A është fitimprurëse kultivimi i arrës?

Për çfarëdo kultivimi nëse duhet të analizohet fitimi, atëherë duhet të shqyrtohet jetëgjatësia ekonomike e bimës. Si shembull mund të marim kultivimin e mollës. Nëse i përshtatet edhe tregut, për një kohë të shkurtër është mjaft fitimprurëse. Që në vitin e dytë, mbulohen shpenzimet e investimit, kurse në vitin e tretë dhe katërt kopshti fillon të jep fitime. Edhe në vitet 10-12 rendimenti vjetor është i madh (6-10 ton/1 dylym) dhe kultivuesit do të kenë fitim të mjaftueshëm. Mirëpo në vitet e mëvonshme…

Plantacionin me molla duhet zëvendësuar me lloje te tjera sepse fillon të përfundojë jeta ekonomike e plantacionit. E njëjta gjë vlen edhe per llojet e tjera të bimëve që kultivohen në këtë mënyrë. Këto e përfundojnë jetën ekonomike në 20-25 vite dhe më pas ato duhen zëvendësuar me lloje të tjera .

Mirëpo nëse mbjellja bëhet në mënyrë klasike domethënë pa metoda të shartimit atëherë pema do të ketë jetëgjatësi por nuk do të mund të arrihet në rendiment dhe në fitme për kohë të shkurtër. Bimët të kultivuara në mënyrë natyrale nuk kanë një jetëgjatësi më tepër se 40-45 vite, përveç fistikut dhe ullinjëve me 100 vite, si dhe në një plantacion të rregulluar të arrave deri në 300 – 500 vite jetëgjatësi. Në ditët e sotme krijimi i plantacioneve me fidane të shartuara të arrave ka mundësuar që në vitet 3-5 të rikthehen investimet e bëra . Fidanet e arrave kanë një sisitem rrënjor të fortë dhe kjo i ndihmon që edhe pa sisteme shtrënguese vetë të zhvillohen. Siç edhe kuptohet, krijimi i plantacioneve me fidane të arrave në krahësim me fidanet e tjera është edhe më e lehtë edhe me më pak shpenzime.

x

Formular i Mbështetjes së Shpejtë