Lufta kundër sëmundjeve dhe dëmeve të shakatuara tek arra
Veprimi me Kaolin
Në vitet e fundit argjila kaolin (Argjila e bardhë që përdoret në bërjen e pocelanit) në pemëtari po përdoret më shumë si mbrojtës kundër dëmtimeve nga zogjtë dhe mbrojtës kundër sëmundjeve e dëmtuesve të ndryshëm. Në fillim të muajit qershor doza prej 20 kg/1000 L do ti ndihmojë bimës të ruhet kundër djegijeve bakteriale dhe me këtë edhe kundër insekteve të ndryshme të cilët e dëmtojnë bimën.
Kanceri Bakterial tek Bimët me Fruta të Forta (Pseudomonas syringae pv. Syringae)
Semtomat e Sëmundjes
- Bakteriet e kalojnë dimrin në qoshet e lëvozhgës së indeve kancerogjene.
- Në pranverë këto bakterie shumohen dhe me fillimin e reshjeve shpërndahen nëpër lule dhe gjethe.
- Në bimë depërton nëpërmjet shpërthimit që qëndron në sytha apo nga vendet e shartimit.
- Në gjethe vërehen njolla të vogla me ngjyrë të gjelbërt kah e verdha, që me kohë do e merr ngjyrën e kaftë kah e vjollcja. Këto njolla me kohë thahen dhe bien. Gjethet marrin pamje sikur të shpuara me gjilpërë.
- Gjethet në skajet e degëve kancerogjene mund të thahen dhe vdesin gjatë pranverës dhe verës.
- Lulet e sëmuara marrin ngjyre të kaftë, thahen dhe mbeten te varura mbi degët.
- Sythet e sëmuara marrin ngjyrë të kaftë dhe thahen.
- Degët e holla me djegije në sythe, njolla të vogla dhe kaftë të mbyllya në lëvozhgë, si dhe njolla të shumta të tjera shkaktojnë tharjen e degës.
- Në degët amë dhe mbi kërcell krijohet kanceri. Në pranverë shpërndahet kanceri me një shpejtësi të madhe.
- Indet kancerogjene do të kenë pamjen sipërfaqësore si të lagësht dhe të djegur.
- Në fruta mund të paraqiten njolla të vogla me ngjyrë të kaftë.
Mënyrat e Luftimit (Masat Kulturore)
- Në prodhimin (shartimin) e fidaneve duhet përdorur degë me sythe të shëndosha.
- Fidanet me sëmundje të rënda duhet të prehen dhe digjen.
- Degët e thara ose që parashihen se do të thahen duhet larguar nga pema dhe poashtu pjesët kancerogjene para plehërimit dimërorë duhet të prehen dhe digjen .
- Mjetet që përdoren në krasitje çdo herë duhet të dezinfektohen në sodium hipoklorit 10%`she (zbardhues rrobash).
Sëmundja Antrakoze tek Arrat (Gnomonia leptostyla)
Simptomat e sëmundjes
- Sëmundja paraqitet tek gjethet, fruti, degëzat e reja dhe në mbajtëset e gjetheve.
- Edhe pse me shumicë është sëmundjë e gjetheve, në frutat shumë të sëmuara depërtojnë nga lëvozhga e gjelbërt mbrenda në frut dhe gjatë deponimit së bashku edhe me sulmin e shkaktarëve të tjerë realizohet prishja e shpejtë e frutave.
- Gjethëzat kur e arrijnë madhësinë e një gjysëm gjethe sëmundja fillon të tregojë simptomat duke shkaktuar njolla. Vendet me njolla me kohë fillojnë të marrin ngjyrë më të lehtë. Më vonë këto njolla fillojnë të marin ngjyrën e verdhë. Mesi i njollave merr ngjyrën e kaftë. Me kohë këto njolla bashkohen dhe e mbështjellin një pjesë të madhe apo tërë gjethëzën dhe këtyre bimëve iu bien më herët gjethet. Frutave të sëmuara kur i largohet lëvozhga e gjelbërt sëmundja vërehet edhe në lëvozhgën e fortë. Këto fruta gjatë deponimit kalben shumë shpejt.
