Periudhat e lulëzimit te llojet aktuale të bajameve tregojnë ndryshim në kohën prej një muaji. Për këtë arsye, për mbajtje të frutave dhe për një polenizim të mirë nevojitet të zgjedhen varietetet apo llojet që periudhat e lulëzimit në përqindje të mëdha përputhen me njëra-tjetrën. Varietetet e bajameve në bazë të periudhës së lulëzimit kategorizohen në tri grupe: në ato që lulëzohen herët, në periudhë të mesëm dhe në atë vonë. Në vendet tona për shkak të ngricave pranverore preferohen llojet që lulëzojnë me vonesë (Ferragnes, Ferraduel, Cristomorto etj…). Gjatë kohës së lulëzimit të njërit lloj, nëse lloji tjetër ende nuk është zgjuar, bëhet e pamundur marrja e produktit. Varieteti Texas, i cili përdoret si pollenizues i llojit shumë të njohur në vendin tonë me lëvozhgë të hollë -Nonpareil, lulëzon një javë me vonesë . Kjo mund të jetë arsyeja pse Nonpareil`it i bie produktiviteti. Për prodhim maksimal është e rëndësishme që varietetet të lulëzojnë në të njëjtën periudhë. Varietetet në rajonin tonë lulëzojnë gjatë muajit Mars. Plantacioni duhet të krijohet me të paktën 2 lloje që lulëzojnë në të njëjtën periudhë.

Mospërputhja reciproke e varieteteve gjatë polenizimit

Disa lloje të bajameve mund të jenë të papërputhshme me varietetet e tjera gjatë polenizim reciprok. Për këtë arsyje gjatë përzgjedhjes së llojeve duhet treguar kujdes që të mos ketë mospërputhshmëri reciproke ndërrmjet llojeve. Varietetet e bajames kanë veti të mospërshtatjes nërmjet vete. Në një lule organet e riprodhimit dhe qelizat e riprodhimit edhe pse zhvillohen të shëndetshme, me kryerjen e pollenizit me polene të luleve të veta mund të mos kryhet fekondimi. Kjo ngjarje është gjenetike dhe kontrollohet nga gjenet mospërputhëse (gjene S).

Mënyra e vendosjes së varieteteve në plantacion

Pothuajse të gjithë studiuesit që bëjnë studime rreth bajameve raportojnë se arsyeja kryesore e prodhimtarisë apo rendtimentit të ulët është polenizimi reciprok jo i mirë ndërrmjet vetevete. Llojet që polenizohen reciprokisht do të kenë më shumë sukses nëse vendosen njëra pas tjetrës në një rresht. Te llojet që do të mbjelljen në këtë mënyrë njëra pas tjetrës, bletat ¼ `at e fluturimit do të harxhojnë për rreshtat anash.
Ekzistenca e kolonisë së bletëve në plantacion: Në plantacionet me bajame bartja e poleneve të luleve prej një lloji në tjetrin realizohet përmes bletave. Poleni i lules së bajameve meqë nuk bartet me anë të erës, polenizimi me erëra nuk mirret parasysh. Puna e bletëve është e lidhur me kushtet e mjedisit. Bletët do të fillojnë fluturimin me ngritjen e temperaturave mbi 12ºC. Bletët nuk do të fluturojnë dot në shi apo në erëra të forta ( 24 km /h). Edhe në kohë të vranët aktivetet e bletëve do të zvogëlohen. Shumë është me rëndësi që kolonia e bletëve të jetë e fortë.
Por, në periudhat e pranverës së hershme moti është zakonisht i ftohtë dhe me shi. Në një koshar të fortë gjenden 8 korniza. Bletët që japin mjaltë, duke fluturuar polenet e luleve i ngjiten për trupi dhe kur ata kontaktojnë me lule të llojeve të ndryshme mundësohet bartjen e këtyre poleneve. Bletët kanë më shumë gjasa të vizitojnë lulet e një pemë të larmishme ose të lulëzuar në të njëjtën kohë. Kjo situatë rrit edhe më tej rëndësinë e vendndosjes së varieteteve të ndryshme në kopsht që pollenizohen reciprokisht apo lulëzohen në të njëtën kohë. Lulet e bajameve në fakt janë shumë tërheqëse për bletët dhe mund të tërheqin bletët që kërkojnë nektar, edhe nëse petalet derdhen pas shiut ose erës. Kosharët e bletëve duhet të vendosen në zona të hapura që marrin diellin në mëngjes. Gojët e kosherëve nuk duhet të jenë të hapura ndaj erës. Me qëllim që të inkurajohen bletët që të shkojnë më shumë te lulet e bajameve, është e dobishme që të pastrohet bari që lulëzon përreth koshereve. Për një polenizim të mirë në bimët e bajameve në çdo 10 ari duhet të vendosen 5-8 koshare.


