Historia E Arrës
Është shumë e vështirë të flasësh për origjinën e arrës pasi ende është shumë e debatuar në rrethet studjuesëve. Këtë e vështirëson përhapja dhe kultivimi i saj që në agim të historisë. Gjetjet arkelogjike në jug të Francës, Zvicër dhe Itali tregojnë se evropianët i kanë shijuar frutat e arrës të paktën 8000 vjet më parë, të cilat përbëjnë një fakt, por dhe një enigmë. Në periudhën antike nuk ka të dhëna se arra rritej ose kultivohej në këto vende. Deri tani si vend-origjinë e arrës (J. regia) mendohet të jetë zona që shtrihet si një rryp i gjerë nga Ballkani deri në faqet e maleve Himallaje, ku rritet në gjendje natyrale. Pyjet më të mëdha me bimë arrësh që janë kultivuar në mënyrë natyrale gjenden në Azinë Qëndrore, Kërgësitan.
Në Siujdhesën e Apenineve dhe Spanjë, arra është shfaqur pas shekullit të dytë apo të tretë të erës sonë, atëherë kur romakët të djegur, plaçkitur e nështruar e sundonin Ilirinë. Në Francë dëshmohet se është pëhapur në shekullin e IV. Sipas Enciklopedisë Britanike mbritja e bimëve të arrës në Britani mban datën 1567, datë e cila mund të shënojë dhe shpërndarjen e saj në të gjithë Evropën.
Në Kontinentin Amerikan, arra evropiane (J. regia, sepse në gjëndje natyrale ishte një lloj tjetër arre, J. nigra), është sjellë nga kolonët e parë spanjollë në shek XVII. Fillimisht nuk pati sukses për shkak të kushteve klimatiko-tokësore jo të mira, pasi u mboll në shtetet Masaçuse, Konektika, etj. Në Kaliforni ku gjeti kushte mjaft të mira, në fillim të shekullit XX ajo konkuronte në të ardhurat me agrumet dhe u përhap me shpejtësi nga fermerët vendas. Sot aty prodhohen rreth 99% të nevojave për SHBA-të, ose rreth 1/5 e prodhimit botëror te arrëve. Rajonet e rëndësishme për kultivimin e arrave në Evropë ndodhen sot në Francë, Serbi, Greqi, Bullgari, Rumani dhe Hungari. Në Azi, në Kinë dhe vendet e Azisë Qëndrore, në Amerikën e Veriut në Kaliforni dhe në Kili në Amerikën e Jugut. Kohët e fundit, kultivimi i saj është përhapur në Zelandën e Re dhe në juglindje të Australisë.


