Vjelja dhe Deponimi i Gështenjës

Vjelja dhe Deponimi i Gështenjës

Vjelja

Në vendin tonë, vjelja e gështenjës zakonisht bëhet në periudhën dy mujore. Fillon në mes të muajit Shtator dhe përfundon në mes të muajit Tetor. Koha e vjeljes dallon prej zone në zonë. Koha e vjeljes përcaktohet kur lëvozhga e rrumbullakët fillon të hapet pak dhe të fillojë të shfaqet ngjyra natyrale e frutit. Megjithëse, jo të gjitha frutat piqen në të njëjtën kohë, periudha e vjeljes zgjatet. Vjelja te gështenja bëhet me dorë apo me makinë. I pari prej këtyre zbatohet më së shumti në vendin tonë.

Në këtë rast, degët e pemëve të gështenjës goditen me shkopinj dhe realizohet rrëzimi i frutave. Por me këtë metodë duke i goditur degët mund të shkaktojmë thyerjen e tyre. Një tjetër aspekt i kufizuar i kësaj metode është rrëzimi i frutave të papjekura gjatë goditjes me shkopinj. Në ato plantacione të përshtatshme për punim mund të bëhet vjelja me makina. Te gështenja vjelja është një procedurë e shtrejtë dhe e vështirë. Për këtë arsyje është me rëndësi zgjedhja e varieteve që shkëputen lehtë pas pjekjes, ato që lehtë mund të vjelen. Në kohën e vjeljes, shtresa me gjëmba e frutave fillon të çahet dhe të bjerë nga pema në tokë. Gjatë rënies gështenjat ndahen nga shtresat me gjëmba. Kurse për ato gështenja që nuk bien vetevetiu zbaohen procedura të ndryshme për pastrim.

 

Gështenja e pjekur

Gështenja mbrenda kapsulës së cilës I ka ardhur koha për vjelje

Gështenja e pjekur
Gështenja sapo e vjelur

Klasifikimi

Klasifikohen gështenjat e mbledhura sipas madhësisë dhe llojit. Gjatë klasifikimit ndahen vetë ato që përmbajnë larva.

Paketimi

Ndaras vendosen në qese prej pëlhure apo thes. Poashtu mund të vednosen në qese prej plastike apo kanaqe të shpuar në pjesën e sipërme.

Deponimi

Gështenja ka një përmbjatje të lartë të ujit. Gjatë deponimit duhet pasur kujdes kundër humbjes së ujit dhe kundër mykut. Në raste të humbjes së ujit gështenja forcohet. Gështenja deponohet në ambalazhe në 0oC dhe në vende me lageshti 70-75%. Në rajonin e Egjeut, gështenjat me lëvozhgë me gjemba që bien në tokë, mblidhen në fund të bimës si një grumbull dhe ruhen duke i mbuluar me gjethe dhe gjelbërime të ndryshme. Ky proces, i quajtur varrim ose grumbullim, mund të mbajë frytet e prodhuesve deri në mes të dimrit. Në Rajonin e Detit të Zi, gështenja në thes ose qese plastike ruhen dhe varrosen në tokën e punuar

x

Formular i Mbështetjes së Shpejtë