- Sëmundja ndikon negativisht në krijimin e sythave dhe frutave si dhe prodhimtarinë e mëvonshme të bimës .
Mënyrat e Luftimit (Masat Kulturore)
Gjethet të cilët kanë rënë në vjeshtë duhet të mblidhen dhe të digjen ose të futen thellë nën dhe. Ato degë të viteve të mëparshme të cilët përmbajnë shenjë sëmundjeje duhet të largohen me krasitje.
Lufta me kemikale – Koha e Plëhërimit
1.Plehërimi: Me fillimin e shpërthimit të sytheve, në kohën kurrë gjethet do marin madhësinë e një veshi mace.
2.Spërkatja: Kur gjethëzat do e arrijnë gjysmë-madhësinë
3.Spërkatja: Koha kur frutat do e marrin madhësinë e një lajthie
4.Plehërimi plotësues: Duhet bërë duke u bazuar në efektin e kohëzgjatjes së plehërave spërkatjes dhe kushteve klimatike.
Djegija Bakteriale Te Arra (Xanthomonas Arboricola)
Semptomat e sëmundjes:
- Semptomat e para të sëmundjes shihen tek gjethet. Sëmundja e rrethon tërë sipërfaqen e gjethes. Krijohen njolla me ngjyrë të kaftë –të zezë. Këto njolla nga madhësia e një pike mund të arrijnë madhësinë 2-3 mm në kufijë të venave të gjetheve. Njolla të panumruara dhe vijat të ndryshme e mbështjellin tërë sipërfaqen e gjethes duke deformuar formën e saj .
- Degëzat e reja shumë më lehtë ndikohen nga sëmundja. Dhe rallë herë majet e degëzave shkatërrohen. Por në kushtetet normale krijohet plagë në madhësi të ndryshme nga degëzat dhe krijohen plagë që e mbështjëdhin degëzën. Këto plagë që e rrethojnë degëzën mund të jenë vetëm sipërfaqësor apo edhe të depërtojnë në brendësi dukë shkaktuar kancer. Në kohët me lagështi nga pjesët me kancer lëshohet një lëng bakterial që nuk mund të vërehet me sy.
- Posaqërisht pas ngricave të hershme pranverore në degëzat jeshile dhe në sytha efekti i djegjes mund të vërehet shumë lehtë. Arra nëse e merr sëmundjen si fidan mund të thahet tërësisht. Ndërsa në pemët më të moshuara shkakton tharjen e degëzave të moshuara. Tek bima e sëmurë lulet vyshken dhe thahen.
- Frutat janë shumë të ndjëshme në periudhën e zhvillimit. Në sıpërfaqe të frutave vërehen njolla të vogla, në fillim me ngjyrë të gjelbërt, ngjyrë e cila me kohë errësohet. Me kohë këto njolla shpërndahen dhe shkaktojnë kalbjen e frutit. Njollat në fruta nuk mbesin vetëm në sipërfaqe po depërtojnë edhe në brendësi të frutit.
- Shkaktojnë ndryshimin e ngjyrës së frutit dhe i humbet shija. Nesë sëmundja paraqitet kur frutat janë të vegjël, në sasi të mëdha bëhet rrënia e frutave.
- Vërehet në zonat në afërsi të Marmarës ku kultivohet arra.
Mënyrat e Luftimit:
Masat Kulturore
- Pjesët e sëmuara duhet të prehen dhe largohen nga bima.
- Frutat e rënë para kohe duhet të mblidhen dhe të largohen .
- Sipas analizave të dheut dhe të gjetheve duhet bërë plëhërimi, duhet shmnagur përdorimit të plehërave të shumta me përbërje azoti .
- Duhet bërë krasitja në atë mënyrë qe të mundësohet qarkullimi i ajrit.
Përdormi i kemikaleve
- Spërkatja e parë fillon me tu shpërthyer sythet dhe duke pasur parasysh kohëzgjatjen e efetkteve të spërkatësve, spërkatja vazhdon deri sa të shërohet sëmundja.





