Llojet E Arrës

Arra Chandler

Është njëra prej fidaneve që jep më së shumti produkte. Frutat i ngjajnë një veshulle rrushi. Nga pamja e jashtme është me lëvore të hollë, pak e palëmuar dhe në formë ovale . Lehtë thehet dhe nxirret nga lëvozhga. Në moshën 7-9 vjeçare një bimë prodhon 25-40 kg fruta . Në moshën 10-19 vjeçare një trup Chandler prodhon përafësisht 50-70 kg arra. 20-.. vjet një bimë mund të arrijë prodhimtarinë deri në 100 kg. I përshtatetet kushteve klimatike të zonës ku mbjellet. Në pranëverë lulëzon me vonesë prandaj nuk ndikohet nga ngricat e vonshme pranëverore. Mund të mbjellet në hapësirat ku lartësia mbidetrare arrin deri në 1200 metra. Në vitet e fundit, Chandler’i është duke u importuar prej SH.B.A dhe Kilit në Turqi.

Origjina: SH.B.A.Kaliforni
Madhësia e frutit me lëvozhgë: 40-42 mm.
Pesha me lëvozhgë: 12-14 gr.
Pesha e brendshme: 6-8 gr.
Ngjyra e brendshme: Beyaz
Rendimenti i brendshem: %50
Pollonizuesi: Franquette, Fernett

Arra Pedro

Është melez i Chandler`it. Është produktive dhe fletët i ka të vegjël. Preferohet që mbjellja të bëhet në hapësirat ku dominojnë ngricat e vonshme pranëverore. Nuk është i përshtatshëm për zonat me tempertura shumë të larta. Gjatë verës kërkesa e ujitjes është e madhe. Kurora është e vogël në forma asimetrike dhe kërkohet që çdo vjet rregullisht të kryhet krasitja sepse kjo i mban frutat në fidanet vjetore. Mund të mbjellet në hapësirat ku lartësia mbidetrare arrin deri në 1200 metra.

Origjina: SH.B.A Kaliforni
Madhësia e frutit me lëvozhgë: 37-39 mm.
Pesha me lëvozhgë: 12 gr.
Pesha e brendshme: 5,7 gr.
Ngjyra e brendshme: E verdhë
Rendimenti i brendshem: %47
Pollonizuesi: Franquette, Chandler

Arra Fernor

Është shumë produktive. Në një tufëz mund zhvillohen 2-3 fruta.Lëvozhga është e hollë. Thehet lehtë dhe ndahet lehtë nga lëvozhga. Është e përshtatshme për mbjellje në zonat me temperatura të ulëta. Mund të mbjellet në hapësirat ku lartësia mbidetrare arrinë në 1200-1700 metra.

Origjina: Franca
Madhësia e frutit me lëvozhgë: 40-42 mm.
Pesha me lëvozhgë: 13 gr.
Pesha e brendshme: 6,9 gr.
Ngjyra e brendshme: E Verdhë
Pollonizuesi: Fernette, Shebin

Arra Franquette

Është produktive. Në një tufëz mund zhvillohen 2-3 fruta. Lëvozhga është e hollë. Thehet lehtë dhe ndahet lehtë nga lëvozhga. Është e përshtatshme mbjellja e këtij lloji deri në 1200 metra lartësi mbidetare.

Origjina: Franca
Madhësia e frutit me lëvozhgë: 42-43 mm.
Pesha me lëvozhgë: 11,5 gr.
Pesha e brendshme: 5,5 gr.
Ngjyra e brendshme: E Bardhë
Rendimenti i brendshem: %46
Pollonizuesi: Chandler, Pedro

Arra Fernette

Është produktive. Në një tufëz mund zhvillohen 2-4 fruta Lëvozhga është e hollë. Thehet lehtë dhe ndahet lehtë nga lëvozhga. Është e përshtatshme mbjellja e këtij lloji në 1200-1700 metra lartësi mbidetarte.

 

Origjina: Franca
Madhësia e frutit me lëvozhgë: 40-42 mm.
Pesha me lëvozhgë: 13 gr.
Pesha e brendshme: 6,9 gr.
Ngjyra e brendshme: E Verdhë
Pollonizuesi: Fernette, Shebin
YouTube video
x

Formular i Mbështetjes së Shpejtë