Vlerësimi i Tokës në të cilin do të bëhet montimi i sitemit pikë-pikë të ujitjes

a. Gjendja e tokës: Para planifikimit të montimit të sistemit të ujitjes pikë-pikë, duhet të dihen dimensionet, pjerrtësia dhe struktura e dheut të tokës. Madhësia e tokës është një kriter shumë i rëndësishëm për instalimin e gypave kryesor dhe pikatorëve të përshtatshme. Sa i përket pjerrtësisë së tokës, edhe pse sistemet e ujitjes pikë-pikë janë sisteme të mbyllura dhe punojnë me presion, ato nuk mund të zbatohen pa marrë masa paraprake të caktuara në terren. p.sh. Nëse pjerrtësia është mbi 10%, ndodh një ndryshim presioni prej 1 atm ndërmjet lartësisë së sipërme dhe lartësisë së poshtme të tokës, për 20% kjo vlerë rritet në 2 atm. Dhe nëse toka ujitet me vetëm një gyp kryesor, në pjesën e sipërme presioni derisa do të jetë 1 atm, në pjesën e poshtme kjo vlerë do të arrijë në 3 atm dhe kështuqë uji në pikatore do të vijë me shtypje dhe sistemi i ujitjes pikë-pikë do e humb parimin e punës .
Duke marrë parasysh se presioni në sistemin e ujitjes pikë-pikë duhet të jetë në mes të 0.5-1.5 atm, me një gyp kryesor të vetëm, në tokë me pjerrtësi mbi 10 % sistemi nuk duhet të instalohet. Ky problem mund të zgjidhet ose me anë të gypave të posaçëm që funksionojnë nën presion të lartë ose duke përdorur valvulat e reduktimit të presionit. Nga ana tjetër, në tokat me pjerrtësi, gypat e pikimit duhet të vendosen drejt me pjerrtësinë, që është, paralel me kthesa të barabarta të lartësisë. Në këtë mënyrë shmanget ndryshimi i shkallës së rrjedhjes midis kokës së parë të pikatores dhe kokës së fundit të pikatores. Njohja e strukturës së tokës në të cilën do të bëhet montomi i sistemit është gjithashtu shumë e rëndësishme. Sepse uji i cili mirret nga një piktore me shkallë rrjedhjeje konstante në njësinë kohore dhe përcjellja e këtij uji në sistemin rrënjor mvaret e gjithë prej strukturës së tokës. Ky është një kriter i rëndësishëm për njohjen e kohës minimale të ujitjes.
b. Lloji i bimës që do të mbjellet: Në planifikim të vendosjes së sistemit të ujitjes pikë-pikë, duhet të kemi njohuri rreth lartësisë së bimës dhe sipërfaqes së hijezimit që do e formojë kurora. Nga e tërë këto njohuri ne mund të pëcaktojmë sasinë e gypave, distancën ndërmjet pikatorëve dhe gjatësinë e linjës të sistemit pikë-pikë që do të vendoset.
c. Hapësira dhe distancat e mbjelljes : Hapësira dhe distancat e mbjelljes luajnë rol në llogaritjen e trashësisë së gypave, gjatësisë së linjës, llogaritjen e distancës ndërmjet pikatorëve dhe sasisë totale të gypave që do të përdoren.
d)Gjendja dhe largësia e burimit të ujit : Para se të bëhet instalimi i sistemit pikë-pikë të ujitjes duhet të dihet se uji që duhet përdorur ; a është ujë i pusit , uji i kanalit të hapur, ujë pishine e ndejnur opo uji i pellgjeve? Dhe duhet të sigurohet që burimi i ujit të jetë në rrjedhë të mjaftueshme. Nëse burimi i ujit do të jetë poshtë tokës atëherë duhet përdorur fuqi më të lartë motori, dhe anasjelltas nëse burimi i ujit do të jetë më lart duhet përdorur më pak fuqi motori. Poashtu largësia e burimit të ujit nga toka ka rëndësi për llogaritjen e sasisë së gypave kryesore percjellëse.
e. Cilësia e ujit: Uji i cili do të përdoret në sistemet pikë-pikë nuk duhet të jetë shumë i kriposur. Në qoftë se uji i kripur përdoret në sistemin e ujitjes pikë-pikë ndikon që në afërsi të bimëve të bëhet deponimi i kripës dhe paraqitet rreziku i kripshmërisë së terrenit. Nga ana tjetër ujërat që pëmbajnë alg apo argjilë, pa u filtruar mirë nuk duhet ti jepen sistemit të ujitjes. Uji që përdoret me qëllim të ujitjes, përmban një sasi gëleqereje, që me kohë kjo sasi mund të shkaktojë bllokim të pikatorëve. Për këtë arsye me qëllim të parandalimit të bllokimeve të mundshme, duke marrë parasysh sasinë e gëlqeres, në ujin e ujitjes duhet shtuar acid.
f.Cilësitë teknike të materialeve që do të përdoren: Në ditët e sotme për prodhimin e gypave të sistemit pikë-pikë janë duke u përdorur më së shumti pikatorët me baze pike. Kapaciteti i rrjedhjes së pikatorëve në orë, të prodhuar në presione konstante është vlerë e njohur dhe duhet të jetë e mësuar nga tregtari. Zakonisht në treg mund të gjejmë gypa të sistemit pikë-pikë me kapacitet 2-4 litra/orë. Gjatë përcaktimit të gjatësisë së linjës dhe numrit të pikatorëve, duhet të merret në konsideratë diametri i gypit dhe kapaciteti i rrjedhjes së pikatorës. Përveç kësaj, nëse gypi kryesor që do të përdoret do të mbetet mbi sipërfaqen e tokës, ai duhet të prodhohet nga materialet që nuk do të ndikohen nga efektet e dëmshme të rrezeve UV. Dhe poashtu duhet të dihet kapaciteti i filtrimit të filterave dhe niveli maksimal i rrjedhjes që mund të mbajë gypi kryesor.
g.Kushtet Ekonomike: Duke marrë parasysh nivelin e të ardhurave të vendit tonë, sistemi i ujitjes pikë-pikë është një sistem me kosto të lartë për dylym. Para se të zbatohet projekti, duhet të përcaktohet qartë kostoja. Të gjitha gypat dhe pikatorët të sistemit pikë-pikë të ujitjes kërkohen që të jenë me ngjyrë të zezë. Kështu, efekti pozitiv i dritës së diellit në rritjen e algave do të jetë e parandaluar. Dhe poashtu në rrugët e rrjedhjes së ujit parandalohet formimi i algeve. Lateralet janë planifikuar të mbajnë në nivele të pranueshme dallimet e rrjedhjes së ujit në pikatore përgjatë gjatësisë së tyre . Arsyeja kryesore për efikasitetin e lartë të sistemit të ujitjes pikë-pikë është aplikimi i plehut së bashku me ujin e ujitjes. Ujitja në sasi të vogla në intervale të shpeshta kohore ndihmon në mbajtjen e sasisë së lagështisë së tokës brenda kufijve të kapacitetit në terren, krahasuar me ujitjen e menjëhershme dhe në sasi të mëdha.

