Përdorimi i Leonardit`it në mbjellje të fidanit të arrës
Për shkak të përdorimit të metodave të gabuarara bujqësore, tokat tona kanë filluar të humbin vetitë e pjellorisë. Sidomos janë parë rritje në vlerën e pH`së dhe zvogëlim të dukshëm në sasinë e materies organike. Në plantacionin ku do të mbjellen fidanet e arrës ,para mbjelljes duhet të behën analiza e dheut. Duke marrë mostra nga thëllësitë 30 cm, 60cm dhe 90 cm dhe duke i bërë analizat në laborator mund të informohemi për stukturën e tokës ku do të kultvojmë këtë kulturë. Në analiza kujdes të veçantë duhet shtuar gjendjes së pH`së, sasisë së argjilës, përqindjes së gëlqeres dhe gjendjen e materies organike. Këto katër elemente na mundësojnë të dimë se me çfarë të trajtojmë tokën, gjegjësisht si duhet të behët plehërimi i parë e më tutje.
Sasia e lartë e argjilës dhe pH`së dhe poashtu sasia e ulët e materialit organik është shenjë lajmeruëse për nevojën e përmirsimit të strukturës së tokës. Përmirësimi i tokës posaqërisht do të ketë efekt të madh në vitetet e para të fidanit. Në tokat jopjellore duhet të bëhet lavërimi i thellë i tokës. Këto veprime duhet bërë para hapjes së gropave për mbjellje.
Gropat të cilat do të hapen për mbjellje të fidanit duhet të jenë në dimensionet : 50-60 cm të gjërë dhe 1m e thellë. Para se të bëhet mbjellja duhet që të bëhet rritja e përqindjes së materies organike dhe zvogëlimi i përqindjes së vlerës së argjilës dhe Ph`së me elementet e duhura. Një nga mënyrat që këto tri vlera të vijnë në nivelet e duhura është përdorimi i Leonardit`it në tërë plantacionin apo vetëm në gropat e mbjelljes.
Leonarditi mund të përdoret si në pjesët e dheut që nuk i prekin rrënjët si në ato pjesët që puthiten me rrënjet e fidanit. Meqënëse nuk është një pleh kimik por organik nuk paraqet rrezik në djegijen e rrënjëve anësore. Edhe në vitet e ardhshme do të ketë ndikim të madh në rendimente.
Në kultivimin e arrës, kur dhe në çfarë sasie duhet të përdoret Leonarditi?
Gjatë ndërtimit të plantacionit me arra;
a. Para lavërimit të tokës në plantacion preferohet të përdoret 200-250 kg Leonardit dhe pastaj të bëhet lavërimi i tokës. Kjo do të përmirësojë dheun dhe do ta pasurojë me materie organike. Me këtë do të bëjmë të mundur që në plantacion, Leonarditi të mund të depërtojë deri ne 30 cm nën dhe. Me këtë operacion do të bëjmë të mundur që pasi të mbulohet gropa e fidanit me përdorimin e dheut sipërfaqësor Leonarditi do të mund depërtojë deri në 100 cm thellësi të gropës.
b. Nëse mbjellja do të bëhet pa lavërimin e tokës; Në dheun sipërfaqësor që do të përdoret për mbushjen e gropës së fidanit përdoret 3.5-4 Kg Leonardit pluhur. Kjo mund të bëhet edhe në nën dhe (në bazën e sistemit rrënjor) apo edhe në pjesën e dheut që kontakton me rrënjët anësore. Leonarditi nuk paraqet rrezik djegijeje për rrënjët anësore.
c. Në vitet e mëvonshme në pjesën e hapësirës punuese ku do të bëhet lavërimi i thellë në 1 dylym mund të përdoren 200-250 Kg Leonardit pluhur. Leonarditi që shtohet përreth fidanit duhet të punohet me shati dore apo makinë shati.
d. Leonardit`i mund të përzihet me pleh kimikë.
Dobitë themelore te Leonarditit:
Rregullon nivelin e pH`së : Duhet të përdoret Leonarditi me pH të duhur.
Bën përmirsim të tokës duke rritur sasinë e humusit dhe materies organike.
-Zvogëlon nivelin e kripës së tokës .
-Rrit kapacitetin e tokës për mbajtje të ujit.
-Duke bërë ajrosjen e tokës ndihmon në zhvillimin e jetës organike në të .
-Bën copëtimin e argjilës i cili ndikon në pjellorinë e tokës.
-Duke i dhënë tokës një ngjyrë më të mbyllur, ndihmon sa më shumë në tërheqjen e rrezeve të diellit.
-Mbetjet e fosforit dhe kaliumit në tokë i riaktivizon në dobi të bimës.
Krijon ambientin e duhur për depërtimin e materies organike në bimë nga plehërat që i përdorim. Rritja e sasisë së materieve ogranike në bimë ndikon në rritjen e bimës dhe ndihmon në rezistencën e bimës kundër sëmundjeve .
Vlerat e një Leonarditi të mire;/h4>
| Vlera e pH`së | 3 – 5 |
| Sasia e Acidit Humik dhe Fulvik: | Mbi %40 |
| Përqindja e lagështisë: | Nën %20′ |
Përmirësimi i Ph`së së Tokës me Leonardit;
Në tokën ku do të bëhet kultivimi i arrës vlera e pH`së duhet të jetë ndërmjet 6-8. Por vlera ideale e ph`se është 6. Gjatë krijimit të plantacionit kujdes të veçantë posaçërisht duhet të kemi në vlerën e pH`së sëLeonarditit . Leonarditet me pH të lartë nuk do të sjellin dobi tokës. Leonarditet me pH të lartë në treg nuk duhen përdorur për këto lloje të plantacioneve.
Për të rritur sasinë e materies organike në fidanet me rrënjë të hapura por edhe në ato me vazo, duhet përdorur së bashku plehun e shtazëve me Leonardıt`in. Kurse për fidanet e reja për tu shmangur djegijes së rrënjëve anësore në gropë të çdo fidani rekomandohet të përdoret vetëm Leonardit. Pasi që ne si kompani e kemi eksperimentuar dhe vërtetuar suksesin e Leonardit`it në tokë, iu rekomandojmë përdorimin e tij.



