Filterët

Filtrimi: mbajtja e materieve të ngurta

1.Filteri Hidrociklon (ndarës i rërës): Mbahen pjesët e mëdha dhe të rënda
2.Rezervuar me filter rërë-zhavorr (filter zhavori, filter për alga): Filtrohen (mbahen) argjila, ndryshku, myshku, bari, mbeturinat, gjethet, farërat, insektet etj.
3.Filter sitë -Filter Disku: filtrohen pjesët shumë të vogla dhe pjesët e patretura të plehut organik.

Gjatë zgjedhjes së filterit duhet pasur parasysh;

Lloji i burimit të ujit (nëntokësor-sipërfaqësor)
Kapaciteti i burimit, Kapaciteti i pompës (10m3/h -1000 m3/h)
Shkalla e ndotjes (dallon pus i vjetë -pusi i ri)
Statusi i përdorimit (stabil – portativ)
Statusi i funksionimit (manuel – automatik ) duhet të merren parasysh.

Parimi i punës së Hidrociklonit:

Hidrocikloni;

•Është mjet i cili me anë të centrifugimit i ndan grimcat që mund të gjenden në ujë dhe janë më të rënda se uji (rërë , zhavor etj.,)
•Uji futet nga pjesa e sipërme e hidrocikolnit drejt murit dhe zbret poshtë përgjatë murit duke u rrotulluar.
•Uji pastaj nga mesi fillon që të ngritet lart kurse grimcat e rërës më të rënda se uji mbeten në fund.
•Uji i pastruar nga rëra i jepet përsëri sistemit nga pjesa e sipërme e Hidrociklonit.
•Në dalje të Hidrociklonit në pikën më të lartë, vendoset një mjet për shkarkimin e ajrit (vantuz), për të dëbuar ajrin nga sistemi.
•Rëra e sedimentuar në fund, pastrohet në intervale të pëcaktuara, kohore, gjatë ujitjes duke hapur kapakun e shkarkimit, kurse kur ndërrpritet ujitja duke e hapur kapakun e rezervuarit.

Filteri Rërë-Zhavor

Në rezervuarin e filterit rërë-zhavor, gjithashtu ekziston një gyp larës i kthyeshëm, i cili lejon që uji të hyjë nga fundi (baza) dhe të dalë nga valvula e sipërme.
Gjatë larjes, valvulat mbi gypat e hyrjes dhe daljes duhet të jenë të mbyllura. Valvula e gypit të larjes nga ana e kundët, valvula e shkarkimit në anën e sipërme të rezervuarit dhe nëse është e nevojshme kapaku i sipërm duhen hapur.

Uji depërton në sistem, ngrihet nga fundi në pjesën e sipërme gjatë shtresës së rërës dhe zhavorrit dhe del jashtë duke u shkarkuar nga valvula e shkarkimit ose nga pjesa e sipëme. Gjatë kësaj kohë, nga tanku (rezervuari ) largohen sedimentet dhe trupat notuese .

Megjithatë, shkalla e rrjedhjes së ujit të larjes nuk duhet të jetë i lartë sepse rëra dhe zhavori mund të shkarkohen së bashku me ujin e daljes nga rezervuari. Sasia e ujit që jepet nga fundi i rezervuarit përcaktohet nga valvula e gypit të larjes.

Filteri Rërë – Zhavor me Larje Nga Ana E Kundët

Kum-Çakıl Filtre (yosun Filtre)

•Ndahen sedimentet apo trupat notuese nga uji me të cilin do të bëhet ujitja
•Uji i ndotur në rezervuar depërton nga pjesa e sipërme dhe pasi që të kalon nga shtesa e rërës dhe zhavorit uji i pastët shkarkohet nga pjesa e poshtme e rezervuarit .
•Në ndërkohë, sedimentet dhe trupat notuese zakonisht mbahen në pjesën e sipërme.
•Në fundin(bazën) e rezervuarit gjendet nje gyp me vrima e mbështjellur me me në filter sitë . Qëllimi është parandalimi i daljes së rërës nga rezervuari.
•Frekuenca e larjes mvaret nga sasia e sedimentit dhe trupave notues në ujë. Procesi i larjes kryhet në intervale të caktuara kohore ku ndryshimi i presionit në manometrat e vendosura në gypat e hyrjes dhe daljes është 0.3 – 0.5 bar ose edhe mund të përcaktohet nga përvoja.

FILTERËT SITË-DISK

•Të gjitha sedimentet që nuk kanë arritur të mbahen nga filteri rërë – zhavor apo grimcat copë që vijnë nga rezervuari i plehut, mbahen nga filteri sitë-disk.
•Në njësinë e kontrollit ky filter vendoset pas rezervuarit të plehut organik.
•Filtri zakonisht është në formë cilindrike.
•Mund të përbëhet nga një filter apo dy filtera të vendsoura në njëri-tjetrin.
•Filterat sitë rekomandohen të kenë midis 80 dhe 200 mesh .
•Meshi është numri i vrimave për një gjatësi prej 1 inç.
•Në sistemin e ujitjes pikë-pikë, nëse zona e shërbyer nga një njësi operative është e madhe, përveç filterave sitë që do të instalohen në njësinë e kontrollit, është shumë e dobishme që në hyrje të secilit gypi kryesor të vendoset një filter sitë të kapacitet të vogël .
•Për një plehërim më efikas preferohet vendosja e rezervuarit të plehut në krye të cdo gypi kryesor dhe para filterit sitë.
•Elementet e lidhjes deri tek filtreri sitë janë zakonisht galvaniz. Por pas filterit sitë përdoren lidhëset me material të fortë plastiku që janë jashtë rrezikut të ndryshkut.

Llojet e filterave sipas burimeve ujore

Filterët që do të përdoren për ujërat nëntokësore

Niveli i ndotjes i ulët

Hidrociklon

Niveli i ndotjes i lartë

Sistemi Hidrciklon

Filterët që do të përdoren për ujërat sipërfaqësor

Gravel(Filteri rërë-zhavor)
Filteri Disk (Filteri Mesh)

Nëse uji është shumë i ndotur duhet të përdoren filterët automatike.

x

Formular i Mbështetjes së Shpejtë