Kushtet klimatike në periudhën e lulëzimit

Nëse gjatë peridhës së lulëzimit koha mban mirë, do ketë një numër të madh rendimenti në atë sezon. Nëse kushtet e motit nuk janë të përshtatshme, për shkak të mos barrtjes së polenit nuk mund të merret një rendiment apo produkt. Sidomos për prodhuesit, dëmi i shkaktuar pas lulëzimit të bimëve është shkatëruese. Për këtë arsyje, në vende ku shpesh paraqiten ngricat pranverore nuk preferohet të krijohen plantacionet me bajame. Edhe në ato vende ku nuk paraqiten shpesh ngricat, disa prodhues të kujdesshëm krijojnë plantacione në vende me pjerrtësi në mënyrë që koha e ftohtë të rrjedhë në teposhtëz dhe kështuqë të mos dëtohen lulet nga ngricat. Majet e luleve të bajames (anterat) shpërthejnë në temperatura më të larta se 18 ° C duke bërë shpërndarjen e pluhurit të lules në mjedis. Por në rast të rreshjeve të shumta majet mund të shpërthejnë vonë, polenet e shpërndara mund të shpërlahen apo edhe vetë polenet mund të shpërthejnë. Krezma apo stigma e luleve pas lulëzimit 3-4 ditë me rallë e pranon polenin e luleve. Moti i ftohtë mund ta zgjasë këtë kohë derisa moti i nxehtë mund të shkurtojë këtë periudhë. Për mbirje të lartë të polenit të luleve, temperatura e ajrit duhet të jetë midis 10-20 ºC. Polenet e luleve mbasi të kontaktojnë me krezmën pas një ore gypi i mbirrjes së polenit të lules depërton në stil apo gypin femëror. Gypi i mbirrjes brenda në gypin femëror në temperaturat rreth 20-30 ºC zgjatet shumë shpejt. Në temperaturat nën 15 ºC kjo zgjatje ngadalësohet dhe pas 30 ºC dëmtohet duke u shpërthyer. Polenii lules në vezët e gypit të mbirrjes arrin nga 96-120 orë. Kështuqë fekondimi përfundon 8 ditë pas polenizimit të luleve. Në përgjithësi, sa më shpejt pas lulëzimit polenizohen lulet, aq më e lartë është mundësia e fekondimit dhe mbajtjes së frutave .

RËNDËSIA E POLENIZIMIT EFEKTIVE

Bajamet kanë një veti të lartë për mbajtje të frutave . Rritja e normës së mbajtjes së frutave është proporcionale me polenizim efektiv.
Qëndrimi i frutave mvaret nga;
-Mosha e bimës
-Raporti i degëzimit dhe
-Numri i bimëve pollenizues dhe pozita e tyre në plantacion.
Periudha e lulëzimit në bajame zgjat 2-3 javë.Veçanërisht për 3-5 ditët e para pas lulëzimi janë të rëndësishme për pollenizim efektiv.

Faktorët që ndikojnë në pollenizim

-Lulëzimi në të njëjtën periudhë
-Temperaturat gjatë kohës së lulëzimit
-Ekzistenca e kolonive të bletëve
-Planifikimi i mbjelljes
1 lule bajame prodhon 0,7-1,2 mg polen. Në një 1 dekar (10 Ari) gjendet 5 kg polen. 1 kornizë mban 1500 bleta . 1/3 e këtyre bletëve përmban polen. Në periudhën e lulëzimit në çdo pemë mund të vërehen 5 bleta. 20 mijë lule janë në dispozicion në çdo pemë.Polenizimi duhet të ndodhë brenda 10 ditëve nga lulëzimi (UC).

Sjellja e Bletëve

Sasia e polenit në kopsht ndikon në distancën nga kosheret deri në burimin e polenit.
Temperatura: Mbi 12 0 C
Erërat: 24 km/h
Retë Retë apo vranësirë: Ndikim Negativ
Shiu: Ndikim Negativ

Forca e Kolonive

Në 10 ari nevojiten 4-7 koshere
Çdo koshere duhet të përmbajë 8 korniza

Retë apo Vranësira

Për aktivitet të mirë fluturimi në kushte margjinale, në kopshte të mëdha kosheret duhet të vendosen në distanca prej 16-40 metra.

LLOJET E NDRYSHME TË RREGULLIMIT TË KOPSHTIT DHE PËRZGJEDHJA E LOKACIONEVE TË VENDOSJES SË KOSHEREVE

1 Koshere në një vit mban 85 kg polen
1 palet e polenit Ferragnes është 8 mg
Sasia e polenit e kërkuar për zhvillimin e një blete është 100 mg
Në rajonet me kushte margjinale klimatike, vëmendje duhet t’i kushtohet numrit dhe vendndodhjes së koshereve.

x

Formular i Mbështetjes së Shpejtë