Karakteristikat E Gypave Të Sistemit Të Ujitjes Pikë-Pikë

Gypat e ujitjes pikë-pikë duhet të mbrohen nga kushtet natyrore, sidomos kundër rrezeve të diellit (rrezeve ultravjollce). Përndryshe, në gypa mund të shkaktohen dispersione. Pikatorët (dripper) dhe gypat PE duhet të lidhen ndërrmjet vete në mënyrë të duhur. Trashësia e murit të gypave PE duhet të jetë homogjene, sipërfaqet e brendshme dhe të jashtme duhet të jenë të lëmuara dhe të shëndritshme. Shkalla e rrjedhjes së ujit në pikatore duhet të plotësojë vlerat e distancës së largësisë së shtrirjes së presionit -rrjedhjes-gypave të dhënë nga prodhuesi. Përndryshe, mund të lindin probleme serioze midis projektimit dhe zbatimit. Kjo mund të testohet duke bërë matjen me një enë në terren .Gypat e sistemit të ujitjes pikë-pikë duhet të futen në treg nga prodhuesi, pas kryerjes së testeve të jetëgjatësisë. Për këtë qëllim, materiali i papërpunuar i gypave PE duhet të përdoren me përzierjen e duhur. Gypat e rrumbullakta të PE`së duhet të jetë rezistente ndaj ngjarjeve si tërheqje-thyerje-korrozion. Kjo mund të testohet thjesht si në shpejgimin e mëposhtëm.Ushtrohet forcë në gypa duke mbajtur nga të dy anët. Nëse bëhet shkëputje, mund të thuhet se gypi nuk ka elasticitet të mjaftueshëm. Për një gyp të mirë PE testimi mund të kryhet 100 %. Në kushte të terrenit nuk duhet të ketë plasaritje dhe thyerje në gypa. Në një gyp të ri kjo mund të testohet në këtë mënyrë: Gypi i cili nuk thehet, edhe pse është lakuar dhe hapur disa herë (mund të jetë 100 herë) nga pika e njëjtë, është gypi i përshtatshëm. Testi i njëjtë gjithashtu jep një mundësi për njohjen e korrezionit të sipërfaqes së gypave.Përcaktimi i kërkesës për ujë: Numri i pikatorëve që një tapë i pemëtores mund të ushqejë : 300 copë për gypat me diametër 16 mm të atyre 2 L-she , kurse atyre 4 L-she 180 copë. Kërkesat për ujitje të bimës ndryshojnë sipas llojit të bimës, zonës së rritjes së bimëve, gjatësisë së sezonit të rritjes, temperaturës mesatare, reshjeve dhe lagështisë së ajrit. Për këtë arsye, njohja e nevojës së bimës për ujë, në zona të ndryshme të kultivimit është i rëndësishëm për planifikimin e sistemit të ujitjes, projektimin dhe poashtu edhe gjatë aplikimit të projektit në aspektin ekonomik. Mënyra më praktike për të përcaktuar nëse bimët kanë nevojë për ujë është që të mirren mostrat e tokës nga zona të rrënjës kryesore dhe rrënjëve anësore të bimëve. Dheu i marrë mostër ngjeshet mes shuplakës dhe gishtit të një dore dhe sipas rezultatit përcaktohet nevoja e ujitjes së tokës. Mostrat e marra nëse janë shumë të lagështa ( gjatë ngjeshjes nëse në shuplakë lëshojnë ujë apo krijohet baltë) ujitja patjetër duhet të shtyhet. Në të kundërtën nëse gjatë ngjeshjes së dheut nuk haset në asnjë lagështi dhe me një shtypje më të fortë mbi dhe me gishtë bëhet shpërndarja dhe plasitja e dheut, atëherë nënkuptojmë se jemi vonë për ujitje. Çdo tokë ka kapacitet të ndryshëm të mbajtjes së ujit. Kapaciteti i mbajtës së ujit të tokës ndryshon sipas strukturës së tokës. Ky kapacitet ndikon në kohën e ujitjes dhe sasinë e ujit për ujitje.Metodat më të përdorura në vendin tonë janë metoda e vëzhgimit, tensiometrat dhe matësit e lagështisë. Pika më e rëndësishme për t’u marrë parasysh kur përdoren këto metoda është fakti se kapaciteti ujëmbajtës i tokës është i ndryshëm.Tokat me rërë në krahësim me tokat me argjilë mbajnë më pak ujin. Prandaj këto lloje të tokave ujiten më shpesh dhe në çdo ujitje përdoret sasi më e vogël e ujit. Meqë tokat argjilore kanë kapacitet të lartë për mbajtjen e ujit dhe shkallë të ulët të marrjes së ujit, ujitja kryhet në intervale më të gjata dhe përdoret më shumë ujë për çdo ujitje .

