Ujitja, Plehërimi dhe Krasitja

Ujitja, Plehërimi dhe Krasitja

Ujitja

Gështenja edhe pse  rriten në mjedisin e saj natyral pa ujitje, është një bimë e cila është e ndjeshme ndaj thatësirës së verës ashtu siç është përmendur më parë, dhe ujitja në këtë periudhë rrit prodhimin dhe cilësinë. Në vendin tonë, në zonat ku thatësira e verës ka një ndikim të rëndësishëm në klimën mesdhetare, ujitja duhet të bëhet në Korrik, Gusht dhe Shtator. Nëse nuk është e mundur ujitja, duhet të merren masa për të ruajtur lagështirën e tokës. Në këtë rast, me qëllim që të lehtësohet kullimi i reshjeve në nëntokë dhe për të parandaluar avullimin, në sipërfaqet e pjerrëta duhet të formohen shokat. Kurse në sipërfaqet që kanë pjerrtësi të vogël me qëllim të ruajtjes së lagështisë dhe nxehtësisë në tokë bëhet malqimi. Kjo metodë zakonisht realizohet me vendosjen në fund të pemëve një shtresë prej 3-4 cm me gjethe pisheje, gjethë të bimëve, kashtë, lëvore të pishave dhe luleve me gjemba në zonën përreth. Kështu parandalohet dhe zhvillimi i barit të egër.

Gështenja është ndër frutat e ndjeshëm ndaj thatësisë. Në vitet e para të mbjelljes, fidanet duhet të ujiten 2-3 herë sipas lagështisë së tokës. Është e dobishme që ujitja të bëhet dhe në vitet e ardhshme. Megjithatë, nëse kjo nuk është e mundur, duhet të ndërmerren masa për të mbajtur ujin në tokë. Për këtë qëllim, në vende me pjerrtësi duhet të bëhen shokat. Nën pemë, me kashtë apo materiale të ngjashme duhet te bëhet mulqimi.

Plehërimi

Padyshim plehërimi në prodhimit e gështenjës dhe siç është dhe për shumë bimë të tjera është një nga aktivitetet më të rëndësishme. Prodhuesit e gështenjës përgjithësisht përdorin plehun organik të shtazëve dhe plehra artificiale të tilla si azot, fosfor dhe kalium. Rekomandohet që gjatë formimit të plantacioneve me gështenja, plehrat e shtazëve duhet t’i jepen thellësisë së plugut prej 20-30 cm me sasi prej 4-5 ton për 10 ari. Plehu i azotit është i varur nga mosha e bimës. Lloji dhe sasia e plehut duhet të llogariten në bazë të rezultateve të analizës së tokës. Nuk mund të jepet nje sasi standarte e përcaktuar e plehërimit.

Krasitja

Një nga punimet vjetore të mirëmbajtjes së pemëve të gështenjës është dhe krasitja. Nëse mirëmbajtja dhe krasitja e fidanëve bëhet në nivel të mirë nga vitet e para të moshës, rrënja dhe kurora do të arrinjë në një balancë të rregullt dhe poashtu rendimenti i pemës do e arrijë prodhimin e pritur. Kurora më e përshtatshme që mund ti jepet gështenjës është kurora e ashtquajtur lider apo udhëheqës i modifikuar. Kur dega lider arrin një lartësi të caktuar, për parandalim të rritjes mund të prehet.

Krasitja e degës udhëheqëse;

a) Degët kryesore përzgjedhen nga degët më të forta për të mbuluar katër drejtimet e pemës.

b) Degët kryesore nuk duhet të dalin nga shumë afër njëra-tjetrës ose nga e njëjta pikë.

c) Meqënëse degët këndngushtë kanë tendencë për tu thyer, duhet të jetë i pranishëm një kënd prej 50-70 gradë.

d) Nuk bëhen shumë shkurtime në lastarët vjetore, sepse kjo do të shkaktojë vazhdimisht hapje të sytheve dhe do të vonojë futjen e pemës për frutdhënie.

e) Krasitja e tepruar në fidanet e reja mund të shkaktojë një produktivitet të ulët. Degët në afërsi të tokës hiqen ngadalë (pas hedhjes poshtë).

Te pemët gjatë periudhës së frutdhënies duhet bërë një krasitje e lehtë në pjesët ku është e nevojshme të largohen degët. Asnjëherë nuk bëhet krasitje tek lastaret vjetore. Sepse sythet formohen në maje të lastarëve.Në pemët e vjetra që kanë rënë nga prodhimi bëhet një krasitje e fortë me qëllim të formimit të lastareve të rinj. Kështu, me një ripërtëritje bëhet e mundur ritja e produktivitietit

x

Formular i Mbështetjes së Shpejtë