Dobitë e Arrës
Gjethet, fruti dhe trungu i arrës kanë një përdorim të gjërë në degët e ndryshme të industisë. Frutat e gjelbërta para forcimit të lëvozhgës kanë përdorim në industrinë e barërave dhe ushqimit ; Gjethet, lëvozhga dhe rrënjët në industrinë e ngjyrave kurse vaji i arrës në teknogji dhe në art është mjaft i kërkuar dhe i vlerësuar. Poashtu bima e arrës është një material bazë që përdoret në mobileri. Por mbi të gjitha qëllimi bazë i kultivimit të arrës janë materiet ushqyese që përmban ajo. Arra luan një rol të rëndësishëm për shëndetin e njeriut, derisa përmban materie ushqyese të dobishme për organizëm. Për këtë arsye në shtete të jashtme janë bërë shumë punime për përcaktimin e plotë të makro dhe mikro elementeve që përmban ky frut. Nga të gjitha materiet e vlefshme ushqyese që përmban arra, ajo më me rëndësi ështe yndyra e saj. Arrat përmbajnë 52-70% yndyrë.
Jo përqindja e madhe e përmbajtjes së arrës me yndyrë por mënyra e shpërndarjes së acidit yndyror luan rol të veçantë. Arra është e pasur me acide yndyrore dhe prej tyre me së shumti përbëhet nga acidet oleik, linoleik dhe linolenik. Yndyrën e arrës e përbëjnë rreth 50 -70% acidet e pangopura dhe ndër frutat me lëvozhgë të fortë arra është përmbajtës më i madh i acidit linoleik (~60% acit linoleik, ~ 11% acit linolenik). Përqindja e madhe e acideve të pangopura tek arra ndihmon në zbritjen e sasisë së kolestrolit dhe lidhur me këtë mbrojtjen nga sëmundjet kardiologjike. Arra e cila duhet të përdoret në dietën e përditshme është e pasur me proteina, hekur, zink, fosfor, magnezium, vitamin E, vitamin B dhe me posa(karbohidrate komplekse). Përveç rregullimit të metabolizmës, posa ndihmon në uljen e sheqerit në gjak, rregullimin e tensionit dhe mbrojten ndaj sëmundjeve kardiovaskulare. Poashtu vlera enegjetike e arrës është e lartë.

I vetmi prej frutave që përmban në strukturën e tij argjent është arra. Ndërsa i vetmi organ që ka nevojë për elementin e argjendit është truri. Për mbrojtjen e trurit dhe në veprimtarinë e trurit për të mësuar, argjendi luan rol të vecantë. Sepse joni i argjendit përmban veçori antibiotike. Arra është ndër frutat e ralla që përmbajnë Selenium. Seleniumi, për të krijuar enzimet antioksidante (seleno proteinet) lidhet me proteina.
Arra është një lloj fruti me vlera të larta energjetike ku në 100 gr arra vlera e enegjisë ushqyese është 700 kalori. Raporti lisin:argjenin tek ara është e ulët; në përqindje të mëdha përmban argjenin, fibra dhe pollifenole. Hulumtimet shkencore kanë dëshmuar një lidhje të fortë kundër ushqimeve diabetike dhe riskut të ulët të sëmundjeve kardiologjike dhe kancerit.
Arra parandalon kuagulimin e gjakut, zvogëlon riskun e sëmundjeve koronare të zemrës, zvogëlon nivelin trigliceridit dhe kolesterolit, mundëson transmetimin e nervit, jep një energji të lartë, është burim proteinash dhe për arsye të vitaminave, mineraleve dhe izoelementeve që përmban luan rol të rëndësishëm për metabolizmin e njeriut. Produktet që fitohen nga lëvozhga e gjelbërt e frutit të arrës përdoren në pastrimin e zorrës së trashë, në largimin e bakterieve prej zorrës dhe në funksionimin e rregullt të veshkave. Te arrat e papajekura prezenca e taninit është e madhe. Nëse konsumohet arra e papjekur (duke iu shmangur sasisë së tepërt) pasurohen rrënjët e flokëve dhe forcohen flokët.
Përdorimi i druruit të arrës
Vlera e drurit të arrës vjen nga forma e parregullt, me shumë figura dhe shumëngjyrshmëri. Druri i arrës ka aftësi të shkëlqyera ilustruese. Për këtë arsye ka gjetur përdorim të gjërë në mobileri, në industrinë e armëve, në prodhimin e parketit, mjeteve sportive dhe instrumenteve muzikore.
Përdorimi i frutit të arrës në fusha të ndryshme të industrisë
Si një burim ushqimi arra përdoret në industrinë e ngjyrave dhe taninit, kurse pjesa e brendshme para se të forcohet (Endokarp`i) përdoret në industrinë e ushqimit dhe barnave. Sikurse edhe shtresa e brendshme e frutit që përdoret si ndarëse ndërmjet materieve të ndezshme, poashtu ka përdorim si mbushës e materieve plastike, në prodhimin e kutive të baterive dhe si materie për ndërtimin e shtresave mbështjellëse industriale. Përveç kësaj, si insekticidë, si materie për pastrim të palltove prej leshi, në prodhimin e autoparlanteve të radiove, në industrinë e kauçukut dhe uthullës.
Përdrimi i lëvozhgës së arrës
Lëvozhga e gjelbërt përdoret si material për ngjyrosje. Në SH.B.A ekstraktet e lëvozhgës së gjelbërt të ambalazhuara në gramazhe të vogla shiten si substanca të gatshme për ngjyrosje. Gjithashtu bëhet tharja e lëvozhgës së gjelbërt e cila përdoret në largimin e bakterieve nga zorrët.
Gjethet e Arrës

Gjethet e freskëta karakterizohen me erë të theksuar dhe me shije të hidhur. Juglon, i cili përdoret në farmakologji përdoret si materie që pastron gjakun dhe jep energji, në gjuhën popullore apetit shtues, shërues i kapsllëkut, zvogëlues i sheqerit në gjak dhe dhurures energjie. Në sëmundjet dermatologjike përdoret si antiseptik dhe si substancë natyrore për ngjyrosje të pambukut, leshit dhe mëndafshit. Ekstrakti i saj përdoret në shampona të larjes së flokëve me qëllim të mosrënjes së tyre.
Arra në kuzhinë
Përdorimi i arrës në ushqime të ndryshme ka bërë pasurimin e tryezave me shije të pakrahasueshme të ushqimeve. Ëmbëlsirat, bukë me arra, suxhukuk me arra, pestile me arra,etj… dhe sidomos më e preferuarja e kuzhinës që në të njëjtën kohë e ka përhapur kuzhinën turke ne botë `Baklava` janë ndër ushqimet që përgatiten me arra. Gjithahtu duke u përzier mana me arrën përgatitet një ushqim i quajtur ‘lök’.