Pastrimi Dhe Kontrolli I Sistemeve Të Ujitjes Pikë-Pikë

Në sistemet e ujitjes pikë-pikë, nëse nuk tregohet kujdes për pastrim të pikatorëve, mund të paraqitet problemi i bllokimit të pikatorëve. Kjo gjendje paraqitet si rezultat i cilësisë jo të mirë të ujit të pëdorur. Sidomos nëse si burim uji përdoren ujërat e kriposura, në rast të mospërdorimit të filterave. Me qëllim të pastrimit të gypave të sistemit të ujitjes dhe plotësimin e kërkesave ushqyese të bimëve, gjatë gjithë sezonës së ujitjes duhet përdorur acidin fosforik ose acidin nitrik. Aplikimi duhet bërë 1 herë në 17-20 ditë, 1 litër për një dylym. Para se ti jepet acidi sistemit, duhet treguar kujdes për furnizim të sistemit me ujë të pastër derisa të arrihet presioni i punës. Pas një kohe, gjysëm orë me rallë sistemit i jepet acid dhe në fund të procesit me qëllim të pastrimit të sistemit nga acidet sistemi lahet me ujë të pastër. Përveç kësaj, nëse nuk bëhet pastrimi i brendshëm i gypave, në gypa mund të deponohen materie jo të pastra. Për të bërë pastrimin e këtyre gypave, duke e hapur pjesën e poshtme të gypave, sistemit i jepet ujë. Për pastrimin e gypave kundër dëmeve që shkaktohen nga insektet dhe brejtësit, gjatë gjithë sezonës së ujitjes duhet përdorur insekticide. Kundër insekteve duhet treguar kujdes zakonisht kur nuk është nevoja e ujitjes sepse dëmet e shkaktuara nga insektet rriten më së shumti kur gypat janë jashtë përdorimit për një kohë të gjatë. Poashtu edhe gjatë funksionimit (përdorimit) të gypave mund të shkaktohen dëme nga zogjtë, sorrat, qentë dhe kafshë të ngjashme. Në përfundim të sezonës gjatë largimit të gypave nga terreni, për mosformim të dëmeve mekanike, duhet pëdorur mbledhëse me diametër të vegël. Pas vendosjes së gypave në depo për ruajtje, duhet pasur kujdes që të mos shkaktohen dëme nga brejtësit si miu dhe të tjerë.

Tabela e llogaritjes së gypave të ujitjes pikë-pikë

Distancat e zgjerimit të gypave të rrumbullakëta (metër)

Nën presion 1.5 bar dhe terren të rrafshët (4 l/h) (I qëndrueshëm deri në 4 bar)

 

Distancat e zgjerimit të gypave të rrumbullakëta (metër)
Në presion 1.5 bar dhe terren të rrafshët (2 l/h) (I qëndrueshëm deri në 4 bar)

x

Formular i Mbështetjes së Shpejtë