Prodhimi dhe Tregtia e Arrave në Turqi dhe në Vendet Botërore
Sipas të dhënave të vitit 2013 të marrë nga FAO (Food and Agriculture Organisation) është përcaktuar që në botë prodhimi i arrës ka arritur në 3.5 milion ton dhe Turqia me 190 mijë ton prodhimtari zë vendin e 4 në botë me 6 % pjesëmarrje pas Kinës, Iranit dhe Shteteve te Bashkuara të Amerikës.
Vendi i prodhimit, sasia dhe prodhimtaria siç është duke u parë në Tabelën 3 na tregon që në botë gjithsej në 999.081 Ha është duke u bërë kultivimi i arrës. Në këtë zonë të prodhimtarisë hyjnë Kina me 43%, SH.B.A`ja me 11% dhe Turqia me 10 %.
Në Tabelën 3 mund të vërejmë që prodhimtaria e arrës në botë mesatarisht është 3.528 kg/ha. Nëse bëjmë një analizë për rendimentetet në vendet botërore do të shohim një tabelë shumë interesante. Vendet në botë që zënë vendin e parë për prodhimtari të arrës nuk tregojnë performancë të njejtë edhe në rendimente. Në botë Slovenia zë vendin e parë me rendiment 22.294 kg/ha. Arsyeje e suksesit të Sllovenisë llogaritet të jetë kultivimi i llojit të përshtatshëm për ato zona dhe poashtu përqindja e madhe e kopshteve të mbyllyra të arrave. Në statistikat e zonave dhe prodhimtarisë Kina edhe pse zë vendin e parë në prodhimtari me 4000 kg/ha zë vendin e 14`të. Kurse Turqia me 1.950 kg/ha rendiment zë vendin e 31 `të në Botë.
Tregu i jashtëm i Arrës është analizuar në Tabelën 4.
Arra si me lëvozhgë ashtu edhe pa levozhgë është një temë e tregut të jashtëm që edhe tregu i arrës në vite ka pësuar ndryshime. Derisa sasia e importuar e arrave (me dhe pa levozhgë) në vitin 2009 ka qenë 411.821 ton, në 2013 kjo vlerë ka arritur në 494.791 ton. Domethënë importi ka pësuar 20 % zbritje. Nëse bëjmë një analizë në Tabelën 4 shohim që në imoprtim të arrave në Botë është bërë një rritje deri ne 30 %.
Nesë bëjmë analizën e Tabelës 4 dhe 5, mund të vërejmë që në botë në vitin 2013 është bërë importi i 298.061 ton arrës me lëvozhgë dhe 196.730 ton pa levozhgë. SH.B.A`të zënë vendin e parë për import në botë. Nga impoti i jashtëm SH.B.A `ya me 120.215 ton me lëvozhgë 46% dhe me 70.788 ton pa lëvozhgë merr pjesë me 35%.
Në tabelën 6 mund të shohim përqindjen e pjesëmarrjes së shteteve në botë në eksportin e arrës. Në vitin 2012 është bërë eksporti i 253.306 ton arre me lëvozhgë dhe 156.953 ton pa levozhgë. Ashtu siç mund të shihet edhe në tabelën e mëposhtme Kina zë vendin e parë në ekspotin e arrave me levozhgë. Në ekspotin e përgjithshëm të arrës në botë Kina merr pjesë me 20 %. Vetëm SH.B.A`ja ndër shtetet prodhuese të arrës për bazë e ka importin e kësaj kulture. SH.B.A` ja prodhimin e arrës ka formuar mbi politikën e importit dhe me këtë qëllim e udhëheq prodhimintarinë.
Kina edhe pse merr pjesë 50 % në prodhimtari, e gjithë këtë prodhim e shfrytëzon për këkesat e vendit. Kurse Irani që zë vendin e dytë në botë për prodhimtari me pjesëmarrje të vogël në imoportet botërore është shenjë e asaj që i plotëson këkesat vendore.
Në Tabelën nr. 7 është analizuar tregu i jashtëm i arrës në Turqi sipas viteve. Nga viti 2005-2014 eksporti i arrës ka treguar rritje nga 216 ton në 4884 ton (me lëvozhgë + pa lëvozhgë). Mbrenda viteve të njëjta edhe vlera e ekportit ka treguar rritje nga 14.360 ton -27.457 ton. Ashtu si mund të kuptojmë edhe nga Tabela 7`të në tregtinë e jashtëm për fidane të arrave Turqia ka treguar një humbje në vitin 2005 prej 14.144 Ton, kurse kjo vlerë në 2014 është ngritur në 22.572 Ton.
Sipas studimeve shkencore që janë bërë deri në fund të vitit 2019 parashihet që prodhimtaria të rritet 30 %, kurse konsumimi të rritet 17 %. Në vitin 2019 vlera e importit parashihet të rritet në vlerën 40.785 ton, kurse vlera e eksportit 5.603 ton. Nëse do vazhdojë kjo diferencë ndërmjet eksportit dhe importit Turqia do të mbetet e varur nga tregu i jashtëm për kulturën e arrës.






