Si Duhet të Mbjellet Fidani i Arrës
Terreni në të cilin do të krijohet plantacioni me arra duhet të lavërohet në mënyrë që të bëhet gati për një mbjellje më të lehte.
1. Përpunimi i Terrenit ;
Posaqësrisht tokat që nuk janë punuar më herët duhet të punohen në mënyre që uji i rreshjeve dimërore të depertojë në brendësinë e dheut. Kjo do të luaj një rol të veçantë për plotësimin e nevojave të bimës për ujë. Në plantacione sipas nevojës duhet të behët nivelizimi dhe drenazha. Në kultivimin e arrës problemi më i madh është mospërgatitja e tokës për mbjellje
2. Përcaktimi i vendeve të mbjelljes;
Sipas distancës së mbjelljes që përcaktohet, distancat duhet të maten me metër dhe të orjentohen me spagë(penjë) në mënyrë të drejtë. Njëra ndër gabimet që vërehet është edhe mbjellja e fidaneve në mënyrë të rastësishme pa orientim të duhur.
3. Hapja e gropave për mbjellje;
Për mbjellje të fidaneve të arrës madhësia e gropave që duhet hapur duhet të jetë në 50 cm gjerësi dhe 100 cm gjatësi. Këto madhësi vlejnë vetëm për ato lloje të tokava që janë mesatarisht të forta dhe që rrënjët depërtojnë lehtë në të.
Nëse toka ku do të bëhet mbjellja do të jetë e fortë atëherë për hapje të gropave duhet të përdoren eskavatorët. Gropa duhet të hapet deri ne 150 cm .
Në tokat e forta nëse nuk hapen gropat të thella mund te ndikojë negativisht në zhvillim e fidanit. 2-3 muaj para mbjelljes preferohet që gropat të hapen me qëllim që dheu ku do të bëhet mbjellja të pasurohet me rrezet e diellit dhe oksigjen, poashtu të rritet jetëgjatësia e bakterieve të dobishme në gropë.
4. Plehërimi i gropës për mbjellje; ;
Në mbjellje duhet përdorur përzierjen e balancuar të dheut sipërfaqësor, rërës së lumit dhe plehut organik të shtazëve.
Plehu organik i shtazëve duhet të jetë i djegur mirë dhe i vjetër jo më pak se 2 vite. Sipas rezultateve të analizave të tokës që bëhen, pa e kontaktuar rrënjën, në fund të gropës duhet përdorur 300-500 gr pleh artificial.
Përdorimi i Plehut Organik të padjegur të shtazëve, dhisë apo pulave, për shkak të rritjes se aciditetit, mund ta shkurtojë jetëgjatesinë e fidanit.
5. Vendi i pjesës së shartuar;
Për vazhdim të zhvillimit dhe forcimit të mëtutjeshëm të pjesës së shartuar të fidanit duhet që kjo pjesë të vendoset 5-8 cm mbi dheun dhe pjesa e dalë e vendit të shartuar të kthehet nga ana e jugut . Në shumë plantacione është vërejtur që pjesa e shartuar të mbetet nën dhe apo të mbulohet me dhe.
6. Mbajtësi i fidanit;
Për mos thyerje të fidanit dhe moslëvizje të rrënjëve duhet që të vendoset hunji mbështetës. Hunji mbështetës duhet të ketë një gjatësi prej 1,50 metra.
Duhet të vendosen në afërsi të fidanit 10 cm dhe të lidhet me një lidhëse të butë.
Vendosja e hunjit në largësi mbi 10 cm mund të shkaktojë përsëri thyerjen e fidanit .


